Magazinë

Në Shpellën e Akullit u gjetën baktere rezistente ndaj 10 llojeve të antibiotikëve

Published

on

Në thellësitë e shpellës Skarişoara, një nga shpellat më të mëdha të akullit në Rumani, e ruajtur nën një shtresë akulli 5,000-vjeçare, shkencëtarët zbuluan një lloj të bakterit Psychrobacter SC65A.3, rezistent ndaj antibiotikëve modernë.

Bakteret mund të mbijetojnë për mijëra vjet në kushte ekstreme: nën shtresa të lashta akulli, nën det ose në liqene akullnajore.

Hulumtuesit rumunë kanë zbuluar tani se llojet SC65A.3 të bakterit Psychrobacter janë përshtatur në kushtet e ftohta dhe rezistente ndaj 10 antibiotikëve modernë nga tetë klasa të ndryshme.

“Lloji bakterial Psychrobacter SC65A.3, i izoluar nga Shpella e Akullit Skarişoara, pavarësisht origjinës së tij të lashtë, tregon rezistencë ndaj disa antibiotikëve modernë dhe mbart mbi 100 gjene të lidhura me rezistencën”, tha Kristina Purcarea, autore e studimit dhe shkencëtare në Institutin e Biologjisë të Akademisë Rumune të Bukureshtit.

Blloku i akullit në shpellë është 100,000 metra kub dhe është rreth 13,000 vjeç, duke e bërë atë bllokun më të madh dhe më të vjetër nëntokësor të akullit.

Ekipi i kërkimit shpoi një bërthamë akulli 25 metra të gjatë nga një pjesë e shpellës e njohur si Salla e Madhe. Duke analizuar fragmente akulli nga ajo pjesë, ata izoluan lloje të ndryshme bakteriale dhe renditën gjenomet e tyre për të përcaktuar se cilat gjene u mundësojnë llojeve të mbijetojnë në temperatura të ulëta dhe cilat japin rezistencë antimikrobike, raporton Euronews.

Purkarea shtoi se antibiotikët ndaj të cilëve ata gjetën rezistencë përdoren gjerësisht në terapitë orale dhe të injektueshme për të trajtuar infeksione më serioze bakteriale në praktikën klinike, të tilla si tuberkulozi, koliti dhe infeksionet e traktit urinar.

Studimet e mëparshme kanë analizuar lloje të tjera të baktereve Psychrobacter, kryesisht për potencialin e tyre bioteknologjik, por profilet e rezistencës ndaj antibiotikëve të këtyre baktereve janë kryesisht të panjohura, tha studimi.

“Studimi i mikrobeve si Psychrobacter SC65A.3, i marrë nga depozitat e akullit mijëvjeçarë në shpella, zbulon se si rezistenca ndaj antibiotikëve zhvillohej natyrshëm në mjedis shumë kohë përpara se të përdoreshin antibiotikët modernë”, tha Purkarea.

Edhe pse rezistenca antimikrobike është një fenomen natyror, ajo përshpejtohet nga përdorimi kronik i antibiotikëve, i cili inkurajon diversifikimin dhe përhapjen e gjeneve të rezistencës ndaj antibiotikëve, vunë në dukje studiuesit.

“Nëse shkrirja e akullit i çliron këto mikrobe, këto gjene mund të përhapen në bakteret moderne, duke e përkeqësuar më tej sfidën globale të rezistencës ndaj antibiotikëve. Nga ana tjetër, ato prodhojnë enzima unike dhe komponime antimikrobike që mund të frymëzojnë antibiotikë të rinj, enzima industriale dhe inovacione të tjera bioteknologjike”, tha Purkarea.

Rezultatet, të botuara në revistën Frontiers in Microbiology, zbuluan se, duke pasur parasysh se 20 për qind e sipërfaqes së Tokës përbëhet nga habitate të ngrira dhe se temperaturat e ulëta karakterizojnë pjesën më të madhe të biosferës, të kuptuarit e mikrobeve të adaptuara ndaj të ftohtit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për shkak të ndryshimit të shpejtë të klimës.

 

Një shqetësim në rritje

Rezistenca antimikrobike (AMR) shkakton miliona vdekje në mbarë botën çdo vit. Në Evropë, vlerësohet se është shkaku i më shumë se 35,000 vdekjeve në vit, dhe ky numër pritet të rritet në vitet e ardhshme.

Disa faktorë kanë krijuar “mjedisin e përsosur” për rezistencën antimikrobike në të gjithë rajonin, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vitin e kaluar.

Popullsia në plakje e Evropës i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, patogjenët rezistentë ndaj ilaçeve po përhapen, mjekët dhe pacientët po përdorin shumë antibiotikë, dhe ka boshllëqe serioze në përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një në gjashtë infeksione bakteriale në botë sot është rezistente ndaj trajtimeve standarde.

/Forbes/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara