Aktualitet

Në Maqedoninë Veriore rritet paga minimale

Marrëveshje u arrit pas negociatave që kanë zgjatur disa ditë.

Published

on

Sindikata dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë arritur dje marrëveshjen për rritjen e pagës minimale nga 250 në 300 euro.

Marrëveshje u arrit pas negociatave që kanë zgjatur disa ditë për shkak të hezitimit të Qeverisë për të pranuar rritjen e kërkuara nga Lidhja e Sindikatave.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga muaji mars dhe do të përfshijë rreth 80,000 punëtorë të ndërmarrjeve të vogla, të sektorit të tregtisë dhe industrisë përpunuese.

“Kemi premtuar dhe miratuam vendimin që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit krize, vit krize evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve. Tetëdhjetëmijë punëtorë do të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Darko Dimovski nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë Veriore tha se është i kënaqur me vendimin për ngritjen e pagës minimale, por sipas tij, me këtë do të rriten edhe të gjitha pagat tjera në përputhje me ligjin dhe me koeficientin dhe marrëveshjet kolektive.

Rritjen e pagave të tjera e kërkoi edhe partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE. Opozita bëri të ditur se do të dorëzojë një propozim për ndryshim në Ligjin për pagën minimale, me të cilin do të kërkohet që pagat e tjera në sektorin publik, të rriten në përputhje me rritjen e pagës minimale.

Rroga mesatare në Maqedoninë Veriore sillet në rreth 29.000 denarë apo 475 euro.

Por, kundër vendimit për rritjen e pagës minimale ishin shprehur punëdhënësit, të cilët kërkuan subvencione nga qeveria për mbulimin e shpenzimeve ndërsa vendimin e qeverisë e konsideruan si jo real.

“Rritja e pagës minimale nuk është reale, ajo është dyfishuar në 4 vjetët e fundit dhe do të jetë një goditje e rëndë për sektorin privatin. Kjo rritje do t’i shkaktojë probleme disa kompanive dhe nuk do të ketë rritje të produktivitetit”, tha Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. /tch

Lajmet

OKB paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme paraqet rreziqe të mëdha globale

Published

on

By

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk, ka paralajmëruar se lufta ka krijuar një situatë “jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të paparashikueshme”.

“Ky konflikt ka një fuqi të paparë për të zënë në grackë vendet përtej kufijve dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Turk tha se shtetet në Lindjen e Mesme ishin pranë një “katastrofe të plotë”, ndërsa luftimet po i afrohen muajit të fundit, duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë rajonin dhe duke shkaktuar çrregullime të mëdha globale në tregjet e energjisë.

“E vetmja mënyrë e garantuar për ta parandaluar këtë është t’i jepet fund konfliktit, dhe unë i bëj thirrje të gjitha shteteve, dhe veçanërisht atyre me ndikim, të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta arritur këtë.” /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Krusha e Madhe: 26 vite pritje, 26 vite qëndresë mbi hirin e krimeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen plot 26 vite nga nisja e njërës prej masakrave më tronditëse të luftës së fundit në Kosovë, ajo e Krushës së Madhe, ku makineria vrastare serbe la gjurmë të pashlyeshme dhimbjeje dhe tmerri.

Më 25 mars të vitit 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake rrethuan fshatin dhe për tri ditë me radhë ushtruan terror dhe vrasje mbi popullatën civile të pambrojtur.

Gjatë kësaj periudhe të përgjakshme, u vranë dhe u masakruan mizorisht 241 banorë, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë dhe pesë gra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Nga ky ferr i vërtetë arritën të mbijetojnë me lëndime të rënda vetëm 25 persona, ndërsa fati i 64 të tjerëve vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, duke e mbajtur hapur plagën e ankthit për familjarët që ende presin një përgjigje.

Ndonëse ngjarjet tragjike në Krushë të Madhe ishin pjesë qendrore e aktakuzës në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe krerëve të tjerë serbë, drejtësia për banorët ka mbetur në gjysmë të rrugës, pasi deri më tani asnjë proces gjyqësor nuk ka dënuar drejtpërdrejt ekzekutorët që kryen këto krime në terren.

Për këtë fshat të Rahovecit, i cili pas luftës u bë simbol botëror i qëndresës përmes forcës së grave të tij, dhimbja mbetet po aq e freskët sa në marsin e vitit 1999, ndërsa kërkesa për llogaridhënie dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve mbetet thirrja kryesore që ushton në çdo përvjetor mbi varret e martirëve.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara