Lajmet

Murati e quan propagandë të Beogradit “prishjen” e raportit me SHBA-në

Kjo sipas tij është kryesisht propagandë me elemente të Beogradit.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se “prishja” e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kryesisht propagandë me elemente të Beogradit.

Ministri i Financave ka fajësuar Prokurorinë Speciale pse s’po forcohet argumenti para ndërkombëtarëve se Serbia me dinarët që i transferonte në Kosovë sponsorizonte edhe grupet terroriste.

“Ne jemi partner të përkushtuar dhe i ndajmë të gjitha informatat e nevojshme me ta. Është një vendim i BQK-së i dhjetorit të vitit të kaluar. Ka qenë i planifikuar të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Ne koordinohemi, konsultohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë e mbështesin njëzëri qëllimin që do të arrihet përmes këtij vendimi, i vetmi dallim ka qenë te periudha tranzitore. Këto prishjet e raporteve janë propagandë të elementeve kryesisht nga Beogradi për një çështje që është tërësisht teknike”, ka thënë Murati në konferencë për media të mërkurën.

“Sepse mungon një aktakuzë. Mungon veprimi i Prokurorisë. Si mund të presim nga partnerët tanë që të kenë urgjencë për sulmin në Banjskë, kur ka institucione në Kosovë që e marrin me shumë qetësi këtë far çështje. Të gjithë po presim që Prokuroria të lëvizë rastin e Banjskës dhe do ta përforconte argumentin tonë”, ka shtuar Murati.

E dështimet për shumë premtime që i kanë bërë, Murati i ka ndërlidhur me luftën në Ukrainë, pandeminë e mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës. Murati tha se implementimi i tyre nuk do të ndalet, pavarësisht vonesave.

“Mund të them që në fillim kemi pasur një agjendë me ambicioze, ajo ka qenë në situatë pa kriza. Jemi ballafaquar me kriza që probabiliteti për t’u përballur me kriza është një herë në 10 vjet…  kishim edhe shkallë të inflacionit dy shifrore. Kishim disa krize që kanë ndodhur në tri vite qeverisje. Është dashur që të ballafaqoheni me to që t’u dalim në ndihmë qytetarëve. Kjo ka ndikuar që disa prej reformave që të shtyhen. Kemi pasur edhe disa vonesa në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Kanë qenë këto situata që e kanë shtyrë implementimin e reformave në kohë, por implantimi i tyre nuk do të ndalet”, ka thënë ai.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara