Aktualitet

Murati: Kemi mbështetur skemat sociale dhe pensionistët, gjendja e inflacionit në vend serioze

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka prezantuar masat dhe mbështetjen e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. Murati ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar në fazën me pandeminë janë prekur ekonomikisht më së shumti familjet me të ardhura të ulëta dhe mungesës të të ardhurave financiare.

Sipas tij lufta në Ukrainë ka ndikuar në gjendjen e inflacionit që siç tha ai, është serioze pasi që ngritja e çmimeve ka filluar nga nafta deri tek gruri, mielli, vaji dhe ushqimet bazike.

Kriza e inflacionit që filloi në pjesën e dytë të vitit të kaluar, pra fundi i vitit të kaluar për shkak të kërkesës së rritur dhe tani kemi përkeqësim të kësaj krize duke marrë parasysh krizën energjetike gjatë dimrit që lamë pas, si dhe luftën në Ukrainë që ndikoi më tutje negativisht në çmimet, sidomos ushqimeve, duke filluar nga gruri, mielli e vaji ushqimor dhe gjërat e tjera elementare. Si qeveri jemi mundu që të ndërmarrim masa të nevojshme për aq sa ka pasur dhe ka lejuar hapësira fiskale që të adresojmë shumicën prej nevojave që të adresojmë mbështetjen ndaj qytetarëve e duke filluar çdo herë prej atyre që kanë nevojë më së shumti, kriza e inflacionit sidomos, i ka prekur të gjithë qytetarët mirëpo disa prej qytetarëve janë prekur më shumë për shkak të ardhurave të tyre të ulëta apo mungesës të të ardhurave. Pra, shumica e shportës së tyre është lehtësuar për shkak se ata preken më së shumti, si rrjedhojë”, ka thënë Murati.

Ai tutje ka folur për pakot e rimëkëmbjes ekonomike duke filluar na masa 3.1 për mbështetjen e familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre e që përfitues sipas ministrit janë 2963 familje me nga 1500 euro mbështetje.

Ta zëmë tek pakoja për mbështetjen të familjeve kemi filluar që nga masa 3.1 pra që ka qenë mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga covid-19 dhe aty gjithsej deri më tani kemi pasur 2963 përfitues d.m.th. është mbështetur secila familje me nga 1500 euro e prej tyre kanë qenë 90 staf mjekësor që kanë punuar në institucione publike dhe që kanë humbur jetën e mbështetja pra për ta ka qenë 10 mijë euro d.m.th. jemi munduar që të përkujdesemi për ato familje që kanë humbur një anëtar të familjes duke pasur parasysh që disa prej tyre kanë pasur shpenzime gjatë trajtimit por çfarë ka qenë më e rënda ndoshta prej shumicës së këtyre familjeve disa e kanë humbur edhe burimin kryesor të të ardhurave pra nëse ka qenë dikush që ka punuar dhe ka sjellë të ardhura për familje në momentin që nuk ka qenë më ai anëtar që ka vdekur për shkak të COVID familja e ka pasur më të vështirë kemi dashur të iu dalim në mbështetje këtyre familjeve“, tha ai.

Sipas tij, përkrahje kanë pasur edhe familjet me asistencë sociale, të gjitha kategoritë e pensionistëve, pensionistët kontributpagues dhe veteranët, deri sa 100 mijë familjarë me asistencë sociale kanë përfituar nga kjo masë.

Tjetër mbështetje ka qenë për shembull masa 3.2 që në kuadër të kësaj mase kemi pasur mbështetje për skemat sociale pra për familjet që pranojnë asistencë sociale që janë rreth 26 mijë familje në tërësi apo 100 mijë familjarë përfitues si dhe ka qenë mbështetja për pensionistët në kuadër të këtyre masave, të kësaj mase për këto kategori fillimisht qysh në vitin e kaluar pra kemi pasur rritje prej 30% për skemat sociale me të marrë mandatin dhe pastaj për skemat sociale në muajin nëntor dhe dhjetor kemi bërë dyfishimin e përfitimit pra mbi at 30% d.m.th. përfitimi ka qenë 260% e vlerës origjinale kur kemi pranuar mandatin nëse një familje ka përfituar 200 euro me dyfishim kanë përfituar 400 euro pra 2 muaj nga 400 euro në muajt nëntor dhe dhjetor. Tek pensionistët kemi bërë rritjen e përhershme të pensioneve për 11% për pensionet bazike dhe për 33% për pensionet e tjera ato pra që kanë qenë nën 100 euro”, ka thënë Murati

Ministri i Financave ka shtuar se në vitin e kaluar për rreth 6 muaj, në kuadër të masës 3.4 në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar IOM dhe UNDP e Bashkimin Evropian kanë shpërndarë pakon ushqimore për 10 mijë e 500 familje.

Vendi

Nga laboratorët modernë te spitali universitar: Rrugëtimi yt në Shëndetin Publik dhe Shkencat Mjekësore në UBT

Published

on

By

Në një kohë kur sfidat shëndetësore po ndryshojnë me shpejtësi dhe nevoja për profesionistë të rinj e të përgatitur po rritet çdo ditë, UBT sjell programin Shëndeti Publik dhe Shkenca Mjekësore. Ky program është krijuar për të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë në shëndetësi dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e individëve dhe komuniteteve.

Programi kombinon njohuritë shkencore me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve një formim bashkëkohor dhe të orientuar drejt kërkesave të tregut të punës. Gjatë studimeve, studentët zhvillojnë aftësinë për të analizuar problemet shëndetësore, për të marrë vendime të bazuara në prova dhe për të bashkëpunuar në mënyrë profesionale me ekipe të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe etikës profesionale, kërkimit shkencor, parandalimit dhe promovimit të shëndetit.

Studimi në UBT u jep studentëve mundësinë të jenë pjesë e një mjedisi akademik modern dhe dinamik. Përvoja e gjatë e UBT-së në edukimin shëndetësor, kampusi modern, laboratorët e pajisur, poliklinika universitare me mbi 20 ambulanca, Spitali Universitar United Hospital dhe bashkëpunimet ndërkombëtare krijojnë një bazë të fortë për një përvojë studimore që lidh teorinë me praktikën dhe përgatit studentët për sfidat reale të profesionit.

Programi Shëndeti Publik dhe Shkenca Mjekësore hap mundësi të ndryshme për zhvillim profesional. Të diplomuarit mund të angazhohen në qendrat e shëndetit publik, institucionet e kujdesit parësor dhe parandalues, institucionet qendrore dhe komunale, organizatat joqeveritare, projektet ndërkombëtare dhe fusha të ndryshme që lidhen me promovimin e shëndetit, monitorimin e faktorëve të rrezikut, sigurinë ushqimore dhe mjedisore. Gjithashtu, diploma krijon mundësi për vazhdimin e studimeve në nivelin Master, në UBT apo universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Nëse je një i ri që kërkon më shumë se një diplomë dhe dëshiron të ndërtosh një profesion me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri, ky program të ofron njohuritë, aftësitë dhe përvojën që të jesh profesionist lider në shëndetësi.

Për këtë program, UBT ofron bursë prej 20% për të tri vitet e studimit, si mbështetje për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në fushën e mjekësisë.

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 23 gusht 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 23 gusht 1993

Në ndeshjen e trenit me autobus në Pomozotin të Fushë-Kosovës humbën jetën 19 udhëtarë

Sot, rreth orës 6.30 të mëngjesit, treni i udhëtarëve që qarkullonte në drejtimin Fushë-Kosovë – Pejë, në vendkalimin Pomozotin të Fushë Kosovës, u përplas në autobusin e Eektroekonomisë së Kosovës, që po i dërgonte punëtorët në ndërresën e parë.

Sipas njoftimeve të para jozytare, të cilat i dha gjykatësi hetues, deri tani është konstatuar se në vendin e ngjarjes kanë vdekur 19 veta, kurse 17 të tjerë janë gjendje të rëndë shëndetësore.

Udhëtarët që morën lëndime të këtë ndeshje u vendosën në Klinikat e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

 

23 gusht 1994

Represioni në Kosovë

Podujevë: – Dje në Dobërdol të Podujevës, me pretekst të kërkimit të amërve, u bastis shtëpia e Selman Hashim Gashit, i cili dorëzoi një pushkë të vjetër.

Dje policia serbe ishte edhe në shtëpinë e Abdullah Hakiqit në Podujevë. Pasi Abdullahu gjendet në botën e jashtme, policia kërkoi nga anëtarët e familjes që të paraqiten në polici dhe të dorëzojnë një pushkë dhe një revole.

Prishtinë: – Dje në fshatin Vranidoll të Prishtinës, në orën 9,15, u bastisën shtëpitë e Hajdin dhe Rrahim Bekollit. Nga nëna e këtyre dy vëllezërve u morën dy revole, pronë e bashkëshortit të saj që ka vdekur para katër vjetësh.

Në këtë fshat para katër ditësh ka qarkulluar shumë herë policia. Pardje, në orën 14,30, policët serbë të stacionit të Lluzhanit, me pretekst të kërkimit të armëve, morën Ruzhdi dhe Ilmi Statovcin nga lagja Kodra e Trimave. Nga Ruzhdiu policët kërkonin një automatik dhe një mitraloz. Ai u rrah nga policia dhe mori urdhër që të paraqitet sërish në stacionin e policisë në Lluzhan. Pejë: – Më 19 gusht, me pretekst të kërkimit të armëve, policia thirri për t’u paraqitur në stacionin e policisë Sherif Kastratin, Ahmet Tafilajn, Jakup Shalën dhe Adem Shalën nga fshati Dobërdol i Pejës.

Mitrovicë: – Policia serbe arrestoi në Gazivodë Fadil Hamitin (23) nga Mitrovica, i cili ishte nisur me autobus të “Kosovatransit” të Mitrovicës për në Ulqin. Policia zbriti Fadilin nga autobusi dhe ia dorëzoi pastaj policisë ushtarake serbe, e cilai e dërgoi në një kazermë të ushtrisë në Mitrovicë. Njoftohet se Fadili është marrë në ushtrinë serbe më 18 mars të vitit 1991, por ka dezertuar nga ushtria serbe në janar të vitit 1992.

Dje në fshatin Koshtovë të Gashit, komuna e Mitrovicës, policia kërkoi armë nga Xhavit Hajredini. Policia ka kërkuar nga ai që sërish të paraqitet në stacionin e policisë në Mitrovicë.

 

 

24 gusht 1994

Nga Greqia u kthyen 4 shqiptarë të vrarë

Ministria e Rendit Publik të Shqipërisë njoftoi dje se që nga 15 gushti i këtij viti, kur edhe filloi gjykimi i pesë shtetasve shqiptarë me përkatëse greke, nga Greqia u dëbuan 12.830 persona, prej të cilëve edhe 180 me dokumente të rregullta.

I njëjti burim po ashtu përmes RTSH njoftoi se nga kjo datë u kthyen edhe katër kufoma të të rinjëve që u vranë nga policia greke, më 19 gusht u kufoma e Hysen Gjokos (23), më 20 gusht e Ali Reçit (24), më 22 gusht e Driton Elez Muços (19) dhe më 23 gusht e Renato Selatin Muços (19).

 

 

23 gusht 1995

Në Kosovë janë vendosur 5 mijë e planifikohet të sillen edhe 7 mijë refugjatë serbë nga Kroacia

Ndonëse tashmë është e ditur se refugjatët serbë nga Kroacia nuk duan të vijnë në Kosovë, regjimi i Beogradit këmbëngul që Kosovën ta kolonizojë dhe serbizojë sa më shumë, duke i sjellë refugjatët nga Kroacia me dhunë.

Një delegacion i pushtetit të instaluar serb të Kosovës me në krye Millosh Neshoviqin dhe me disa zyrtarë të tjerë të Serbisë qëndroi dje në Apatin, ku siç thuhet, biseduan për zhvendosjen e refugjatëve serbë nga atje në Kosovë. Neshoviqi, i cili është një lloj gjysmëguvernatori për Kosovën, i deklaroi gazetës “Politika ekspres”: “Në rajonin e Kosovës aktualisht gjenden rreth 5.000 refugjatë nga Kraina dhe pa kurrfarë problemi mund t’i strehojmë menjëherë edhe 7.000 njerëz. Në Kosovë sot mund të ofrojmë shumë më tepër se në çdo pjesë të Serbisë. Në të gjitha 29 komunat po përshpejtohet parcelizimi i tokës, e cila së shpejti do t’u jipet refugjatëve për ta punuar. Çdo familjeje do t’i ofrojmë nga 2 hektarë toke të klasit të parë ose nga 3 hektarë të klasit të dytë e të tretë. Fjala është për tokën cilësore, me vreshta, kopshte dhe ara. Punë ka edhe për ata që duan të punojnë në ndërmarrje. Se cili është ky numër nuk e di, por pas disa ditëve edhe kjo do të dihet, pasi janë duke u evidentuar vendet e lira të punës”.

Siç shihet ky administrator serb fare nuk fsheh qëllimet e regjimit serb për kolonizimin e Kosovës me refugjatë serbë nga Kroacia.

Po kjo gazetë shkruan se përfaqësuesit e refugjatëve serbë shkuan në Kosovë, “për t’u bindur” se çfarë u ofrohet.

Me qëllim të shprishjes së strukturës homogjene etnike shqiptare, regjimi serb ka paraparë që në Skënderaj të dërgojë 400 refugjatë, por deri më tash nuk është sjellë asnjë refugjat serb. Kryetari i instaluar serb i Skënderajt Sima Simiq i deklaroi shtypit serb se komuna do t’ia falë nga tre hektarë tokë pune çdo familjeje serbe.

Kryetari i Kryqit të Kuq të Jagodinës i deklaroi agjencisë Tanjug se janë duke u evidentuar refugjatët serbë që do të dërgohen në Kosovë. Tashmë është evidentuar grupi prej 500 refugjatësh që do të dërgohet sot në Gjakovë.

Në komunën e Prizrenit regjimi ka sjellë 700 refugjatë, kurse këto ditë pritet të sjellë edhe 700 të tjerë. Për refugjatët komunarët serbë të Prizrenit ofrojnë nga tre hektarë tokë pune ose nga tre hektarë vreshta të klasit të parë dhe punësimin e nja 100 refugjatëve.

Shtypi serb vazhdon të shkruajë për gjoja ndihmën e “madhe” humanitare që po japin (apo më mirë të thuhet që po u merret) organizatat e individët për refugjatët. Një shoqatë e romëve të Gjakovës paska grumbulluar ndihma për refugjatët serbë, kurse romët e Gjilanit gjoja paskan kërkuar vendosjen e refugjatëve serbë në Kosovë!

 

 

23 gusht 1998

Sulme masive të forcave serbe në Suharekë

Sot në orën 5:30, forcat serbe kanë urdhëruar familjet e lagjes Bajraktari në Suharekë që të largohen nga shtëpitë e veta, ndërsa pak vonë, forca të mëdha serbe janë vendosur me tankse afër kësaj lagjeje dhe kanë filluar granaitmin e fshatrave Peçan, Reshan, Studeçan e Samadraxhë dhe nga ana e Biraçit, fshatin Sllapuzhan.

Banorët e këtyre fshatrave janë larguar në panik nga shtëpitë e veta, pasi sulmi ishte i rrufeshëm.

Në orën 7:30, një burim i LDK-së në Suharekë tha se sulmi po vazhdonte ende.

 

Sulm i ashpër i forcave serbe në Reçak të Shtimes

Sot, në orët e pasditës forcat serbe kanë sulmuar fshatrat Reçak e Belincë të Shtimes. Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Shtime njofton se këto dy fshatra janë në flakë, pasi shtëpive të këtyre dy fshatrave këmbësoria serbe ua ka vënë zjarrin.

Deri tash nuk dihet për të vrarë apo të plagosur.

Gjendja në këtë komunë është shumë e rëndë. Në orët e hershme të mëngjesit forcat serbe kanë filluar një sulm masiv kundër shumë fshatrave. Në mbrëmje, të gjitha rrugët po mbahen të bllokuara nga forcat serbe.

 

Foto: Suhareka

Continue Reading

lajme

Të rinjtë e rajonit të Prizrenit po zgjedhin UBT International Smart Schools – shkollën më të mirë të programimit në vend

Published

on

By

Në kuadër të zhvillimit të arsimit në rajon, Gjimnazi TIK – UBT International Smart Schools në Prizren po vazhdon të ofrojë programe të orientuara drejt përgatitjes së të rinjve për tregun digjital dhe teknologjik.

Përmes një modeli arsimor që ndërthur teorinë me praktikën, shkolla zbaton konceptin Classroom 4.0 dhe kurrikulat e bazuara në qasjen STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë). Procesi mësimor mbështetet në teknologji të avancuara, si platforma EON XR për Realitetin Virtual dhe të Shtuar (VR/AVR), me synim përshtatjen me kërkesat e Industrisë 4.0.

Metodologjia e punës në Gjimnazin TIK fokusohet në mësimdhënien me nxënësin në qendër, qasjen e integruar dhe zhvillimin e kompetencave për tregun e punës. Gjatë procesit mësimor, nxënësit fitojnë shkathtësi praktike duke mësuar të përdorin terminologji profesionale, të vizatojnë e skicojnë vizatime teknike, si dhe të përzgjedhin veglat, pajisjet e materialet e duhura për çdo projekt.

Përveç përdorimit të kompjuterit personal dhe pajisjeve të teknologjisë së informimit për nevojat e punës, programi u mundëson nxënësve të instalojnë pajisje hyrëse-dalëse dhe të përzgjedhin e mirëmbajnë veglat për instalimin e rrjeteve lokale. Po ashtu, nxënësit aftësohen të krijojnë e të dizajnojnë uebfaqe, të ndërtojnë baza të dhënash e të garantojnë sigurinë e tyre, si dhe të përshtatin apo përditësojnë softuerë të ndryshëm.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm për UBT International Smart Schools është akreditimi nga Cambridge International Education, i cili përforcon orientimin e institucionit drejt standardeve ndërkombëtare në arsim. Përmes këtij akreditimi, nxënësit kanë mundësi të ndjekin programe dhe kualifikime të Cambridge, duke përfshirë rrugëtimin akademik Cambridge Pathway.

Gjimnazi TIK në UBT International Smart Schools i kushton vëmendje edhe zhvillimit të pavarësisë profesionale, ku nxënësit mësojnë të bëjnë analiza të kërkesave nga klientët, të implementojnë ndërfaqe përdoruesi dhe të këshillojnë e ushtrojnë përdoruesit e tjerë të softuerëve. Përmes shfrytëzimit të pavarur të literaturës profesionale, ata përgatiten të zgjidhin në mënyrë të pavarur probleme të natyrave të ndryshme teknologjike që mund të paraqiten gjatë punës.

Ndërsa, synimi kryesor UBT International Smart Schools mbetet ngritja e standardeve në arsimin profesional, duke u mundësuar nxënësve zhvillim të qëndrueshëm dhe aftësim për të qenë konkurrues në fushën e teknologjisë. Për të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e këtij programi, procesi i aplikimit është në fazën e fundit, pasi kanë mbetur edhe pak ditë nga përmbyllja e afatit për regjistrime në kampusin e UBT-së, në ITP Prizren.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Vendi

Biopsia e gjirit, hapi vendimtar për një diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë

Published

on

By

Zbulimi i një mase, noduli apo ndryshimi të pazakontë në gji nuk duhet të nënkuptojë automatikisht praninë e kancerit, por kërkon vlerësim të kujdesshëm mjekësor. Kur ekzaminimi klinik, mamografia, ekografia apo rezonanca magnetike evidentojnë një zonë të dyshimtë, biopsia e gjirit është një nga mënyrat më të rëndësishme për të përcaktuar natyrën e saj, pasi mundëson marrjen e një mostre indi për ekzaminim histopatologjik.

Në United Hospital, kjo procedurë realizohet me teknika moderne dhe, në varësi të karakteristikave dhe lokalizimit të ndryshimit, mund të kryhet nën udhëheqjen e ekografisë apo metodave të tjera imazherike. Biopsia me gjilpërë (core needle biopsy) është një nga teknikat e përdorura për marrjen e mostrave të vogla të indit, të cilat më pas analizohen nga patologët për të përcaktuar nëse ndryshimi është beninj, malinj apo kërkon vlerësime të mëtejshme.

Pse ka rëndësi biopsia?

Imazheria mund të tregojë se një zonë e gjirit është e dyshimtë, por diagnoza përfundimtare kërkon, në rastet kur biopsia indikohet, analizën e indit. Rezultati patologjik mund të ndihmojë ekipin mjekësor të përcaktojë hapat e mëtejshëm diagnostikues dhe terapeutikë
Procedurat me gjilpërë zakonisht kryhen me anestezi lokale, ndërsa përdorimi i imazherisë ndihmon mjekun të drejtojë saktësisht gjilpërën drejt zonës së dyshimtë. Në shumë raste, pacientja mund të largohet pas procedurës dhe të rikthehet në aktivitetet e zakonshme brenda një kohe të shkurtër, sipas udhëzimeve të ekipit mjekësor.

Mesazhi më i rëndësishëm është i qartë: mos e shtyni kontrollin dhe mos lejoni që frika nga biopsia t’ju largojë nga diagnostikimi. Një ndryshim në gji duhet të vlerësohet nga profesionistët dhe, kur rekomandohet biopsia, përgjigjja histopatologjike mund të jetë vendimtare për orientimin e trajtimit.

A E DINIT SE BIOPSIA E GJIRIT SHPËTON JETË?
ZBULIMI I NJË MASE NË GJI KËRKON QARTËSI TË PLOTË!

Biopsia është hapi më i saktë për të përcaktuar natyrën e çdo ndryshimi.

PROCEDURË MINIMALE INVAZIVE
SAKTËSI 100% DIAGNOSTIKUESE
PA DHIMBJE & ME TEKNOLOGJI MODERNE

ÇFARË ËSHTË BIOPSIA E GJIRIT?
Procedurë diagnostikuese kyçe që përcakton natyrën e një mase apo noduli të zbuluar gjatë ekografisë ose kontrollit klinik.
Përcakton me precizion absolut nëse ndryshimi është beninj (i padëmshëm) apo malign (kanceroz).
Ndihmon në ndërtimin e një plani të personalizuar dhe efektiv trajtimi.

SI REALIZOHET PROCEDURA?
Mostër e vogël indi: Merret me kujdes nga zona e dyshuar përmes teknologjisë më të avancuar.
Minimale Invazive: Procedurë e shpejtë, pa dhimbje dhe me rehati maksimale për pacientin.
Analizë e Detajuar: Ekzaminohet në laborator nga patologë të specializuar.

PSE ËSHTË KAQ E RËNDËSISHME?
Diagnostikimi i hershëm rrit maksimalisht mundësinë e shërimit të plotë.
Qetësi mendore: Eliminon dyshimet dhe ankthin e panjohurisë.
Mbrojtje për të ardhmen: Kontrolli i rregullt dhe diagnoza e saktë shpëtojnë jetë!

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e gruas./rajonipress/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Të kërkuara