Lajmet

Jeton Bytyqi propozohet kandidat për gjyqtar në Kushtetuese

Ky i fundit ka marrë 69 vota nga deputetët.

Published

on

Kuvendi i Kosovës e ka propozuar për kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Jeton Bytyqin. Ky i fundit ka marrë 69 vota nga deputetët, i cili më pas duhet të emërohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidatë. Ai tha se dy kandidatët e propozuar nga komisioni i posaçëm janë Jeton Bytyqi e Selman Ymeri.

“Nga data e publikimit të konkursit 6 deri më 25 tetor, për një pozitë për gjyqtarin në Gjykatën Kushtetuese kanë aplikuar katër kandidatë, si në vijim: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini. Në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara me kushtetutë dhe ligj të katër kandidatët i plotësuan kushtet për tu përzgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni në lidhje me vlerësimin e kandiatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese vendosi që të bëhet vlerësimi përmes intervistimit me gojë”, tha Rrustemi./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara