Aktualitet

Mustafa: Kosova mund të goditet nga një tërmet me intensitet të vogël

Mustafa: Zonat më të rrezikuara janë Peja, Prizreni, Istogu, Anamorava, dhe zona veriore e Kosovës.

Published

on

Vendet e rajonit janë goditur nga tërmetet të njëpasnjëshme, që është ndjerë edhe në Kosovë, por me intensitet më të ulët.

Lidhur me këtë drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës Shemsi Mustafa,  ka thënë se Kosova gjendet afër zonës ku ndodhin tërmetet e mëdha, por pavarësisht kësaj mund të goditet nga një tërmet me intensitet më të vogël.

“Italia, Greqia, disa ishuj të Greqisë, në perëndim dhe në Lindje të Turqisë, është një zonë me aktivitet sizmik shumë  të lartë, ku në të kaluarën ka gjeneruar tërmete shumë të fuqishme deri në 7.2 shkallë të rihterit, ku edhe në të ardhmen mund të gjenerojnë tërmete me një magnitudë prej 7.2 deri në 7.5 shkallë  të rihterit”.

“…kjo është zona më e rrezikuar duke u bazuar në të se është kontakti i dy pllakave tektonike të Afrikës dhe Euro Azisë dhe nga presioni i madh që krijojnë këto dy pllaka nga fërkimi i madh siç e quajmë ne sebduksion, faktikisht gjenerojnë tërmete të fuqishme në tërë këtë zonë. Tani Kosova është afër kësaj zone. Nuk mundet me ndodh ndonjë tërmet me intensitet qysh i ka godit këto zona që i përmenda, por normal që mundet me u godit me tërmete me intensitet më të ulët”.

Ndërkaq siç thekson Mustafa, zonat më të rrezikuara janë Peja, Prizreni, Istogu, Anamorava, dhe zona veriore e Kosovës.

“Bazuar në hartën e rrezikut sizmik kemi tri zona që janë me aktivitet sizmik më të lartë dhe mund të priten tërmetet të fuqishme. Zonat janë, Peja, Prizreni, Istogu. Peja është godit në të kaluarën në vitin 1662 me një tërmet 6.2 shkallë, Prizren që është godit në vitin 1456 me tërmet 6.0 shkallë të rihterit. Kurse tërmeti i fundit që ka godit në vitin 1921 është mirëstudiuar nga IZISI i Shkupit në atë kohë me një magnitutë 6.1 shkallë të rihterit. Kjo është zona Ferizaj, Viti, Gjilan ose Zona e Anomoravës”.

“…këto tërmete që kanë goditur në të kaluarën tregojnë se territori i Kosovës është një vend me aktivitet sizmik relativisht të lartë. Zona veriore e Kosovës, ku në vitin 1980 është goditur me një tërmet 5.8 shkallë të rihterit”.

Po ashtu ai ka përmendur edhe periudhat përsëritëse të tërmetit, ku ka theksuar që brenda 100 vjetësh mund të ndodhin sërish tërmete, raporton EO përcjell Klankosova.tv.

“Harta e rrezikut sizmik e jep me periudhë përsëritëse 50 vjet, 90 vjet, 475 vjet, që brenda 100 viteve mund të goditet territori i Kosovës me një  termet me X magnitude. Kjo tregon për të gjithë ata që ndërtojnë dhe sidomos zonat që i përmendëm”.

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Follorinë, një lëkundje sizmike edhe më e fortë është regjistruar në rajonin e Qipros.

Sipas Qendrës për Monitorimin Sizmik në Evropë dhe Mesdhe tërmeti me magnitudë 6.5 rihter u regjistrua rreth orës 03:00 në Qipro, 100 km larg qytetit të Limasolit.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara