Kulturë

Ndërroi jetë aktorja me origjinë shqiptare Irene Papas

Pappas luajti në mbi 70 filma në një karrierë mbi 50-vjeçare.

Published

on

Aktorja e përmasave botërore me origjinë shqiptare, kur xhiroi ‘Odisenë’ tha: Flas gjuhën e nënës.

Papas e cila luajti në mbi 70 filma në një karrierë mbi 50-vjeçare, u nda nga jeta të mërkurën (14 shtator) në moshën 96-vjeçare.

Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë greke dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema.

Papas, emri i vërtet i të cilës ishte Irene Lelekou, lindi më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit të Greqisë ishte me orgjinë shqiptare.

Aktorja ka qenë në vëmendjen e mediave rozë me filmin ndërkombëtar, ku ishte në krah të shqiptarit Bekim Fehmiut, “Një fëmijë i quajtur Jezus”.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, kishte thënë ajo kohë më parë.

Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.

Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951.

Filmi i saj i parë ishte një pjesë e vogël në 1948 “Fallen Angels” të Nikos Tsiforos, ndërsa portretizimi i roleve të titullit në “Antigone” të George Tzavellas (1961) dhe të Michael Cacoyannis Electra (1962) fitoi vlerësimin e saj kritik.

Në 1961 Papas luajti në “The Guns of Navarone” dhe në 1964 në “Zorba the Greek” të Cacoyannis, që e katapultoi atë në një yll ndërkombëtar. Një nga paraqitjet e saj të fundit në film ishte në “Mandolin” e kapitenit Corelli në 2001.

Continue Reading

Lajmet

Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja nën mbrojtje të përkohshme

Published

on

By

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme në Kosovë është pasuruar me 13 asete të reja, pas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit. Kjo listë përfshin një gamë të gjerë lokacionesh, nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, deri te kullat, shtëpitë historike si dhe komplekset industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike në vend.

Në mesin e objekteve dhe lokaliteteve të reja të përfshira në mbrojtje janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky proces do të vazhdojë me identifikimin dhe vlerësimin e mëtutjeshëm të aseteve që bartin vlera të rëndësishme historike e kulturore, me synim përfshirjen e tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes shtetërore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Imazhe Migruese”, ekspozita personale e Bora Baboçit hapet në Prishtinë

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Përmes veprave të saj, ekspozita trajton mënyrën se si imazhet kalojnë nga një material në tjetrin, duke ndryshuar formën, kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Ajo sjell në vëmendje rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe kompozimeve artistike mes periudhave dhe konteksteve të ndryshme kulturore.

Ekspozita synon të nxisë reflektimin mbi transformimin e imazheve dhe kuptimet e reja që ato marrin gjatë këtij procesi.

“Imazhe Migruese” mund të vizitohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026./A.K/

Continue Reading

Lajmet

13 asete të reja të trashëgimisë kulturore përfshihen në listën e mbrojtjes së përkohshme

Published

on

Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e aseteve të përfshira janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia-muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Procesi i identifikimit dhe vlerësimit të aseteve me vlera historike e kulturore do të vazhdojë, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës nderon Nënë Terezën me koncert të veçantë në Prishtinë

Published

on

By

Filharmonia e Kosovës ka mbajtur të shtunën mbrëma një koncert kushtuar Nënë Terezës, duke bashkuar traditën muzikore shqiptare dhe atë polake në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Nën drejtimin e dirigjentit polak Wojciech Czepiel, janë interpretuar vepra të kompozitorëve Krzysztof Penderecki, Fahri Beqiri, Karol Szymanowski dhe Mendi Mengjiqi.

Pjesa kryesore e mbrëmjes ishte oratoriumi monumental “Homagium Matri Teresiae” i Mendi Mengjiqit, kushtuar Nënë Terezës, i interpretuar nga orkestra, kori dhe solistët e Filharmonisë.

Dirigjenti Czepiel vlerësoi interpretimin e orkestrës, ndërsa solistët e cilësuan koncertin si një përvojë të veçantë artistike.

Bashkëpunimi mes Filharmonisë së Kosovës dhe asaj të Krakovës do të vazhdojë në Poloni, ku i njëjti program do të prezantohet më 16 dhe 17 tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara