Lajmet

Nagavci tregon se sa punëtorë arsimor janë vaksinuar kundër COVID-19

Publikuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se deri tani numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55.094.

“Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar. Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen”.

“Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike. Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Lajmet

Cilat zona janë më të rrezikuara nga vërshimet në Kosovë, shpjegon profesori universitar Hazir Çadraku

Publikuar

nga

Ditëve të fundit, Kosova u përball me reshje të shumta të shiut, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe veturave. Madje shumë zona u përballën edhe me vërshime.

Profesori universitar, Hazir Çadraku, në një prononcim për UBTNews tregon se cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara nga vërshimet.

“Në aspektin e përgjithshëm territorial të vendit tone, zonat më të ndishme janë ato afër luginave lumore ose ato vendbanime që ndodhen në afërsi të këtyre luginave. Natyrisht Kosova karakterizohet kryesisht me lumenj të tipit rrëke, të cilët aktivizohen në momentin ose fazën e parë kur kemi një intensitet të shtuar të reshjeve”, deklaroi ai.

Në Kosovë fatmirësisht pasojat e këtyre vërshimeve janë vetëm me dëme materiale.

“Te ne zakonisht manifestohen me dëme materiale, fatmirësisht do të thotë që manifestohen me dëme materiale të cilat janë të rikuperueshme dhe nuk kemi shumë fatalitete ose vdekje nga këto dukuri natyrore”, deklaroi ai.

Çadraku vlerëson se pavarësisht monitorimit të rregullt që bëhet nga institucionet, nuk po arrihet të bëhet përcaktimi i saktë për kohën dhe zgjatjen e të reshurave.

“Natyrisht se bëhen monitorime në shkallë vendi mirëpo asnjëherë nuk arrijmë që saktësisht ta përcaktojmë se kur ndodhin, sa ndodhin dhe sa do të zgjasin”, shtoi ai.

Reshje të intensitetit të tillë pritet të ketë përgjatë gjithë javës në Kosovë./UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tri ligjet nesër në Kuvend, reagon Rohde: U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së

Publikuar

nga

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë. Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokuroria.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE’së, shumica e rekomandimeve të BE’së dhe KiE u injoruan”.

Ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​“Mashtrues i ligë!”, Selmanaj i ashpër me Kurtin para takimit me Vuçiqin

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka publikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, kur thoshte pas sulmit në Banjskë se nuk do te ketë dialog dhe se Serbia duhet të ndëshkohet.

Në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se tash Kurti po shkon në Bruksel pa u vendosur masa ndaj Serbisë e të njëjtën kohë duke pasur masa ndaj Kosovës.

Deputeti opozitar akuzoi kreun e ekzekutivit se për mungesë të konsistencës dhe se sipas tij, Kosova ka rënë në grackën e mashtrimit.

“Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shku për me pa se në çfarë gjendje jemi a? A nga Vuqiqi e kupton se ku jemi a?”, ka shkruar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Papa i thotë “jo” legalizimit të drogës

Publikuar

nga

Papa Françesku tha se legalizimi i drogës nuk është mënyra për të luftuar shtimin, këtë e tha gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan të mërkurën e cila këtë javë bie në Ditën Ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut të paligjshëm.

“Duke ditur kaq shumë histori tragjike të të varurve nga droga dhe familjeve të tyre, jam i bindur se është një detyrë morale t’i japim fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme”, tha Papa argjentinas.

“Reduktimi i varësisë nga droga nuk arrihet duke legalizuar përdorimin e drogës, siç është propozuar ose zbatuar tashmë, në disa vende” Ai i përshkroi njerëzit e përfshirë në tregtinë e drogës si “trafikantë të vdekjes” të cilët janë “të shtyrë nga logjika e pushtetit dhe e parasë me çdo kusht “Kjo plagë, e cila prodhon dhunë dhe mbjell vuajtje dhe vdekje, kërkon një akt guximi nga shoqëria në tërësi”, tha ai.

Françesku tha se abuzimi me drogën duhet të luftohet “nëpërmjet parandalimit”, duke thënë se kjo bëhet “duke promovuar drejtësi më të madhe, duke edukuar të rinjtë në vlerat që ndërtojnë jetën personale dhe komunitare, duke shoqëruar ata në nevojë dhe duke dhënë shpresë për të ardhmen”. /Ansa/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara