Magazinë

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm Frank Caprio

Published

on

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve. Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim.

Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën e merituar  “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të 2023, Caprio bëri publike diagnozën e iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 festoi përfundimin e trajtimit me ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga 1985 deri në pensionimin e tij më 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

Magazinë

Kevin Federline zbulon telefonatën që i dha fund martesës me Britney Spears

Published

on

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka ndarë momentin kulminant që e çoi në vendimin për të përfunduar martesën e tij me këngëtaren e njohur.

Në librin e tij të sapobotuar, You Thought You Knew, Federline tregon se ishte një telefonatë në orët e para të mëngjesit që shënoi fundin e marrëdhënies së tij me Spears.

Federline shpjegon se telefonata përfshinte Britney, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan, dhe u bë një moment i vështirë për të, pasi këngëtarja dhe shoqet e saj ishin duke u argëtuar në jetën e natës, ndërkohë që ai po përpiqej të qëndronte i përqendruar në punën e tij.

“Në sfond dëgjoja fëmijët tanë, Preston dhe Jayden, duke qarë,” shkruan ai. “Në atë moment, gjithçka u thye. Çdo shpresë që kisha për të shpëtuar marrëdhënien, vdiq atë natë.”

Federline, tani 47 vjeç, rrëfen se Spears nuk ishte e gatshme të ndryshonte dhe se ai nuk mund të priste më. Ai e përshkruan situatën si një moment vendimtar për të dhe thotë se fëmijët e tij kishin prioritet.

Çifti u martua në 2004 dhe u divorcuan dy vjet më vonë, në vitin 2006. Ata kanë dy djem së bashku: Sean Preston, lindur në 2005, dhe Jayden, lindur në 2006. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Rihanna humbi 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar me Louis Vuitton

Published

on

Rihanna ka humbur një shumë marramendëse prej 36 milionë dollarësh pas dështimit të projektit të saj të modës me Louis Vuitton, sipas dokumenteve financiare të kompanisë së saj britanike, Denim UK Holdings.

Këngëtarja amerikane kishte lansuar më 2019 linjën e veshjeve Fenty, në bashkëpunim me markën luksoze franceze LVMH, grupin që zotëron edhe Louis Vuitton. Por pas vetëm dy vitesh, projekti u mbyll për shkak të vështirësive të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Pengesat dhe humbjet

Raportet e kohës tregonin se kufizimet e udhëtimit gjatë pandemisë e penguan Rihannën, e cila ishte përfshirë drejtpërdrejt si dizajnere të udhëtonte drejt atelieve në Paris dhe fabrikave në Itali që prodhonin veshjet.

Në momentin e nisjes së projektit, u bë e ditur se Rihanna kishte investuar afro 30 milionë euro, ndërsa LVMH kontribuoi me një shumë të ngjashme. Kompania u regjistrua në Francë nën emrin Project Loud France, si një referencë ndaj albumit të pestë të artistes, Loud.

Ajo zotëronte 49.99% të aksioneve, LVMH mbante pjesën tjetër. Pavarësisht potencialit, linja nuk arriti të gjeneronte shitjet e pritshme.

Arsyeja e mbylljes

Në vitin 2021, të dyja palët Rihanna dhe LVMH, vendosën ta mbyllin linjën e veshjeve për t’u përqendruar në sektorët më fitimprurës: kozmetikën, kujdesin e lëkurës dhe të brendshmet.

Në deklaratën e përbashkët thuhej: “LVMH dhe Rihanna rikonfirmojnë synimin për t’u përqendruar në rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të ekosistemit Fenty, me fokus në kozmetikë, kujdes të lëkurës dhe të brendshme.”

Një luks që nuk u përqafua nga tregu

Edhe pse projekti synonte të sillte frymë të re në modën luksoze, çmimet e larta, 1,000 dollarë për një xhaketë xhins dhe 810 dollarë për një fustan me korse – e bënë linjën më pak tërheqëse për publikun e gjerë.

Sot, me një pasuri të vlerësuar rreth 1.4 miliardë dollarë, Rihanna mbetet një prej grave më të pasura në industrinë e argëtimit, falë suksesit të madh të Fenty Beauty dhe Savage x Fenty. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Dakota Johnson bëhet fytyra e re globale e “Valentino”

Published

on

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Dakota Johnson, është shpallur ambasadorja e re ndërkombëtare e shtëpisë italiane të modës “Valentino”.

Ylli i filmit “Fifty Shades of Grey” do të bashkëpunojë ngushtë me drejtorin kreativ Alessandro Michele, me të cilin ka punuar më parë gjatë periudhës kur ai drejtonte “Gucci”.

“Jam përtej lumturisë që po i bashkohem familjes ‘Valentino’ dhe që po ribashkohem me mikun tim të dashur, Alessandro Michele. Është një nder dhe emocion i madh të nis këtë kapitull të ri me një ekip kaq të talentuar,” – ka thënë 36-vjeçarja për WWD, sipas FemaleFirst.

Në një deklaratë zyrtare, “Valentino” theksoi se bashkëpunimi me Johnson pasqyron frymën e krijuesit të markës – bashkimin me individë që mishërojnë artin, elegancën dhe ndikimin kulturor.

Johnson i bashkohet kështu aktorit Colman Domingo, ambasador i linjës së parfumeve të “Valentino”.

Së fundmi, aktorja ka folur edhe për stilimin personal, duke pranuar se është “emocionalisht e lidhur” me flokët e saj karakteristike dhe nuk planifikon ndonjë ndryshim të madh.

Parukieri i saj prej vitesh, Mark Townsend, ka treguar për L’Officiel UK se Dakota ndonjëherë i pret vetë balluket:

“Ajo ka një fytyrë në formë zemre, ndaj balluket i përshtaten në mënyrë perfekte. Kur është larg sallonit, ndonjëherë i rregullon vetë – dhe, të them të drejtën, nuk ia del keq,” – ka shtuar ai me humor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Angelina Jolie tregon sekretet e bukurisë natyrale në moshën 50-vjeçare

Published

on

Edhe pas dekadash në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vazhdon të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj natyrale dhe elegancën e veçantë.

Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike shkëlqen ende, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht rezultat i gjenetikës.

Jolie i ka kushtuar gjithmonë kujdes të veçantë lëkurës, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive.

Që nga fillimet e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe natyral.

Rregulli i parë: Mbrojtja nga dielli. Angelina nuk e anashkalon përdorimin e SPF, zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës. Ajo përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë dhe herë pas here acide si glikolik apo alfa-hidroksi.

Ndryshe nga shumë të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive, skrabet e forta dhe produktet me kimikate të shumta.

Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura të pastrohet plotësisht.

Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe herë pas here përdor trajtime të lehta me lazer.

Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se sfidon moshën në mënyrën më natyrale të mundshme. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara