Magazinë

Ndërron jetë nëna e Sharon, aktorja Dorothy Stone

Published

on

Aktorja e njohur Sharon Stone ka bërë të ditur vdekjen e nënës së saj, Dorothy Stone, e cila ndërroi jetë më 26 mars në moshën 91-vjeçare.

Në një postim prekës, Sharon e përshkroi nënën si “argëtuese dhe me komplekse”, duke shpërndarë një foto ku shfaqet duke qeshur pranë saj në një divan.

Ajo shtoi në përshkrim: “Një produkt i depresionit të madh, të mos e përsërisim më. Le të mbrojmë dhe kujdesemi”.

Dorothy u martua me Joseph Stone në vitin 1950. Ata qëndruan bashkë deri në vdekjen e tij në vitin 2009, vetëm pak para 60-vjetorit të tyre të martesës.

Në nekrologjinë e publikuar në Montana Daily Inter Lake, Sharon dhe motra e vëllai, Kelly dhe Michael, thanë se Dorothy vdiq “në paqe pranë familjes dhe miqve të ngushtë”. Dorothy, e njohur me “Dot” , ishte e dashur për humorin e saj të madh, pasionin për muzikën, lojërat e makinat e fatit, kopshtarinë etj.

Pas lajmit të trishtë, miq të njohur të Sharon, përfshirë Allison Janney, Viola Davis dhe Melanie Griffith, i shprehën ngushëllimet publike përmes Instagramit.

Një ceremoni përkujtimore në nder të Dorothy Stone do të mbahet këtë verë në Montana, ku familja dhe miqtë do të nderojnë jetën dhe kujtimin e saj.

Magazinë

Post Malone habit Parisin: Hyn me kalë në sfilatën e koleksionit të tij të parë të modës

Published

on

Reperi i njohur Post Malone debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve të quajtur “Austin Post” dhe e bëri këtë me stil: duke hyrë në pistë mbi kalë.

Sfilata u mbajt në Hôtel de Bourdon – Maison Pozzo di Borgo, ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën që solli: muzikë country, Bud Light, dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit.

Koleksioni “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Në njoftim thuhet se inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa aktuale në malet e Utah-ut.

Lucchese Bootmaker, një markë tradicionale teksane, siguroi çizmet për modelet. Vetë Post Malone veshi xhinse, kapelë kauboji, çizme kafe dhe atlete aviatori. Kjo dalje vjen pas bashkëpunimit me SKIMS-in e Kim Kardashian, ku u shfaq si model në një fushatë për të brendshme.

Post Malone duket se po shtrin identitetin e tij artistik përtej muzikës, duke sjellë një “perëndim modern” në botën e modës.

Me këtë koleksion, ai konfirmon se nuk është më thjesht një yll muzike, por edhe një emër i ri në industrinë e modës.

Continue Reading

Magazinë

Drama e Bruce Willis, transferohet në një shtëpi tjetër pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore

Published

on

Bruce Willis transferohet në një shtëpi të veçantë për kujdes të përhershëm, teksa gjendja e tij është përkeqësuar.

Aktori është transferuar në një shtëpi të veçantë ku jeton nën kujdesin e një ekipi infermierësh dhe kujdestarësh 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

“Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë”, tha bashkëshortja, Emma Heming, gjatë një interviste me Diane Sawyer në ABC.

“Por është ajo që ai do të kishte dashur për vajzat e tij,” shtoi ajo.

Ylli i filmave Die Hard vuan prej kohësh nga një formë demence progresive. “Bruce do të kishte dashur që Mabel dhe Evelyn të jetonin në një shtëpi të përshtatur për nevojat e tyre, jo për të tijat”, u shpreh Emma Heming.

Shtëpia e re ndodhet pranë banesës kryesore të familjes, dhe vajzat – që janë 13 dhe 11 vjeçe – e vizitojnë shpesh të atin.

Disa studime të reja hetojnë mundësinë që një ilaç kundër kolesterolit të shërbejë si armë potenciale në luftën kundër demencës, me rezultate pozitive në testimet laboratorike mbi organoide të trurit, sipas raportimeve të ANSA-s.

Willis ka edhe tre fëmijë të rritur nga martesa me aktoren Demi Moore: Rumer, 37 vjeçe, Scout, 34, dhe Tallulah, 31.

Nga ana fizike, aktori “është mirë”, por siç kishte zbuluar Heming pak ditë më parë, truri “po dorëzohet”, ashtu si edhe aftësia e tij për të komunikuar me botën përreth.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa shkëlqen me pamje spektakolare në turneun ‘Radical Optimism’

Published

on

Dua Lipa duket e mahnitshme në turneun e saj “Radical Optimism” në Toronto, ku performoi në Scotiabank Arena.

Ylli 30-vjeçare shfaqej fillimisht me një kostum të brendshëm me xixa dhe detaje të arta, të kombinuara me këpucë të larta dhe doreza rrjetë.

Më pas, ajo ndryshoi dukjen me një kostum maceje me rrjetë dhe reçipeta, ndërsa veshja e tretë ishte një fustan gjysmë i tejdukshëm me të brendshme të bardha.

Koncerti në Toronto shënoi një nga netët e fundit të turneut gjigant 80-ditor që do të vazhdojë deri në dhjetor 2025 në vende të ndryshme të botës.

Ndërkohë, Dua dhe aktori Callum Turner kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër duke themeluar së bashku kompaninë e prodhimit TwentyTwo Films Limited.

Çifti, i cili pritet të martohet, do të ketë aksione të barabarta e synon të zhvillojë projekte filmike, duke ndjekur gjurmët e Margot Robbie dhe Tom Ackerley.

Continue Reading

Magazinë

Amanda Seyfried huazon stilin e Julia Roberts në Festivalin e Filmit në Venecia

Published

on

Amanda Seyfried tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia me një pamje të ngjashme me atë të Julia Roberts.

Aktorja 39-vjeçare mbërriti në foto-konferencën e “The Testament of Ann Lee” e veshur me një xhaketë të madhe, xhinse blu dhe këmishë krem-kafe, duke e kompletuar dukjen me taka të zeza.

Ideja për këtë pamje lindi pasi Amanda pa veshjen e Julia-s në Instagram dhe i kërkoi stilistes së saj, Elizabeth Stewart, ta riprodhonte atë, shkruan DailyMail.

Stilistja konfirmoi më pas se Julia kishte qenë e lumtur që Amanda e huazoi pamjen e saj Versace për eventin.

Gjatë premierës, Amanda shkëlqeu edhe me një fustan saten pa rripa, blu të errët me detaje të kuqe, megjithëse pësoi një rrëzim të vogël teksa pozonte për fotografi. Ajo ruajti humorin dhe elegancën, duke u argëtuar me fotografët dhe kolegët e saj.

Më herët këtë vit, Amanda rrëfeu se kishte bërë gjashtë audicione për rolin e Elphabës në “Wicked”, duke treguar përkushtimin dhe pasionin e saj për projekte të rëndësishme.

Continue Reading

Të kërkuara