Lajmet

KQZ fton qytetarët të kontrollojnë adresën e qendrës së votimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

Për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, KQZ ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve./D.B/KP

Lajmet

Tri përballje interesante sonte në Kupën e Botës, vëmendja te Franca – Suedia

Published

on

Sonte zhvillohen edhe tri ndeshje të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Botës, ku priten përballje të forta dhe rivalitet i madh për një vend në çerekfinale.

Në orën 19:00, Bregu i Fildishtë përballet me Norvegjinë, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne.

Më pas, në orën 23:00, vëmendja do të jetë te supersfida mes Francës dhe Suedisë. Dy kombëtare me traditë pritet të dhurojnë një ndeshje spektakolare në luftën për kualifikim.

Programi i ditës mbyllet në orën 03:00 (pas mesnate), me sfidën mes Meksikës dhe Ekuadorit, ku fituesi do të sigurojë biletën për në fazën çerekfinale.

Këto tri takime vijnë pasi Maroku eliminoi Holandën pas penalltive, duke u bërë kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin nga ndeshjet e sotme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Eli AB me pikë të re dhe çmime më të lira në Prishtinë

Published

on

By

Arikull i sponsporizuar:

Rrjeti i njohur i marketeve Eli AB po vazhdon zgjerimin e tij në kryeqytet, duke hapur zyrtarisht dyert e pikës më të re në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht mbrapa Gorenjes.

Ky lokacion i ri është përzgjedhur me kujdes për t’u ardhur sa më afër konsumatorëve, duke ofruar një qasje jashtëzakonisht të lehtë dhe praktike për të gjithë ata që duan të kryejnë blerjet e tyre pa humbur kohë.

Në këtë pikë të re, qytetarët i presin të gjitha produktet esenciale, ato ushqimore dhe artikujt e shumtë për shtëpi, të organizuara në një hapësirë moderne e të këndshme.

Përtej ambientit të ri, ajo që e dallon më së shumti Eli AB është politika e çmimeve. Ky rrjet vjen në lokacionin e ri me çmimet më të lira në treg, duke garantuar një kursim real për çdo familje dhe duke sjellë ofertat më konkurruese në vend.

Për nder të kësaj hapjeje të madhe, Eli AB ka përgatitur zbritje të jashtëzakonshme në një numër të madh artikujsh.

E krejt ju që doni të përfitoni nga këto çmime ekskluzive dhe të kurseni në blerjet tuaja, Eli AB tashmë i ka hapur dyert dhe po ju pret në pikën e re në magjistralen Prishtinë – Gjilan për t’ju ofruar eksperiencën më të mirë të blerjes në qytet.

Continue Reading

Lajmet

I lë fëmijët e mbyllur në veturë në Prizren, gjobitet e ëma me 300 euro

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, nën dyshimin për moskujdes ndaj të miturve.

Rasti ka ndodhur të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku policia ka pranuar informacion se disa fëmijë ishin lënë të mbyllur brenda një automjeti në temperaturë të lartë.

Zyrtarët policorë kanë hapur me forcë veturën për t’i nxjerrë fëmijët, të cilët shfaqnin shenja lodhjeje dhe dehidratimi nga nxehtësia.

Pas këtij rasti, Policia ka apeluar te qytetarët që të mos i lënë asnjëherë fëmijët apo personat e ndjeshëm të mbyllur në automjete, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e verës./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova për herë të parë në ekspozitën e UIA-së në Barcelonë, prezantohet arkitektura kosovare në skenën globale

Published

on

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Ekspozitën e Seksioneve Anëtare të UIA-së (UIA Member Sections Exhibition), e cila po mbahet në kuadër të Kongresit Botëror të Arkitektëve UIA 2026 në Barcelonë.

Vendi po përfaqësohet nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një ekspozitë ndërkombëtare ku marrin pjesë 55 shtete nga 121 shtete anëtare të UIA-së. Kjo pjesëmarrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e arkitekturës kosovare dhe forcimin e pranisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas organizatorëve, prezantimi i Kosovës në këtë forum prestigjioz përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin e arkitekturës vendore, si dhe për thellimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe integrimin në rrjetin global të arkitekturës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara