Aktualitet

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kiev

Eekspertët u përpoqën “të kthenin ujin në shtëpitë e banorëve të Kievit”, sipas Klitschkos.

Published

on

Furnizimi me ujë në Kiev është ndërprerë pas bombardimeve në rajon, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në Telegram, transmeton Klankosova.tv.

Klitschko u kërkoi banorëve “të rezervonin ujë” ndërsa ekspertët u përpoqën “të kthenin ujin në shtëpitë e banorëve të Kievit”.

Inxhinierët po punojnë gjithashtu për të rivendosur furnizimin me energji elektrike, tha Klitschko.

Poashtu, pjesë të qytetit janë pa energji pasi Moska raportohet se ka shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajon.

Live

SHBA planifikon ekzekutimin publik me pushkatim të ish-ushtarakut Nidal Hasan: Vendimi nxit reagime të ashpra

Published

on

By

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka njoftuar se ekzekutimi i ish-majori të Ushtrisë amerikane, Nidal Hasan, i dënuar për vrasjen e 13 ushtarëve të paarmatosur në bazën Fort Hood në vitin 2009, është caktuar të kryhet më 3 dhjetor përmes skuadrës së pushkatimit.

Sipas zyrtarëve nga Departamenti i Mbrojtjes, ekzekutimi pritet të transmetohet drejtpërdrejt (livestream) për publikun, vendim ky që ka nxitur reagime të shumta juridike dhe etike. Nëse kjo realizohet, ky do të përbënte ekzekutimin e parë ushtarak me pushkatim në SHBA që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe transmetimin e parë të këtij lloji në historinë moderne të vendit.

Sekretari Hegseth mbrojti vendimin gjatë një interviste për mediat vieneze, duke deklaruar se Hasan “do të përballet me skuadrën e pushkatimit të përbërë nga ushtarët, ashtu siç i ka hije” dhe se publiku duhet të shohë pasojat e veprimeve të tilla të rënda. Vendimi për ekzekutim ka marrë edhe miratimin e Presidentit Donald Trump, i cili pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë ka shfuqizuar pezullimin e dënimeve me vdekje në nivel federal.

Vendimi ka nxitur reagime negative nga njohësit e së drejtës në SHBA. Ekspertët juridikë shprehen se transmetimi i drejtpërdrejtë është një hap i paqartë ligjërisht dhe më tepër një lëvizje për vëmendje mediatike se sa zbatim i drejtësisë.

Eugene R. Fidell, ligjërues në Shkollën Ligjore të Yale, e ka cilësuar idenë e transmetimit live si “diçka plotësisht nga Epoka e Mesme,” ndërsa avokati John Mills vuri në dukje se procesi i apelimit të Hasanit në gjykatat federale nuk ka përfunduar ende, gjë që mund ta pezullojë ekzekutimin.

Përveç pengesave ligjore, mbetet e paqartë se në cilën platformë do të mund të transmetohet ekzekutimi. Shumica e rrjeteve kryesore sociale si Meta (Facebook, Instagram) dhe TikTok e ndalojnë rreptësisht transmetimin e përmbajtjeve të tilla eksplicite, ndërsa platforma X aplikon kufizime të rrepta ndaj pamjeve të vdekjes.

Sipas të dhënave të Amnesty International, SHBA renditet ndër shtetet me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë, krah Kinës, Iranit, Arabisë Saudite dhe Jemenit. Ekzekutimi i fundit ushtarak në SHBA ka ndodhur në vitin 1961 përmes varjes, ndërsa i fundit me skuadër pushkatimi daton në janar të vitit 1945.

/BBC/

Continue Reading

Vendi

Mot me vranësira e reshje shiu

Published

on

By

Dita e premte në Kosovës do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat gjatës ditës pritet të shtohen, duke krijuar mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 21 deri në 24 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

lajme

BE: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet e Kosovës

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Në një deklaratë me shkrim, BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë e Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

BE-ja ka theksuar gjithashtu se duhet të garantohen mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve.

Ky reagim vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë lidhur me votimin në Kuvend.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, ka shpjeguar se reagimi erdhi pas miratimit përfundimtar të ligjit, pasi BE-ja, sipas tij, nuk komenton projektligjet gjatë fazave të leximit, por vetëm vendimet dhe ligjet e miratuara përfundimisht.

Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion i pavarur gjyqësor dhe ka kërkuar që mandati dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale”, thuhet në deklaratën e BE-së.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shpërthime të reja në Arabinë Saudite, mbyllet edhe aeroporti në Riad

Published

on

By

Disa shpërthime janë dëgjuar të enjten në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, përfshirë një detonim të fuqishëm në aeroportin ndërkombëtar.

Shkaku i shpërthimeve nuk është bërë menjëherë i ditur dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për to.

Huthët nga Jemeni fqinj kanë pretenduar ditët e fundit disa herë se kanë kryer sulme ndaj aeroporteve, objekteve ushtarake dhe atyre të naftës në Arabinë Saudite.

Shpërthimet ndikuan menjëherë në tregje dhe në çmimet e naftës, duke shkaktuar rritjen e çmimit të naftës bruto. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë, ndaj sulmet ndaj mbretërisë kanë shtuar shqetësimet, raporton ap.

Shërbimi Flightradar24 njoftoi të enjten në rrjetin social X se Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad është mbyllur sërish. Sipas tij, ulja e fundit ishte regjistruar më shumë se 80 minuta më parë, ndërsa ngritja e fundit më shumë se 90 minuta më parë.

Një dëshmitar i tha AP-së se në vendngjarje janë dërguar ekipe zjarrfikëse dhe ambulanca, ndërsa është parë edhe tym. Sipas tij, fluturimet në nisje janë ndaluar dhe udhëtarëve u është kërkuar të lënë bagazhet e dorëzuara dhe të evakuohen nga aeroporti. Nuk dihet ende se sa fluturime janë prekur, ndërsa autoritetet saudite nuk kanë dhënë menjëherë koment.

Një ditë më parë, zyrtarët sauditë njoftuan se tre persona u vranë në dy sulme ndaj aeroporteve, për të cilat përgjegjësinë e morën Huthët. Në sulmin ndaj Aeroportit “King Khalid” u vra një shtetas sudanez dhe u plagosën tetë persona, ndërsa në sulmin ndaj aeroportit në Abha u vranë shtetas të Marokut dhe Algjerisë dhe u plagosën 28 persona.

Gjatë fundjavës, Arabia Saudite dhe forcat aleate jemenase nisën një ofensivë të madhe tokësore dhe ajrore, me synimin për të rimarrë territoret e pushtuara nga Huthët një muaj më parë përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit në Detin e Kuq dhe pranë ngushticës Bab el-Mandeb.

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneralmajori Turki al-Malki, tha të mërkurën se forcat kishin shkatërruar një platformë në Sana, kryeqytetin e Jemenit të kontrolluar nga Huthët, e cila ishte përdorur për sulme ndaj kryeqytetit saudit.

 

Continue Reading

Të kërkuara