Sport

Nadal i dëmtuar, humb duelin me Alex De Minaur

Published

on

Tenisti numër dy në botë, spanjolli Rafael Nadal, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen debutuese në ATP Cup të Spanjës kundër australianit Alex De Minaur.

Vitin e kaluar Nadal dhe De Minaur ishin protagonistët e një ndeshjeje spektakolare pikërisht në ATP Cup, me spanjollin që triumfoi pas tre seteve shumë të luftuara.

Tani do të ketë ndryshim programi për ndeshjet midis Australisë dhe Spanjës, që do të vijojnë me përplasjen mes numrave 2 të vendeve respektive, John Millman dhe Pablo Carreno Busta, ndërsa Roberto Bautista do të zëvendësojë 20 herë fituesin e titujve Grand Slam në përballjen me De Minaur.

“Përshëndetje të gjithëve! Kam vendosur bashkë me ekipin tim që të mos luaj ndeshjen time të parë sot për ATP Cup. Jam i detyruar ta humbas këtë përballje për shkak të një problemi në shpinë dhe shpresoj të jem më i mirë për garën tjetër, të enjten. Ne kemi një ekip të fortë, i uroj më të mirën Pablo Carreno Bustas”, sqaron Nadal në një mesazh në rrjetet sociale.

Sport

Champions League, City dhe Chelsea luftojnë për rikthim

Published

on

By

Manchester City dhe Chelsea, përballen me një mision shumë të vështirë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League.

Të dy skuadrat pësuan humbje të thella në ndeshjet e para, City u mposht 3:0 nga Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Chelsea humbi 5:2 ndaj Paris Saint-Germain në Paris. Ndeshjet e kthimit zhvillohen sot nga ora 21:00.

Përmbysja e disavantazheve të tilla ndaj skuadrave si Real Madridi dhe PSG konsiderohet shumë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë dhe përvojën e tyre në garat evropiane. Megjithatë, te City mbizotëron besimi. Kapiteni Bernardo Silva theksoi se skuadra do të luftojë deri në fund, pavarësisht rezultatit të parë negativ.

Nga ana tjetër, Chelsea synon reagim në shtëpi, edhe pse përballet me mungesën e kapitenit Reece James për shkak të lëndimit. Trajneri Liam Rosenior ka kërkuar përqendrim maksimal dhe shmangie të gabimeve ndaj kampionit në fuqi.

Në kampin e PSG-së, Ousmane Dembele theksoi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, duke paralajmëruar një tjetër ndeshje të fortë ndaj londinezëve.

Në takimet e tjera, Sporting CP përballet me Bodo/Glimt, ku norvegjezët kanë epërsi 3:0 nga ndeshja e parë. Ndërkohë, Arsenal FC dhe Bayer Leverkusen nisin nga barazimi 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikim.

Continue Reading

Sport

Sfida e fortë në Romë për karatistët kosovarë

Published

on

By

Ka përfunduar gara prestigjioze Karate 1 Premier League Rome 2026, e mbajtur në Romë, Itali, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Federatës të Karatesë së Kosovës.

Në këtë turne të nivelit më të lartë botëror, ku garojnë vetëm 32 sportistët më të mirë në secilën kategori, Kosovën e përfaqësuan Islam Selmani në kategorinë -60 kg dhe Betim Maliqi në kategorinë -75 kg.

Selmani nuk arriti të vazhdojë garën për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë fazës së grupeve, ndërsa Maliqi pati paraqitje solide, por nuk arriti të kalojë këtë fazë të garës.

Për të dy garuesit, kjo ishte hera e parë që merrnin pjesë në një kompeticion të këtij niveli. Në këtë aktivitet, ata u shoqëruan nga trajneri i përfaqësueses, Agron Tosuni.

Federata e Karatesë e Kosovës u ka uruar sportistëve suksese në garat e ardhshme dhe rezultate edhe më të mira në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Humbje për Agnesa Veselin në “Montenegro Cup”

Published

on

By

Në kuadër të turneut ndërkombëtar Montenegro Cup, që po zhvillohet në Budva, Mali i Zi, boksierja Agnesa Veseli u paraqit në kategorinë 51 kg.

Ajo u përball me ukrainasen Sofia Turbnina, por nuk arriti të sigurojë fitore në këtë duel.

Turneu po mbledh boksierë të rinj nga vende të ndryshme të Evropës dhe shërben si një mundësi e rëndësishme për fitimin e përvojës ndërkombëtare dhe zhvillimin e tyre në arenën sportive.

Continue Reading

Sport

Goditje për Neymarin, mbetet jashtë Brazilit

Published

on

By

Neymar Jr ka reaguar me zhgënjim pasi nuk është përfshirë në listën e fundit të Kombëtarja e Brazilit.

Sulmuesi i Santos FC pranoi se ndihet i mërzitur dhe i trishtuar për këtë vendim, por theksoi se do të vazhdojë të punojë për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Ish-lojtari i FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain ndau një mesazh emocional, ku nënvizoi se përjashtimi nuk e ndryshon fokusin e tij. Ai u shpreh se do të vazhdojë të përqendrohet në përmirësimin e përditshëm përmes stërvitjes dhe ndeshjeve.

“Jam i mërzitur dhe i trishtuar që nuk jam thirrur, por fokusi mbetet i njëjtë: ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje, ndeshje pas ndeshjeje,” është shprehur Neymar.

Mungesa e tij në listë lidhet kryesisht me problemet e fundit fizike dhe periudhën e gjatë të rikuperimit, të cilat kanë ndikuar në ritmin dhe formën e tij në fushë. Për këtë arsye, stafi teknik i Brazilit ka vendosur të mbështetet te lojtarët që aktualisht janë në formë optimale.

Ndërkohë, në përfaqësuesen braziliane po zhvillohet edhe një proces rinovimi, ku gjithnjë e më shumë hapësirë po u jepet futbollistëve të rinj, në funksion të ndërtimit të skuadrës për sfidat e ardhshme madhore.

Continue Reading

Të kërkuara