Magazinë

NASA njofton ndryshime në planet e saj për ulje në Hënë

Published

on

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka vendosur të shtojë një mision shtesë në programin Artemis, përpara se të tentojë uljen e parë të astronautëve në Hënë pas më shumë se gjysmë shekulli.
Sipas planit fillestar, misioni Artemis II, i planifikuar aktualisht për në prill, do të dërgonte astronautë për një fluturim rreth Hënës, ndërsa ulja në sipërfaqe do të realizohej me misionin Artemis III në vitin 2028.
Me ndryshimin e ri, misioni Artemis III do të zhvillohet më afër Tokës. Në vitin 2027 një ekuipazh do të dërgohet në orbitën e ulët të Tokës për të praktikuar procesin e lidhjes me një modul uljeje në Hënë.
NASA theksoi se ky fluturim shtesë nuk do të ngadalësojë rikthimin në Hënë dhe se objektivi mbetet viti 2028 për një ose edhe dy ulje në Hënë, të planifikuara në misionet Artemis IV dhe Artemis V.
Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, deklaroi gjatë një konference për media se vendimi për këtë hap shtesë është marrë për të shmangur intervalet shumë të gjata mes lëshimeve të misioneve.
Ai shtoi se fluturimi në orbitën e ulët të Tokës do të ndihmojë në testimin e teknologjisë dhe sistemeve përpara një uljeje të vërtetë në Hënë.
Ndërkohë, NASA dha edhe një përditësim për misionin Artemis II, i cili do të dërgojë katër astronautë për një fluturim rreth anës së largët të Hënës dhe më pas kthimin në Tokë.
Fillimisht lëshimi ishte planifikuar për në mars, por u shty pasi u zbulua një rrjedhje heliumi në raketën Space Launch System (SLS). Raketa është zhvendosur nga platforma e nisjes në ndërtesën Vehicle Assembly Building në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida për riparime.
Mundësia më e hershme për lëshim tani është në prill, por NASA tha se data e saktë do të varet nga koha që do të kërkojnë punimet teknike.
Ndryshimet e reja përbëjnë një riorganizim të rëndësishëm të programit Artemis. Isaacman tha se arkitektura aktuale e misioneve nuk ishte “një rrugë drejt suksesit”.
Ai theksoi se testimi i kapsulës Orion dhe i modulit të uljes në orbitën e ulët të Tokës do të ulte rreziqet përpara se astronautët të tentojnë uljen në Hënë.
Megjithatë, programi për rikthimin në Hënë përballet ende me një sfidë të madhe: moduli që do të dërgojë astronautët në sipërfaqen e Hënës nuk është ende gati.
Kompania SpaceX e Elon Musk ka kontratë për ndërtimin e këtij moduli, i cili pritet të dërgohet në Hënë me raketën Starship. Por vonesat në zhvillimin e Starship kanë bërë që NASA të kërkojë një plan të ri për të përshpejtuar procesin.
NASA gjithashtu i ka kërkuar kompanisë rivale Blue Origin, në pronësi të Jeff Bezos, të paraqesë një plan të përshpejtuar për një modul alternativ uljeje në Hënë.
Shtetet e Bashkuara po përballen me presion për t’u rikthyer në Hënë, pasi Kina synon të realizojë një ulje në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030.
Të dy vendet planifikojnë të zbresin në polin jugor të Hënës dhe po garojnë për vendet më të përshtatshme për ndërtimin e bazave të ardhshme hënore.
Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara