Lajmet

Mungon deputetja Pacolli, shtyhet gjykimi ndaj Sveçlës dhe të tjerëve për gazin lotsjellës

Seanca e ardhshme do të mbahet me 26 mars në ora 10:00.

Publikuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca ndaj ministrit të Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kuvendit në vitin 2019.

Në mungesë të cd-incizimeve nga ana e te pandehurve dhe mungesës së deputetes Fitore Pacolli seanca e sotshme nuk ka vazhduar. Seanca e ardhshme do të mbahet më 26 mars në ora 10:00.

Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm si dhe “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Lajmet

​Protestë e dhunshme në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

nga

Me tensione është shoqëruar protesta e thirrur nga opozita e Republikës së Shqipërisë jashtë Kuvendit ditën e sotme.

Kur në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, protestuesit u kanë vënë zjarrin gomave jashtë ambienteve të Kuvendit.

Protesta me mbështetësit e opozitës agravoi deri në përplasje fizike dhe hedhje molotovësh ndaj policisë.

Fillimisht protestuesit kanë shtyrë policinë, e më pas kanë hedhur përveç molotovëve, edhe gurë në drejtim të tyre.

Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet Kuvendit, aty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione./TopChannel/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Quinti, BE dhe OSBE i reagojnë Qeverisë për shpronësimet në veri

Publikuar

nga

Vendet e Quintit, BE-së dhe OSBE-së i kanë reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimin e 30 majit për shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, nëpërmjet një deklarate kanë shprehur keqardhje për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës më 30 maj që të finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, që tregon se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar. Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim”, thuhet në deklaratë.

Aty theksohet se është thelbësore që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin, që të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve dhe titullarëve të të drejtave të respektohen plotësisht.

“Ndarasi ne i kemi shprehur shqetësimet tona Qeverisë se projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës të marra sipas Planit të Ahtisaarit dhe kemi inkurajuar atë që ta modifikojë ligjin në përputhje me rrethanat përpara se ta miratojë atë. Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që t’i përmbahet sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë themelet e shoqërive vitale dhe demokratike. Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet në deklaratë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hoti: Biseda mes Kusarit e Radoiçiqit në koordinim me Kurtin, të hapet rruga për zgjedhje

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiqi janë bërë me dijeninë dhe koordinimin e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hoti ka thënë se këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që biseda është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë.

“Me shqetësim edhe për nga përmbajtja e këtyre bisedave, por edhe për mënyrën se si është qas mazhoranca atyre përgjimeve. Në kohën kur është bërë ajo bisedë, ai person ka qenë i ndjekur sipas ligjit, pra është biseduar me një person që është në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë. Bisedat që janë bërë me atë person, nuk janë me një zyrtar të thjeshtë ose të një qytetari privat, janë të shefes së Grupit Parlamentar të mazhorancës në Kuvend, dhe nuk ka si të interpretohet ndryshe, sepse Kusari-Lila, si shefe e grupit parlamentar të mazhorancës vepron dhe koordinon agjendën legjislative në emër të kryeministrit. Pra, ajo atë bisedë nuk ka logjikë ta ketë bërë pa dijeninë paraprake të kryeministrit, dhe pa informuar pas bisedës atë, nuk ka si të kuptohet ndryshe. Por duke parë mënyrën si i kanë menaxhuar këta njerëz proceset, nuk pret reagim tjetër prej këtyre”, deklaroi Hoti.

Në lidhje me pretendimet e kryeministri Kurti se këto biseda janë të montuara, Hoti i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që të kërkojë hetime për t’i sqaruar këto pretendime.

“Nëse kryeministri ka një fije integriteti, dhe beson se përgjimet janë të montuara, duhet të kërkojë nga prokuroria që të angazhohet për të ndjekë personat që po montojnë këto. Ndryshe, mbesin fjalë vetëm për publikun pa asnjë mbulesë”, thotë Hoti.

Në anën tjetër, deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka këmbëngulur që Kurti duhet të jap dorëheqje, pasiqë sipas tij, ai tashmë është dorëzuar dhe nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund.

“Duket që nuk ka disponim politik për të shpërndarë Kuvendin. Më vjen keq edhe për mënyrën si interpretohet shpërndarja e Kuvendit, duke e fut në lojë edhe opozitën në këtë aspekt. Në momentin që kryeministri rreth dy muajve ka dalë publikisht dhe ka thënë që është i gatshëm që të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojë vendi në zgjedhje, ai praktikisht ka dhënë dorëheqje, është dorëzuar në një mënyrë, nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund. Tash një person që ka integritet politik për fjalën e dhënë karshi publikut, do duhej të jepte dorëheqje, dhe ta pranonte përgjegjësinë për dështimin në proceset kapitale që po shkon vendi. E vërteta e kësaj është se kryeministri efektivisht ka dhënë dorëheqje, ai duhet ta materializojë këtë përmes aktit të dorëheqjes, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Ndryshe, në vjeshtë futemi në afate të rregullta kohore për zgjedhje”, thotë Hoti në fund.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dogana konfiskon 21 kg duhan të grirë në Vërmicë

Publikuar

nga

Dogana e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një 21 kg duhan të ngrirë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë në një furgon me targa të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Doganës, në furgonin e ndaluar të mërkurën në mbrëmje, ishin 42 paketime të fshehura në vende të ndryshme në veturë.

“Më datën 05.06.2024, në orët të pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij. Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara