Lajmet nga UBT

Ndikimi i teknologjisë në art dhe kulturë, tema kryesore në konferencën e UBT-së

Published

on

Në kampusin e UBT-së në Lipjan u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare mbi Artin, Median Digjitale, Dizajnin e Integruar dhe Modën, një ngjarje që bashkoi profesorë, studiues dhe studentë nga fushat krijuese për të prezantuar risitë dhe hulumtimet e tyre më të fundit. Konferenca, e strukturuar në katër sesione, përfshiu prezantime mbi trendet në modë, inovacionet në dizajn grafik, zhvillimin e materialeve të avancuara dhe ndikimin e teknologjive të reja në art dhe kulturë.

Sesioni i parë drejtuar nga Prof. Mevludin Shabani, përfshiu tema si ndikimi i trendeve të modës në shoqërinë bashkëkohore nga Prof. Afërdita Statovci dhe inovacionet në dizajnin grafik nga Prof. Arbëresha Hoxha. Prezantimet përfshinë gjithashtu zbatimin e fibrave të avancuara në tekstile për të përmirësuar zgjedhjen e materialeve.

Sesioni i parë:

Chair: Mevludin Shabani

Co-Chair: Aferdita Statovci

  • “Fashion Trends: Causes and Effects in Contemporary Society” – Prof. Aferdita Statovci, UBT College, Prishtina;
  • “Creativity and Innovation in Graphic Design” – Prof. Arbresha Hoxha, IC–ID-AMD 2024, UBT College, Prishtina;
  • “Advanced Fiber Composites in Textiles: Enhancing Material Selection with Ashby Charts” – Prof. Mevludin Shabani, UBT College, Prishtina.

Sesioni i dytë u fokusua në teori të ngjyrave në dizajnin UI/UX nga Prof. Milot Gusia dhe përdorimin e strukturave fleksibile në nanoteknologji, ku Prof. Naim Ostergllava trajtoi përbërjet e karbonit dhe kobaltit. Gjithashtu, u diskutua ndotja vizuale në hapësirat publike dhe identiteti vizual i restoranteve në Kosovë.

Sesioni i dytë:

Chair: Mevludin Shabani

Co-Chair: Aferdita Statovci

  • “The Application of Color Theory in UI/UX Design” – Prof. Milot Gusia, UBT College, Prishtina;
  • “Carbon Fiber and Cobalt Composites in the Nanotechnology Industry and the Analysis of the New Flexible Structure, according to the CES EduPack Method” – Prof. Naim Ostergllava, Arenë Ostergllava, UBT College, Prishtina;
  • “The Artistic and Informative Functions of Facial Painting and Colors in Bridal Attire Across Various Ethnographic Regions” – Prof. Nexhat Cocaj, UBT College, Prishtina;
  • “Branding and Visual Identity of Restaurants in Kosovo: An Emphasis on Logo Design” – Prof. Kaltrina Veseli Shllaku, Visar Shllaku, UBT College, Prishtina;
  • “Visual Pollution of Public Spaces in Kosovo (with emphasis on the city of Pristina)” – Prof. Uran Krasniqi, Prof. Kaltrina Veseli Shllaku, Prof. Besfort Saliu, UBT College, Prishtina;
  • “Theoretical and Practical Exploration of Classical and Traditional Design Tools: Classic Graphic Design Aids for Fashion Apparel” – Prof. Ariana Gjoni, UBT College, Prishtina.

Sesioni i tretë përfshiu tema të rëndësishme si ndikimi i industrisë së tekstilit në ngrohjen globale nga Prof. Ardita Rizvanolli dhe ndikimi i teknologjive digjitale në transformimin e hapësirave publike nga Prof. Ylber Limani dhe Aroma Kqiku. Një nga prezantimet më të spikatura ishte analiza krahasuese e heqjes së monumenteve në kontekste postkoloniale, nga Prof. Alban Muja.\

Sesioni i tretë:

Chair: Mevludin Shabani

Co-Chair: Aferdita Statovci

  • “The Impact of the Textile Industry on Global Warming: Strategies for Reducing Environmental Damage Through Government Intervention and Technological Innovation” – Prof. Ardita Rizvanolli, UBT College, Prishtina, IC–ID-AMD 2024;
  • “The Impact of Digital Technologies on Product Design Envisioned for Sustainable Public Space Transformation” – Prof. Ylber Limani, Aroma Kqiku, UBT College, Prishtina;
  • “Justice and Aesthetic Reflection: A Comparative Analysis of Monument Removal in Postcolonial Contexts” – Prof. Alban Muja, UBT College, Prishtina;
  • “The Role of Digital Media in the Promotion of Cultural Heritage and Art” – Prof. Arben Arifi, UBT College, Prishtina.

Sesioni i fundit shënoi mbylljen e konferencës me prezantime mbi artet e bukura në teknologji nga Prof. Dardan Luta dhe aplikimin e realitetit të zgjatur (XR) dhe inteligjencës artificiale për promovimin e turizmit në Kosovë nga Prof. Zymer Veliu. Prezantime të tjera përfshinë rolin e arteve vizuale në modën bashkëkohore dhe krijimin e koleksioneve eksperimentale.

Sesioni i katërt:

Chair: Mevludin Shabani

Co-Chair: Aferdita Statovci

  • “The Importance of Knowing Fine Arts and Their Application Through Computer Technology in Multimedia Arts” – Prof. Dardan Luta, UBT College, Prishtina;
  • “Integration of XR Extended Reality and AI for Tourism Promotion in Kosovo” – Prof. Zymer Veliu, UBT College, Prishtina;
  • “Tradition Meets Trend: Modernizing Traditional Clothing in the Balkans and Europe” – Prof. Cennet Lika, UBT College, Prishtina;
  • “Fragments of Truth: Curating Narratives in a Post-Truth Era” – Prof. Gazmend Ejupi, UBT College, Prishtina;
  • “Smoke Sculpture” Cyborg – Prof. Burim Berisha, UBT College, Prishtina;
  • “The Impact of Visual Arts on Contemporary Fashion: The Evolution of Painting in Garment Design and the Creation of Experimental Collections” – Prof. Ariana Gjoni, Laura Ymeri, UBT College, Prishtina.

Kjo konferencë vuri në pah ndikimin e madh të artit dhe teknologjisë në fushat kreative dhe shërbeu si një platformë e vlefshme për ndarjen e ideve dhe eksperiencave mes profesionistëve dhe studiuesve nga mbarë bota.

Continue Reading

Aktualitet

UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë

Published

on

By

Prof. Dr. Demokrat Nuha nga Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook” në Universitetin e Sevillas, Spanjë.

Prof. Dr. Demokrat Nuha po merr pjesë në takimin shkencor ndërkombëtar “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook”, i cili po mbahet në Universitetin e Sevillas në Spanjë. Ky event organizohet në kuadër të COST Action, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbledh studiues nga universitete dhe institute prestigjioze evropiane për të diskutuar zbulimet më të fundit në fushën e kimisë mjekësore.

Gjatë konferencës, Prof. Nuha po prezanton punimin e tij shkencor me titull: “New Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Linked Azole Derivatives: Synthesis, Enzyme Modulation Profiles, and Structure-Based Insights Toward Neurodegenerative Targets”, i cili fokusohet në sintezën e komponimeve të reja bioaktive dhe potencialin e tyre në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Pjesëmarrja në këtë takim ndërkombëtar, i zhvilluar në ambientet akademike të Universitetit të Sevillas, ofron një mundësi të rëndësishme për shkëmbim shkencor, bashkëpunime të reja kërkimore dhe promovim të punës akademike të UBT-së në arenën ndërkombëtare. Me këtë aktivitet, UBT vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në kërkimin shkencor dhe kontributin në zhvillimin e shkencës dhe inovacionit në nivel evropian.

Continue Reading

Vendi

UBT kryeson në renditjet edhe në viti 2026 në SCImago, lider në kërkimin shkencor në rajon

Published

on

By

UBT ka konfirmuar edhe një herë pozicionin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe inovacionin, si në nivel rajonal ashtu edhe ndërkombëtar, i përforcuar nga të dhënat më të fundit të renditjes së vitit 2026 nga SCImago Institutions Rankings.

SCImago Institutions Rankings (SIR) është një sistem vlerësimi ndërkombëtarisht i njohur që analizon universitetet dhe institucionet kërkimore në mbarë botën, bazuar në prodhimtarinë shkencore, performancën në inovacion dhe ndikimin shoqëror, duke u mbështetur në të dhënat e publikimeve dhe citimeve nga Scopus dhe indikatorë të tjerë relevantë.

Ekselencë rajonale në renditje

Sipas të dhënave nga raportet më të fundit rajonale dhe në përputhje me metodologjinë e SCImago:

UBT është renditur nder vendet e para në përgjithësi ndër të gjitha universitetet në vendet kryesore shqipfolëse, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke zënë vendin e parë ndër universitetet private në rajon.

Në fushën e ekselencës në kërkim shkencor, UBT është renditur i pari në Kosovë dhe i pari ndër universitetet private në hapësirat kryesore shqipfolëse, duke u pozicionuar i dyti ndër të gjitha universitetet në nivel rajonal.

Në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit, UBT ka zënë vendin e parë në vendet shqipfolëse dhe është renditur në mesin e pesë universiteteve më të mira (vendi i pestë) në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Kosovë).

Këto arritje reflektojnë një performancë të qëndrueshme akademike dhe shkencore, duke e pozicionuar UBT-në ndër institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropën Juglindore.

Njohja nga SCImago dhe konteksti global

Renditja e SCImago Institutions Rankings përpilohet çdo vit dhe përfshin mijëra universitete dhe institucione kërkimore në nivel global, bazuar në tregues sasiorë si produktiviteti shkencor, bashkëpunimi ndërkombëtar, indikatorët e inovacionit dhe ndikimi shoqëror. Ky sistem ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi ndikimin shkencor të institucioneve.

Megjithëse lista zyrtare e vitit 2026 është e gjerë dhe përfshin institucione nga sektorë të ndryshëm, si qeveritarë, shëndetësorë dhe të arsimit të lartë, pozicionimi udhëheqës i UBT-së në kërkim dhe inovacion në nivel rajonal spikat qartë në kontekstin e këtyre standardeve globale.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i mirëpriti këto rezultate si një dëshmi e përkushtimit të universitetit për ndërtimin e një mjedisi kërkimor me ndikim të lartë. Ai theksoi se performanca e qëndrueshme në renditjet e SCImago, krahas vlerësimeve të tjera ndërkombëtare, dëshmon angazhimin e UBT-së për të ngritur cilësinë e shkencës, inovacionit dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë.

Me një bazë të fortë në prodhimtarinë shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe cilësinë akademike, UBT po vazhdon të ndërtojë momentum drejt njohjes edhe më të madhe në renditjet globale të arsimit të lartë. Performanca në renditjen SCImago, veçanërisht lidershipi në hapësirat shqipfolëse dhe në kategoritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, konfirmon një trajektore të qartë të rritjes së ndikimit dhe prezencës në skenën akademike rajonale dhe globale.

Continue Reading

Vendi

Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Prof. Dr. Denis Celcima, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët që shënoi përmbylljen e ciklit kërkimor të projektit “STI(G)MA”, një iniciativë shkencore që vendosi në qendër fuqinë e fjalës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e kuptimeve shoqërore.

Tryeza u organizua si moment reflektimi dhe diskutimi mbi rezultatet e projektit, i cili nisi nga një pyetje thelbësore: Çfarë bëjnë fjalët me ne — dhe çfarë bëjmë ne me fjalët? Në fokus të studimit ishte diskursi mediatik dhe mënyra se si stigmatizimi shpesh nuk shfaqet me zë të lartë, por depërton në mënyrë të heshtur përmes strukturave gjuhësore dhe modeleve të komunikimit. Koordinatore e këtij projekti ishte, profesoresha Eriola Bonja – Qafzezi. Prof. Dr. Denis Celcima, në cilësinë e ekspertes së fushës së psikologjisë, kontribuoi në diskutim duke theksuar rëndësinë e analizës së gjuhës si faktor kyç në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve sociale.

Ajo vuri në pah se fjalët nuk janë thjesht njësi komunikimi, por bartëse të kuptimeve, etiketimeve dhe përgjegjësive shoqërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Projekti STI(G)MA nuk u kufizua vetëm në një analizë teorike të diskursit, por u konceptua si një ftesë për të lexuar dhe dëgjuar me më shumë kujdes, për të kuptuar se stigmatizimi shpesh vepron në mënyrë subtile, duke lënë gjurmë të thella në individ dhe komunitet.

Nga “sti(g)ma” te “stima”, siç u theksua gjatë tryezës, fjalët bëjnë dallimin — nga etiketimi drejt vlerësimit, nga gjykimi drejt kuptimit. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, studentë dhe bashkëpunëtorë të projektit, të cilët përmes diskutimeve dhe pyetjeve të tyre kontribuan në një dialog të hapur ndërdisiplinar. U shpreh mirënjohje e veçantë për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universitetin “Fan S. Noli” për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë kërkimore. Tryeza përmbylli zyrtarisht projektin, por jo edhe pyetjet që ai hapi.

Siç u theksua në përfundim, kërkimi shkencor është një proces i vazhdueshëm, ku përfundimet shpesh shërbejnë si pikënisje për rrugë të reja studimi. Dialogu mbi gjuhën, stigmatizimin dhe përgjegjësinë shoqërore mbetet i hapur, ndërsa rruga e kërkimit vazhdon aty ku kurioziteti shkencor nuk ndalet.

Continue Reading

Lajmet

Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra

Published

on

By

Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, në EURO n’T7 ka thënë se ndër vite ka ndryshuar në tërësi kërkesa për drejtimet që të rinjtë duan të studiojnë; kjo tregon se edhe kërkesat për punë kanë ndryshuar.

Hajrizi, i cili me UBT shënon sivjet 25-vjetorin, tregon se kur kanë hapur degën për studime të teknologjisë informative kishin vetëm 5 studentë në këtë drejtim, derisa sot kanë me mijëra dhe kjo tregon se edhe nevojat e tregut kanë ndryshuar.

“Sot ka ndryshuar mindset-i i të rinjve. Fakti që ne si UBT kemi shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike e nuk e kemi fakultetin juridik, i cili është më i vogli, tregon se të rinjtë duan të orientohen nga profesionet e së ardhmes siç janë IT, mjekësia dhe industria kreative, në funksione që faktikisht janë interesante. Njerëzimi sot ka nevojë për shumë profesione e profesionistë, sepse numri i të rinjve po bie, derisa ekonomia po rritet dhe nevojë për juristë të mirë e për ekonomistë të mirë do të ketë gjithmonë. Fakti që çdo vit regjistrohen me mijëra të rinj në fakultete si këto tregon se tregu ka nevojë për profesionistë si juristë ashtu edhe ekonomistë”, ka thënë Hajrizi.

Në anën tjetër, rektori i UBT-së ka kërkuar nga institucionet vendore që të largojnë të gjitha barrierat dhe t’u japin mundësi të rinjve për të studiuar duke mos kufizuar numrin e studentëve për drejtimet më të kërkuara, siç po ndodh në drejtimin e shkencave kompjuterike, ku kërkesa është e madhe derisa numri i studentëve është i kufizuar.

“Ne duhet ta ruajmë cilësinë e studimeve, por po ashtu duhet t’u japim mbështetje edhe më të madhe të rinjve që të kemi sa më shumë kuadro. Unë nuk mendoj se sot ne kemi ndonjë problem sa i përket përmbajtjes, infrastrukturës apo temave që trajtohen në botë; ne jemi në rrugën e njëjtë me të gjithë. Veç lodhesh duke menduar të shkosh diku jashtë për cilësi, sepse këtu i kemi të gjitha, sikur në Amerikë apo diku në Evropë”, ka shtuar Hajrizi.

Kreu i UBT-së po ashtu ka kërkuar nga niveli qendror e lokal i qeverisjes që të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes për t’i dhënë më shumë hapësirë zhvillimit të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara