Kulturë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën, simboli i shpirtit shqiptar në listën e trashëgimisë botërore

Published

on

Arti i të luajturit, kënduarit dhe bërjes së lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.

I kultivuar ndër shekuj në zonat rurale, ky art lidhet ngushtë me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat veriore, duke përcjellë vlera themelore si trimëria, besa dhe mikpritja.

Tradita është ruajtur brez pas brezi në krahina si Malësia e Madhe, Dukagjini, Rugova, Drenica, Plava e Gucia, ku lahutari ka qenë njëherësh këngëtar dhe kronikan i historisë gojore.

Përfshirja në UNESCO është rezultat i një procesi të gjatë dokumentimi të udhëhequr nga studiues të njohur dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe AADF.

Dosja u përgatit në bashkëpunim me komunitetet lokale dhe u dorëzua në mars 2024.

Ky vlerësim ndërkombëtar nënvizon rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të lahutës te brezat e rinj, ndërsa Shqipëria riafirmon angazhimin për ta mbrojtur këtë pasuri dhe për të bashkëpunuar me Kosovën e aktorë të tjerë rajonalë për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Prizrenfest solli mbrëmë komedinë klasike “Lysistrata” nga Teatri i Stambollit

Published

on

By

Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.

Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Teatri Kombëtar i Kosovës i jep lamtumirën Beqir Beqirit, njeriut që i shërbeu institucionit për mbi katër dekada

Published

on

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.

Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pianistja Eni Ademi përfaqëson Kosovën në turneun evropian të International Piano Balkan Academy

Published

on

International Piano Balkan Academy ka njoftuar fillimin e turneut veror evropian të koncerteve, përmes të cilit talentet e akademisë do të prezantohen në disa prej skenave më të njohura të muzikës klasike në Evropë.

Pianistja Eni Ademi do të jetë artistja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën dhe International Piano Balkan Academy në këtë turne, me paraqitjen e saj në León Piano Meeting dhe në koncertin e Fundación Eutherpe në León të Spanjës.

Sipas njoftimit të akademisë, ky është vetëm fillimi i një sezoni të pasur artistik. Gjatë gjithë verës, pianistët e International Piano Balkan Academy do të performojnë në skena dhe festivale të njohura ndërkombëtare të muzikës klasike, duke vazhduar turneun me koncerte në Romë, Procida, Madrid dhe Vjenë.

Akademia ka theksuar se këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë përkushtimin e saj në promovimin e artistëve të rinj dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes muzikës klasike.

International Piano Balkan Academy ka bërë të ditur se do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për pianistët e saj, duke i zhvilluar ata në skena prestigjioze evropiane dhe duke synuar avancimin e karrierës së tyre artistike në nivel ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara