Shumë prej produkteve që përdorim përditë në shtëpitë tona, me qëllimin për t’i mbajtur ato të pastra dhe me aromë të mirë, në fakt mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin.
Nga produktet e higjienës personale, te ato për freskimin e ajrit apo për pastrimin, shumë prej tyre përmbajnë substanca toksike dhe potencialisht kancerogjene.
Shampot, shpesh përmbajnë përbërës si parabene, ngjyra sintetike dhe aromatizues artificialë, që ndikojnë në sistemin hormonal dhe të shkaktojnë irritime të lëkurës. Edhe produktet që reklamohen si “natyrale” nuk janë të sigurta, ndaj leximi i etiketave mbetet thelbësor.
Qirinjtë aromatik dhe sprejtë e ajrit janë burime të mundshme kimikatesh të dëmshme. Edhe pse krijojnë një atmosferë të këndshme, lëshojnë substanca të rrezikshme që ndikojnë në sistemin respirator, shkaktojnë alergji, edhe probleme serioze shëndetësore.
Edhe produktet që përdoren për aktivitetet artistike, si ngjitësit dhe ngjyrat, duhen përdorur me kujdes të madh, sidomos në prani të fëmijëve, pasi përmbajnë tretës kimikë që mund të dëmtojnë veshkat apo sistemin nervor.
Së fundi, pesticidet, të përdorura gjerësisht në shumë shtëpi për eliminimin e insekteve, janë ndër më të rrezikshmet, pasi përmbajnë neurotoksina të cilat lidhen me probleme neurologjike afatgjata, përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.
Zgjidhja? Zëvendësoni sa më shumë produkte me alternativa natyrale e të certifikuara si të sigurta për shëndetin. /A.Z/UBT News/