Lajmet

Kurti i përgjigjet O’Brien: Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën

Ai tha se Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë së tij.

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien ku thotë se “nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Kryeministri Kurti theksoi se nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën, dhe shtoi se Kosova nuk ka partner, aleat dhe mik më të rëndësishëm sesa SHBA-të. Derisa tha se Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë së tij, edhe sa i përket rregullore së BQK-së.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. BQK ka prezantuar një plan dhjetë pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi Republikë demokratike, qeveria nuk i mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore siç është BQK, dhe në mesin e këtyre dhjetë pikave si plan pune për zbatimin e rregullores, BQK nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese. Pra pa ndëshkim, incidente duam të ecim përpara. Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i yni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe për paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serb. Jam kryeministër i cili nuk dëshiron qe qytetarët të kenë më pak para, të kenë më shumë para. BQK ja ka dërguar një letër Bankës popullore të Serbisë, shpresojmë se do të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë qe të ndëshkojmë askënd me kurrfarë masash, mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion, ashtu që të legalizohet, të formalizohet çdo transaksion financiar…Nuk po rrezikohet (partneriteti me Ameriken”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas ceremonisë së përurimit të projektit të MRI-së në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Kurti shtoi po ashtu se do t’i japin kohë tranzicionit sa i përket implementimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Pas çlirimit 1999-të ne kemi pasur markën gjermane, nga janari i vitit 2002 e kemi euron evropiane, askush nuk po thotë merreni lekun e Shqipërisë ose valutën e re kosovare dardan, por euron, është evropiane. Nuk besoj se qytetarët serb janë ata që shohin këtë problem, por natyrisht Beoradi zyrtar qe nuk e pranon pavarësinë dhe nuk i pranon krimet e kryera para 25 vjetëve në Kosovë morën përmasat e gjenocidit, është ai i cili sjell këso paralajmërimesh. Andaj, do t’i japim kohë tranzicionit, BQK udhëheq me hapat dhjetëpikësh, edhe ne do të japim kontributin tonë për zbatim sa më të ‘lëmueshëm’ dhe si për BQK, për shtet ndërtimin tonë demokratik, për sistemin tonë financiar, jemi gjithashtu falënderues e mirënjohës ShBA-ve që kanë kontribuar jo vetëm thjesht 16 të shtetit të pavarur por 25 vjet të Kosovës së çliruar”, deklaroi Kurti.

I pyetur se çfarë po bënë Qeveria për të aktualizuar problemin për krimet që ka bërë Serbia, Kurti ka thënë se Kosova ka themeluar Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës të jetë sa më aktive në përndjekjen e këtyre krimeve të kryera nga Serbia.

“Ne tashmë kemi themeluar Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Aty ka një drejtor, profesor universiteti, Atdhe Hetemi, i cili po krijon ekipin e vet në mënyrë që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të hulumtojnë, dokumentojnë dhe trajtohen. I bëjë thirrje edhe njëherë Prokurorisë Speciale të Kosovës të jetë sa më aktive në përndjekjen e këtyre krimeve të kryera, meqenëse se ende kemi dëshmitarët e gjallë dhe plagët e freskëta dhe sa më herët qe trajtohen këto krime, aq më mirë është edhe për proceset gjyqësore”, shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës. Ai tha Kosova është duke u forcuar me partnerët e aleatët tanë të NATO-s e BE-së.

“Republika e Kosovës e ka pasur sfidë luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe për këtë jemi në rrugë shumë të mirë për ta eliminuar plotësisht, e kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm në këto tri vite. Kurse, anën tjetër sot sfidë tejet e rëndësishme e kemi kërcënimet e sigurisë që na vinë nga fqinji jonë verior, Serbia. Por, edhe për këtë jemi duke u forcuar me partnerët e aleatët tanë të NATO-s e BE-së. Të NATO-s në krye me ShBA-të, ndërkaq me të Bashkimit Evropian me gjitha 27 shtetet që kultivojmë marrëdhënie të mira, madje edhe me ato të cilat ende nuk i janë bashkuar 22 shteteve që kanë njohur pavarësinë tonë”, tha ai.

Lajmet

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite dënojnë sulmet e rebelëve Houthi ndaj aeroportit të Riadit

Published

on

By

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite – të njohura si grupi R4 – kanë dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme të rebelëve Houthi të Jemenit ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Riadit, duke i cilësuar ato si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm për sigurinë rajonale.

Sipas autoriteteve saudite, një sulm i ri i kryer të dielën ka lënë një person të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, vetëm një ditë pasi një goditje tjetër nga Houthit shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të lënduar.

Përmes një deklaratë të përbashkët, katër fuqitë rajonale shprehën solidaritetin e tyre me Riadin dhe konfirmuan mbështetjen për të gjitha masat mbrojtëse që Arabia Saudite do të ndërmarrë. Ato bënë përgjegjës grupin Houthi për pasojat mbi paqen ndërkombëtare dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve.

Zotimi për mbrojtje vjen në kuadër të marrëveshjes ushtarake të nënshkruar në gusht mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, e cila parashikon reagim të përbashkët ushtarak dhe vendosje të shpejtë të forcave mbrojtëse në rast sulmi ndaj ndonjërës prej palëve. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes, kërkojnë pagat dhe trajtimin e lëndës

Published

on

By

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar të hënën para Gjykatës Supreme në Prishtinë, duke kërkuar përshpejtimin e trajtimit të lëndës së tyre gjyqësore, vonesa e së cilës i ka lënë pa paga.

Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, vonesat në vendimmarrjen e gjyqësorit po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qindra familjeve, ndonëse stafi ka vazhduar të kryejë detyrat e punës dhe t’u ofrojë shërbime qytetarëve.

Organizatori i protestës, Xhevat Prebreza, theksoi se kërkesa e tyre kryesore është mosvonesa e drejtësisë.

“Jemi këtu para Gjykatës Supreme sepse pas kësaj lënde janë qindra punëtorë dhe familje që presin një përgjigje. Ne nuk po kërkojmë ndërhyrje në drejtësi, por kërkojmë që drejtësia të mos vonohet, sepse në mes është jeta e familjeve tona”.

Prebreza u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë, duke ngritur pyetjen se sa gjatë duhet të presin punëtorët për të marrë pagat që u takojnë me ligj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së shpreh gatishmëri për bashkëpunim me presidenten Shiroka-Pula

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas një takimi zyrtar të zhvilluar me përfaqësues të këtij misioni diplomatik.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada amerikane konfirmoi përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës në realizimin e objektivave strategjike.

“Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Halil Bashota merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për ekokritikën në Londër

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Halil Bashota ka prezantuar punimin e tij shkencor dhe ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Konferencën Ndërkombëtare për Ekokritikën dhe Studimet Letrare, të organizuar nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR), në Birkbeck, University of London, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Punimi i profesorit Bashota trajtoi ekopoetikën dhe modernizmin përmes veprave të poetit amerikan William Carlos Williams, me fokus të veçantë në poezitë “Asphodel” dhe “The Red Wheelbarrow”. Përmes kësaj analize, ai shqyrtoi mënyrën se si poezia e Williams-it ndërton marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe natyrës, trajton botën natyrore dhe nxjerr në pah rëndësinë ekologjike të përditshmërisë.

Konferenca e cila u organizua nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR) në Birkbeck, University of London, shërbeu si një platformë për dialog ndërdisiplinor dhe diskutime mbi mënyrat se si letërsia, kultura dhe studimet mjedisore ndihmojnë në kuptimin e marrëdhënies së njeriut me natyrën dhe sfidat ekologjike bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara