Lajmet

Ndërlidhja e qytetarit me adresën një hapi i rëndësishëm për Kosovën

Published

on

Nga sot ka filluar ndërlidhja e qytetarit me adresë. Ky projekt ka si qëllim evidentimin e saktë të adresave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në takimin e organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil me kryetarë të komunave, me temën “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”, është theksuar se zbatimi i këtij projekti është i rëndësishëm për shtetin, funksionimin e institucioneve, e sidomos edhe për shërbimet e ndryshme për qytetarët.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili u shpreh i kënaqur me arritjen në këtë fazë të këtij projekti, duke shtuar se i njëjti po shkon në vazhdimësi duke u azhurnuar dhe vetëm në këto kohët e fundit janë edhe 70 mijë adresa të reja që janë shtuar.

Ai gjithashtu tha se janë edhe shumë kilometra rrugë të shtuara në kode të reja.

“Kam kënaqësinë që kemi arrit në këtë fazë për një projekt që është mjaftë i rëndësishëm për shtetin, funksionimin e institucioneve, e sidomos edhe për shërbimet e ndryshme për qytetarët, qoftë në nivelin lokal, qoftë qendror e që është ndërlidhja e sistemit të adresave me qytetarët. Ky projekt është i rëndësisë jo vetëm për sigurinë, por pothuajse për gjitha shërbimet për qytetarët dhe është projekt i cili kërkon angazhim të madh të gjithëve që mund të kemi të realizuar siç duhet. Agjencia Kadastrale, bashkë me komunat deri tash kanë arrit që pothuaj gjitha rrugëve në vend t’i vendosin emrat, kodet e duhura dhe numrat në adresat e qytetarëve. Ky projekt po shkon në vazhdimësi duke u azhurmu dhe vetëm në këto kohët e fundit janë edhe 70 mijë adresa të reja që janë shtuar, po ashtu edhe shumë kilometra rrugë të shtuara në kode të reja…Pa e pas të qartë secili qytetar ku e ka shtëpinë dhe ku lëviz ai nuk mund të dimë as migrimin e brendshëm të qytetarëve në vend“, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj tha se gjitha detyrat që kanë sipas marrëveshjes, do të bëjnë me kohë, derisa është zotuar se do të kenë bashkëpunim të mirë edhe me agjencionet përkatëse por edhe me komunat në këtë drejtim.

“Popullimin dhe përditësimin e të dhënave me ligj dhe akte nënligjore e kanë zyrtarët e gjendjes civile që janë nëpër komuna, ku në këtë rast adresat e sakta zyrtare do t’i marrin nga Agjencioni Kadastral dhe do të bëhet përditësimi i një sistemi i gjendjes civile përkatësisht në regjistrin qendror. Kjo ashtë për herë të parë, kemi të bëjmë me adresat zyrtare që marrim nga Agjencioni Kadastral e jo në kompani publike. Andaj, ne si Agjencion i Regjistrimit Civil gjitha detyrat që kemi sipas marrëveshjes, monitorimin, trajnimin dhe informimin e opinionit publik me sistemin e adresave do të bëjmë me kohë dhe ju garantojmë, do të kemi bashkëpunim të mirë edhe me agjencionet përkatëse por edhe me komunat“, tha ai.

Eksperti për çështjen e adresave në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Ahmet Sogujeva derisa ka prezantuar rezultatet e arritura deri më tani sa i përket krijimit të sistemit të adresave në Kosovë, ka thënë se ndërlidhja e qytetarit me adresë është një prej projekteve kulminante të këtij aktiviteti, derisa ka shtuar se në vazhdimësi do të zhvillojmë edhe një aplikacion për shërbime të brendshme të Kosovës, për kompani të ndryshme dhe komuna me të dhëna zyrtare të adresave me një aplikacion apo navigacion qe mund të shërbejë sa i përket adresave, gjetjes së lokacionit të dëshiruar.

“Deri më tani në Kosovë i kemi identifikuar rreth 22 mijë rrugë të cilat 99 për qind të këtyre rrugëve janë të emërtuara, përpos njëra prej komunave që ende nuk e ma bërë aprovimin e këtyre rrugëve në Asamblenë Komunale, dhe ekzistojnë rreth 540 mijë pika të adresave, ose numra të adresave në sistemin tonë zyrtar të adresave…Njëri prej aktiviteteve është matja e rrugëve në terren për rrugët e reja që nuk kanë ekzistuar në sistemin tonë, ne e kemi bërë një projekt e kemi realizuar në bashkëpunim me komunat. Kompletimi i emrave të rrugëve dhe numrat e adresave me tabela adekuate, që d.m.th ne jemi në fazën e realizimit të këtij projekti. Ndërlidhja e qytetarit me adresë është një prej projekteve kulminante të këtij aktiviteti dhe ne vazhdimësi ne do të zhvillojmë edhe një aplikacion për shërbime të brendshme të Kosovës, për kompani të ndryshme dhe komuna me të dhëna zyrtare të adresave me një aplikacion apo navigacion qe mund të shërbejë sa i përket adresave, gjetjes së lokacionit të dëshiruar…Planifikimi për sinjalizimin e adresave është që në komunat të cilat Agjencia Kadastrale nuk ka ofruar mbështetje, të ofrojë tashmë mbështetje dhe janë planifikuar rreth 1 mijë e 530 tabela të emrave të rrugëve për t’u vendosur në katër komuna dhe planifikohet edhe vendosja e rreth 380 mijë tabela të numrave, adresave deri në 22 komuna të cilat nuk kanë tabela të numrave“, tha ai.

Shefja e kabinetit të MPB-së, Jeta Delaj ka thënë se ky projekt është i një rëndësie të veçantë edhe për rritjen e sigurisë publike.

“Deklarimi i adresave zyrtare është jetik, thelbësor për institucionet shtetërore, për gjitha komunat, si dhe i një rëndësie të veçantë edhe për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duke garantuar kështu se informacioni për adresat e qytetarëve të regjistrohet saktë në sistemet shtetëror. Për MPB-në është i një rëndësie të veçantë edhe për rritjen e sigurisë publike, por, pa dyshin edhe për ofrimin më të shpejtë edhe të shërbimeve emergjente. Si ministri edhe do të vazhdojmë më tutje të ofrojmë gjithë infrastrukturën ligjore, teknike për zbatimin e marrëveshjes dhe natyrisht në fazën e mëvonshme do të fillojmë me organizimin e trajnimit për gjithë zyrtarët e gjendjes civile të cilët do të jenë në shërbim të implementimit të kësaj nisme“, tha ajo.

Procesi i ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare dhe unike realizohet në dy mënyra: duke deklaruar adresën zyrtare në platformën E-Kosova. Me ç’rast qytetarët do të pajisen fillimisht me “Formularin për Identifikim të adresës”, përmes së cilit pastaj do të përditësohet adresa zyrtare në Sistemin e Gjendjes Civile, dhe duke deklaruar adresën zyrtare në zyrat e gjendjes civile komunale.

Të dhënat e adresës zyrtare (komunës, rrugës, numrit të adresës etj.) do të mblidhen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ndërsa të dhënat e qytetarëve do të mblidhen nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Ndërkaq, përftimet e qytetarëve me përdorimin e adresës zyrtare janë se pas realizimit të këtij procesi, në sistemin e gjendjes civile, të njëjtit do të kenë adresën zyrtare dhe unike, përmes së cilës do të ketë shumë përfitime, si, adresë unike në të gjitha shërbimet komunale (faturat e ujit, rrymës, mbeturinave etj), planifikimi i shërbimeve shëndetësore adekuate sa më afër qytetarëve, planifikimi i duhur i çerdheve dhe shërbimeve tjera komunale, pranimi i dokumenteve të ndryshme si letërnjoftim, pasaportë, në adresë./UBTnews/

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara