Lajmet

Në MPB u lansua projekti për zgjerimin e Qeverisjes së Migrimit

Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së migrimit.

Published

on

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferencë për lansimin e projektit: ‘Zgjerimi i Qeverisjes së Migrimit nëpërmjet programimeve të bazuara në evidenca dhe Forcimi i Kapaciteteve të Autoriteteve të Migrimit në Kosovë”.

Në këtë takim mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kollly, shefja e IOM-it në Kosovë, Annna Rostocka, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe organizata partnere në Kosovë.

Në hapje të konferencës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla fillimisht falënderoi shtetin dhe popullin zviceran për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për vendin dhe institucionet e Kosovës ndër vite. Ai tha se Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër partnerët tonë kryesorë drejt zhvillimit të shtetit tonë dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën  dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, theksoi ministri Sveçla.

Ministri Sveçla vuri në dukje se projekti që po lansohet sot është i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tonë në fushën e migrimit. Zgjerimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e migrantëve që është pjesë e këtij projekti, reflekton prioritetet dhe politikat tona shtetërore për: menaxhim të lëvizjeve migratore, si dhe trajtimin e migrantëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj.

Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së migrimit, duke u bazuar në evidenca gjithëpërfshirëse dhe të maksimizojë potencialin e migrimit për të arritur rezultate konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm.

Vlera e projekti është 2.1 milionë franga zvicerane dhe financuar nga Konfederata Zvicerane dhe që do të realizohet nga organizata për migrim IOM.

Lajmet

Konfirmohet rasti i parë me linë e deleve në Kosovë: Ndalohen tregjet dhe lëvizja e bagëtive në Ferizaj e Gjilan

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar zyrtarisht se pas analizave laboratorike është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes virale “Lija e Deleve dhe Dhive” (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë në fshatin Sazli të Ferizajt.

Menjëherë pas këtij konfirmimi, këtë të mërkurë, Ministria e Bujqësisë ka vendosur masa të rrepta kontrolli që prekin kryesisht regjionin e Ferizajt dhe atë të Gjilanit.

Sipas vendimit të AUV-së, ndalohet plotësisht lëvizja e deleve dhe dhive nga fermat, tregtimi i tyre në tregje, si dhe shitblerja, ndërsa të gjithë menaxherët e tregjeve janë urdhëruar të pezullojnë punën për kafshët e imta.

Fermat ku është konfirmuar prezenca e virusit janë vendosur në karantinë të plotë, duke ndaluar çdo hyrje-dalje, ndërkohë që fermerët janë të obliguar të raportojnë çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve në numrin pa pagesë 0800 500 95.

Masat parashikojnë gjithashtu që komunat të përcaktojnë lokacione specifike për groposjen e kafshëve të ngordhura, ndërsa lëvizja lejohet vetëm nga fermat e lira direkt drejt thertoreve të licencuara me pëlqim paraprak të inspektorit.

Megjithëse lija e dhenve është një sëmundje shumë ngjitëse për kafshët dhe shkakton temperatura të larta e plagë në lëkurë, autoritetet qetësojnë qytetarët duke theksuar se kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit. Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë do të asistojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave urgjente në terren.

Continue Reading

Lajmet

Kosova nikoqire e vendeve të NATO-s: Nis gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”

Published

on

By

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur realizimin e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”. Ky aktivitet ka bërë bashkë ekipet ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, duke e shndërruar Kosovën në një qendër të testimit të shkathtësive elitare ushtarake.

Në këtë garë sfiduese po marrin pjesë përfaqësues nga Ajova (ShBA), Corps V (ShBA), Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, si dhe nikoqirja, Kosova. Pjesëmarrësit do të testohen në disiplina të rrepta që sfidojnë përgatitjen e tyre fizike dhe aftësitë taktike ushtarake në terren.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky organizim synon jo vetëm matjen e kapaciteteve individuale të ushtarëve, por edhe forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrive partnere. Gara “Ushtari më i mirë” tashmë është shndërruar në një traditë që dëshmon rritjen profesionale të FSK-së dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me standardet më të larta të NATO-s.

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Fushata e dezinformimit nga Rusia dhe Serbia po tenton ta cenojë shtetësinë e Kosovës

Published

on

By

Në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”, të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, u kërkua një angazhim gjithëpërfshirës për të luftuar fushatat e dezinformimit që kërcënojnë stabilitetin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca potencoi se Kosova është cak i sulmeve të qëllimshme nga jashtë, duke deklaruar se: “Po vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata të dezinformimit që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë tonë dhe keqësojnë realitetin”. Ai shtoi se këto përpjekje synojnë dobësimin e institucioneve dhe çorientimin e debatit publik.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Eevamari Laaksonen, vuri theksin te rëndësia e mendimit kritik dhe edukimit medial si mjetet kryesore për mbrojtjen e demokracisë.

“Demokracitë tona janë reziliente jo pse e kufizojnë informacionin, por sepse qytetarët janë të aftë të bëjnë dallimin mes informacionit dhe dezinformatës”, tha ajo, duke e cilësuar edukimin medial si një investim afatgjatë që shpaguhet.

Rreziqet e teknologjisë së re u adresuan nga eksperti i komunikimit, Markku Mantila, i cili paralajmëroi se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do ta vështirësojë edhe më shumë betejën për të vërtetën.

“Nuk do të bëhet më e lehtë nga ana jonë kur Inteligjenca Artificiale të zhvillohet më tutje. Do të jetë më e lehtë të gënjehet para audiencave”, u shpreh ai, duke vënë në dukje se interneti dhe mediat sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përhapjen e shpejtë të dezinformatave në duart e grupeve të caktuara.

Foto: Kosova Press

 

Continue Reading

Lajmet

Shoqëria civile alarmon për “kapje” të RTK-së dhe KPM-së nga pushteti

Published

on

By

Organizatat AGK, Lëvizja FOL, IKD dhe aktivistja Flutura Kusari, përmes një konference për media, kanë kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të RTK-së dhe KPM-së, duke e cilësuar atë si jotransparent dhe manipulues.

Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, kritikoi ashpër nxitimin e partisë në pushtet duke kërkuar pezullimin e këtij procesi.

“Njëri nga kandidatët është ftuar mbrëmë në orën 21:24 për intervistën sot… kjo është një praktikë që nuk duhet ndjekur. AGK kërkon që ky proces të pezullohet derisa të sigurohet një proces fer”, sipas Rexhes.

Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL denoncoi ndryshimin e metodologjisë dhe pabarazinë në intervistim.

“Komisioni ka ndryshuar metodologjinë pa asnjë arsyetim, duke favorizuar hapur disa kandidatë… Kandidatët nuk do të jenë të barabartë pasi do të ketë pyetje të ndryshme, gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën”, tha Demolli.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e cilësoi procesin si “tallje me demokracinë”:

“Ta ftosh një person rreth orës 22:00 të natës për t’u paraqitur nesër në mëngjes në intervistë është jo serioze… Ne jemi këtu për ta dokumentuar këtë kapje dhe për të ftuar Vetëvendosjen të reflektojë”, tha ajo.

Ndërkaq, Gzim Shala nga IKD kujtoi se këto ndërhyrje po e dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës:

“Për shkak të tentativave të vazhdueshme për ndërhyrje në këto institucione, Kosova është ranguar poshtë e më poshtë në indekset ndërkombëtare”, u shpreh Shala.

Sipas shoqërisë civile, mungesa e profesionistëve në këto gara vjen si pasojë e humbjes së besimit se Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë procese të bazuara në meritokraci. /Ekonomia online/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara