Lajmet

Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan

Negociatorët e Parlamentit Evropian, Tonino Picula dhe Karlo Resler, thanë se me këtë marrëveshje sigurohen 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore.

Published

on

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat përfaqësojnë 27 vendet anëtare të bllokut, kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan zyrtarët evropianë.

Negociatorët e Parlamentit Evropian, Tonino Picula dhe Karlo Resler, thanë se me këtë marrëveshje sigurohen 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve evropiane.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.

Negociatat ndërmjet këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën një presion të madh kohor.

Tani për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian. Kjo pritet të ndodhë në seancën e fundit plenare para se të shpërbëhet Parlamenti Evropian në prag të zgjedhjeve të reja që zhvillohen në muajin qershor.

Për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në muajin qershor, seancat e fundit plenare do të mbahen nga 21 deri më 24 prill.

Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përbërjes së re të Parlamentit Evropian, pra kah fundi i këtij viti.

Sipas marrëveshjes, vendet e rajonit për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare duhet t’i përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike. Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën më 2023 nën ndërmjetësimin e BE-së.

Ndërkohë është tejkaluar mospajtimi rreth kushtëzimit apo jo të këtyre mjeteve me përshtatjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik.

Kërkime

​Gara për në Hënë: SHBA dëshiron reaktor nuklear përpara Kinës e Rusisë

Published

on

NASA po përshpejton planet për të vendosur një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, një hap kyç në ambicien e saj për të ndërtuar një bazë të përhershme për njerëzit në sipërfaqen hënore.

Administratori në detyrë i NASA-s, Sean Duffy, ka ftuar kompanitë komerciale të paraqesin propozime për të ndërtuar reaktorë me një kapacitet 100 kilovatësh, sipas Politico.

Ai ka theksuar se Kina dhe Rusia kanë gjithashtu plane të ngjashme, duke paralajmëruar se të dy vendet “mund të shpallin potencialisht një zonë të ndaluar” në Hënë.

Megjithatë, mbeten pyetje në lidhje me realitetin e afatit të dhënë, veçanërisht duke pasur parasysh shkurtimet e fundit dhe drastike në buxhetin e NASA-s, ndërsa disa shkencëtarë janë të shqetësuar se planet drejtohen vetëm nga qëllime gjeopolitike.

“Për të avancuar siç duhet këtë teknologji kritike për të mbështetur një ekonomi hënore në të ardhmen, prodhimin e energjisë me fuqi të lartë në Mars dhe për të forcuar sigurinë tonë kombëtare në hapësirë, është e domosdoshme që agjencia të veprojë shpejt”, tha Duffy.

NASA dha tri kontrata prej 5 milionë dollarësh për të projektuar reaktorë në vitin 2022, dhe këtë vit Kina dhe Rusia njoftuan një plan të përbashkët për të ndërtuar një central bërthamor të automatizuar në Hënë deri më 2035,.

Shumë shkencëtarë bien dakord se energjia bërthamore është mënyra më e mirë për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm me energji në Hënë. Një ditë hënore zgjat njësoj si katër javë në Tokë, me dy javë rreze dielli të vazhdueshme dhe dy javë errësirë të plotë, duke e bërë energjinë diellore jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

“Ndërtimi edhe i një habitati modest hënor për të strehuar një ekuipazh të vogël do të kërkonte gjenerim energjie në shkallë megavatësh. Panelet diellore dhe bateritë vetëm nuk mund t’i përmbushin me besueshmëri këto kërkesa”, shpjegon Sungwoo Lim nga Universiteti Surrey. “Energjia bërthamore nuk është vetëm e dëshirueshme, por është e pashmangshme”, shton ai.

Direktiva e Duffy-t i habiti shumë njerëz pasi administrata Trump njoftoi një shkurtim prej 24 për qind të buxhetit të NASA-s për vitin 2026, që përfshin shkurtime në misionet kryesore shkencore si Mars Sample Return.

Shkencëtarët janë të shqetësuar se njoftimi është një veprim i motivuar politikisht në një garë të re ndërkombëtare për në Hënë.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në nivel vendi sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.

Sipas Instituit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do vijojnë nga 15 deri në 17 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 32 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Continue Reading

Lajmet

​Al-Hilal shumë afër transferimit të Darwin Nunez

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli dhe Al-Hilal kanë rënë dakord për një çmim dhe tani sauditët janë në bisedime me kampin e Nunez për kushtet personale.

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi, është i etur të punojë me Nunez, pasi ka qenë i interesuar për lojtarin uruguaian kur ishte në krye të Interit.

Thuhet se Al-Hilal është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Liverpool prej 65-70 milionë eurosh për të mbyllur një marrëveshje.

Nunez e ka pranuar se duhet të largohet pasi Liverpooli solli Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz si opsione të tjera në sulm këtë verë.

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Të kërkuara