Aktualitet

Musliu, PDK: Qeveria ka buxhet për të blerë vaksinat anti covid por janë të paaftë në menaxhim

Published

on

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha sot në debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë se tash e 1 vit qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me sfida të ndryshme si shëndetësore por edhe ekzistenciale në aspektin ekonomik, raporton Ekonomia Online

“Është e qartë se lufta kundër pandemisë është e vështirë dhe kërkon angazhimin e secilit prej nesh. Ne jemi gati për bashkëpunim por qasja e qeverisë është qasje selektive dhe qasje jo transparente, jo vetëm në raport me partitë tjera, por edhe në raport me qytetarët, votën e të cilëve e mori për të udhëhequr këtë vënd”, tha Musliu.

Ajo tha se shteti i Kosovës ka buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave por nuk ka njerëz të aftë që menaxhojnë shtetin që e kanë detyrë ta sigurojnë vaksinën.

“Është fatkeqësi për vëndin se si kjo qeveri nuk ka guxim të negocioj bindshëm dhe serioz me kompanitë të cilat prodhojnë vaksinën dhe të siguroj dozat e mjaftueshme për qytetarët tanë. Dhe më e keqja është se kjo qeveri, dështimet e veta në këtë drejtim, i shet në opinion si akte top sekrete, pra duke e eliminuar edhe transparencën dhe bashkëpunimin”, tha Musliu.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu po ashtu ka pyetur ministrin Arben Vitia se si është e mundur që të mbyllet gastronomia e të lihen hapur të gjitha bizneset tjera? Si është e mundur tu ndalohen të hyrat një numri të madh të qytetarëve pa e pasë një plan për ndihmë.

“Shihet haptazi se kjo qeveri nuk e ka dhe as që synon të marrë situatën nën kontroll. Pandemia, përvec që merr jetë, po shkakton edhe dëme serioze në ekonomitë familjare. Përballja e qytetarëve me pandeminë, humbja e vendeve të punës, nxjerrja e vendimeve ad hoc. etj.  kanë futë qytetarët në borxhe dhe cka është më e rënda, qeveria nuk po jep as shenja minimale që ka një plan për tju kundërvy këtyre dëmeve, thuajse qeverisja nënkupton sfilata mediale dhe propaganda filozofike, thuajse qeverisja nuk ka asnjë lidhje me ekonominë. Por qeveria duhet ta dijë se dëmët që u janë shkaktuar bizneseve dhe dëmet që i janë shkaktuar popullit do të jetë vështirë të rregullohen. Stabiliteti ekonomik është një faktor i rëndësishëm edhe për stabilitetin shëndëtësor fizik dhe psiqik. Frika nga virusi, vdekja e të dashurve, humbja e burimeve të të ardhurave, po i sjell qytetarët në kufijtë e asaj që njeriu mund të durojë. Dhe reagimi i kësaj qeverie ishte, mbyllja e gastronomisë, ora policore natën dhe ndalesa e 20 eurove të pensionistëve, në ndërkohë që shkalla e ankthit, depresionit dhe rraskapitjes është rritur ndjeshëm”, tha ajo. 

Sipas deputetes Musliu, një të infektuari me Covid, trajtimi ditor po i kushton 100 deri 150 Euro, duke i thënë qeverisë të llogarisin se sa është shuma që çdo qytetarë shpenzon për terapi deri në shërim, ndërkohë që një i infektuar si ndihmë merr vetëm 50 Euro nga komuna.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara