Aktualitet

Nagavci: Deklaratat nga SBAShK-u, të çuditshme dhe pa kuptim

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka folur për programin e qeverisë në fushën e arsimit, duke renditur si një prej prioriteteve arsimin gjithëpërfshirës dhe të dixhitalizuar. Në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL, Nagavci ka folur për deklaratat e drejtuesve të SBAShK-ut lidhur me mundësinë e vlerësimit të mësimdhënësve, nevojën urgjente të rishikimit të teksteve mësimore, ndërkohë ka bërë të ditur se në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës të dërgohen emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Arsimi gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar, harmonizimi i shkollave profesionale me tregun e punës, menaxhimi efektiv i arsimit në të gjitha nivelet, menaxhimi i cilësisë në arsimin e lartë dhe përmirësimi i mjedisit për hulumtim dhe inovacion, janë prioritetet kryesore të Arbërie Nagavcit për mandatin e saj të parë si ministre e arsimit.

Nagavci ka thënë se do të mbështesin të gjithë mësimdhënësit në punën e tyre, duke shtuar se legjislacioni aktual e bënë të qartë mënyrën e vlerësimit të mësimdhënësve.

“SBAShK-u, kanë qenë të çuditshëm deklaratat e tyre kohët e fundit, ka qenë e pakuptimtë për mua që kryetari i SBAShK-ut të dalë me deklarata që kemi dëgjuar fjalë apo thashetheme, këtu po e citoj ‘kemi dëgjuar disa fjalë apo thashetheme se do të veprohet kështu ose ashtu’, personalisht si ministër e arsimit do të kujdesem që të ketë transparencë të plotë në vendimet e mija dhe përpos transparencës do të mundohem që në tërësi të respektoj legjislacionin në fuqi, ndërkaq aty ku ka nevojë të rishikohet legjislacioni do të punojmë në rishikim. Legjislacioni aktual e përcakton mënyrën si bëhet vlerësimi i perfomancës së mësimdhënësve, rol kyç këtu ka inspektorati, vlerësimi i perfomancës nga drejtorët e shkollave dhe vetëvlerësimi”, tha ajo.

Tutje, Nagaci ka thënë se është e nevojshme të ndryshohet ligji për tekstet mësimore, meqë sipas saj, shumë çështje të përcaktuara me udhëzimin administrativ dhe me legjislacionin në fuqi nuk lejojnë të ketë tekste më të mira shkollore. Ajo ka thënë se rishikimi i teksteve shkollore do të bëhet çdo vit.

“Rishikimi i teksteve duhet të ndodh patjetër, më lejoni të ju informoj që aktualisht, në momentin që e kam pranuar punën, detyrën, kam gjetur në proces konkursin për tekste të reja shkollore për tri klasa, mendoj që me urgjencë duhet të rishikohet ligji për tekste mësimore i cili ka qenë të disa qeveri tashmë në shqyrtim mirëpo nuk është finalizuar, ne e kemi paraparë në agjendën legjislative që brenda këtij viti do të përfundojmë ligjin për tekstet mësimore. Krahas kësaj, meqenëse konkursi është në proces ne besojmë që recidentët që do të caktohen kësaj radhe nga komisione që janë përcaktuar në ministri, do të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi të madhe dhe do të kërkojmë që secili prej tyre t’i përmbahet jo vetëm deklaratës që bënë në betim por edhe të jap maksimumin në mënyrë që të kemi tekste të cilat jo vetëm nuk do të përmbajnë më pasaktësi shkencore e gabime drejtshkrimore por edhe që nuk do të nxisin paragjykimet dhe stereotipet”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke shtuar se të njëjtit do të jenë persona kredibil.

“Besoj që gjatë javës së ardhshme, më së largu deri ën javën e ardhshme do të dërgojmë propozimet për shtatë anëtarët e rinj dhe do të kalojnë pastaj për ratifikim në Kuvend. Përveç katër anëtarëve që do të emërohen nga ana ime me rekomandimin e komisioni janë edhe tre anëtarë ndërkombëtar për të cilët tashmë kemi pranuar nominimet apo propozimet që janë bërë nga Ambasada Amerikane, nga Ambasada Austriake dhe nga BE, për miratim në Kuvend do të shkojnë shtatë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, katër nga ta janë vendor dhe tre janë ndërkombëtar dhe ne do të sigurohemi që anëtarët e rinj të zgjedhur në Këshillin Shtetëror të cilësisë të jenë persona që i plotësojnë kërkesat dhe kriteret. Do të bëjmë po ashtu ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, edhe këtë ligj e kemi në agjendën legjislative dhe do të jetë deri në fund të vitit”, tha ajo.

Nagavci ka thënë se sfidat në arsim janë të shumta duke theksuar pandeminë si një prej sfidave kryesore.

Vendi

Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Prof. Dr. Denis Celcima, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët që shënoi përmbylljen e ciklit kërkimor të projektit “STI(G)MA”, një iniciativë shkencore që vendosi në qendër fuqinë e fjalës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e kuptimeve shoqërore.

Tryeza u organizua si moment reflektimi dhe diskutimi mbi rezultatet e projektit, i cili nisi nga një pyetje thelbësore: Çfarë bëjnë fjalët me ne — dhe çfarë bëjmë ne me fjalët? Në fokus të studimit ishte diskursi mediatik dhe mënyra se si stigmatizimi shpesh nuk shfaqet me zë të lartë, por depërton në mënyrë të heshtur përmes strukturave gjuhësore dhe modeleve të komunikimit. Prof. Dr. Denis Celcima, në cilësinë e ekspertes së fushës së psikologjisë, kontribuoi në diskutim duke theksuar rëndësinë e analizës së gjuhës si faktor kyç në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve sociale.

Ajo vuri në pah se fjalët nuk janë thjesht njësi komunikimi, por bartëse të kuptimeve, etiketimeve dhe përgjegjësive shoqërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Projekti STI(G)MA nuk u kufizua vetëm në një analizë teorike të diskursit, por u konceptua si një ftesë për të lexuar dhe dëgjuar me më shumë kujdes, për të kuptuar se stigmatizimi shpesh vepron në mënyrë subtile, duke lënë gjurmë të thella në individ dhe komunitet.

Nga “sti(g)ma” te “stima”, siç u theksua gjatë tryezës, fjalët bëjnë dallimin — nga etiketimi drejt vlerësimit, nga gjykimi drejt kuptimit. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, studentë dhe bashkëpunëtorë të projektit, të cilët përmes diskutimeve dhe pyetjeve të tyre kontribuan në një dialog të hapur ndërdisiplinar. U shpreh mirënjohje e veçantë për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universitetin “Fan S. Noli” për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë kërkimore. Tryeza përmbylli zyrtarisht projektin, por jo edhe pyetjet që ai hapi.

Siç u theksua në përfundim, kërkimi shkencor është një proces i vazhdueshëm, ku përfundimet shpesh shërbejnë si pikënisje për rrugë të reja studimi. Dialogu mbi gjuhën, stigmatizimin dhe përgjegjësinë shoqërore mbetet i hapur, ndërsa rruga e kërkimit vazhdon aty ku kurioziteti shkencor nuk ndalet.

Continue Reading

Vendi

Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra

Published

on

By

Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, në EURO n’T7 ka thënë se ndër vite ka ndryshuar në tërësi kërkesa për drejtimet që të rinjtë duan të studiojnë; kjo tregon se edhe kërkesat për punë kanë ndryshuar.

Hajrizi, i cili me UBT shënon sivjet 25-vjetorin, tregon se kur kanë hapur degën për studime të teknologjisë informative kishin vetëm 5 studentë në këtë drejtim, derisa sot kanë me mijëra dhe kjo tregon se edhe nevojat e tregut kanë ndryshuar.

“Sot ka ndryshuar mindset-i i të rinjve. Fakti që ne si UBT kemi shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike e nuk e kemi fakultetin juridik, i cili është më i vogli, tregon se të rinjtë duan të orientohen nga profesionet e së ardhmes siç janë IT, mjekësia dhe industria kreative, në funksione që faktikisht janë interesante. Njerëzimi sot ka nevojë për shumë profesione e profesionistë, sepse numri i të rinjve po bie, derisa ekonomia po rritet dhe nevojë për juristë të mirë e për ekonomistë të mirë do të ketë gjithmonë. Fakti që çdo vit regjistrohen me mijëra të rinj në fakultete si këto tregon se tregu ka nevojë për profesionistë si juristë ashtu edhe ekonomistë”, ka thënë Hajrizi.

Në anën tjetër, rektori i UBT-së ka kërkuar nga institucionet vendore që të largojnë të gjitha barrierat dhe t’u japin mundësi të rinjve për të studiuar duke mos kufizuar numrin e studentëve për drejtimet më të kërkuara, siç po ndodh në drejtimin e shkencave kompjuterike, ku kërkesa është e madhe derisa numri i studentëve është i kufizuar.

“Ne duhet ta ruajmë cilësinë e studimeve, por po ashtu duhet t’u japim mbështetje edhe më të madhe të rinjve që të kemi sa më shumë kuadro. Unë nuk mendoj se sot ne kemi ndonjë problem sa i përket përmbajtjes, infrastrukturës apo temave që trajtohen në botë; ne jemi në rrugën e njëjtë me të gjithë. Veç lodhesh duke menduar të shkosh diku jashtë për cilësi, sepse këtu i kemi të gjitha, sikur në Amerikë apo diku në Evropë”, ka shtuar Hajrizi.

Kreu i UBT-së po ashtu ka kërkuar nga niveli qendror e lokal i qeverisjes që të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes për t’i dhënë më shumë hapësirë zhvillimit të vendit.

Continue Reading

Live

Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Published

on

By

Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.

Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit, shkruan CNN.

Ende nuk është e qartë se si do të reagojë Irani. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar më parë se trupat amerikane në rajon mund të jenë në shënjestër nëse sulmohet.

(more…)

Continue Reading

Lajmet

“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës dhe shpëtimin e qindra të plagosurve

Published

on

By

Kirurgu i përgjithshëm Prof. Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer në UBT podcast periudhën e luftës në Kosovë, ku përveç punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai shërbeu edhe në spitalet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke trajtuar qindra ushtarë dhe civilë të plagosur. Ai e cilëson atë periudhë si një ndër më të vështirat e jetës së tij, duke e quajtur hapur “gjenocid” atë që ndodhte në spitalet e kohës.

Sipas Krasniqit, vetëm rreth 10 për qind e stafit shqiptar kishte mbetur në punë në spitalet publike, ndërsa ai dhe kolegët e tij punonin paralelisht: gjatë javës në QKUK, ndërsa fundjavave në spitalet ushtarake në terren. Lufta, tha ai, mori përmasa të mëdha pas rënies së familjes Jashari, kur filloi të shtohej ndjeshëm numri i të plagosurve.

Ai ka dokumentuar 1,239 pacientë të trajtuar gjatë asaj periudhe, prej të cilëve 120 kanë vdekur në spital, sidomos pas fillimit të bombardimeve, kur – sipas tij – u rritën keqtrajtimet ndaj pacientëve shqiptarë në QKUK.

Krasniqi ka shërbyer në disa zona lufte, përfshirë Malishevën, Gradicën dhe Llapin. Në korrik të vitit 1998, ai mori pushimin vjetor për t’u angazhuar në Malishevë, ku numri i të plagosurve ishte shumë i madh. Në vitin 2001, ai u angazhua edhe në zonën e Likovës, ku për 43 ditë trajtoi rreth 375 të plagosur.

Rreziku më i madh, sipas tij, ishte rruga drejt spitaleve. “Na dilnin prita. Kishin mundësi të na likuidonin apo të na rrihnin,” rrëfen ai, duke përmendur raste kur mjekë shqiptarë janë keqtrajtuar fizikisht.

Ai ndau edhe dëshmi tronditëse për torturat ndaj pacientëve shqiptarë në spital: rrahje, lidhje për radiatorë, djegie me cigare dhe etiketime si “terrorist” në dokumente mjekësore. Në disa raste, ai arriti të shpëtojë pacientë duke i nxjerrë fshehurazi nga spitali dhe duke i dërguar në vende më të sigurta.

Prof. Dr. Salih Krasniqi e përshkruan atë që ndodhte në sistemin shëndetësor gjatë luftës si një përpjekje të organizuar për shkatërrimin e shëndetësisë shqiptare dhe frikësimin e popullatës civile. Ai thekson se largimi i stafit mjekësor shqiptar nga repartet kyçe, si gjinekologjia, kishte për qëllim pengimin e trajtimit dhe detyrimin e popullsisë për t’u larguar nga vendi.

Rrëfimi i tij mbetet një dëshmi e drejtpërdrejtë e sakrificës së mjekëve shqiptarë gjatë luftës dhe një dokumentim i rëndësishëm i asaj periudhe të errët të historisë së Kosovës.

Ju ftojmë të ndiqni episodin e parë të këtij podcasti: Podcasti

Continue Reading

Të kërkuara