Lajmet

Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në Gazë

Duke folur në nisje të një samiti, ai ka thënë se është i “shokuar” nga episodi i fundit në luftën izrael-Hamas.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë të enjten se vrasja e mbi 100 personave, sa kanë qenë duke pritur për ndihmë humanitare në Gazë, është situatë për të cilën mund të kërkohet hetim i pavarur.

Duke folur në nisje të një samiti, ai ka thënë se është i “shokuar” nga episodi i fundit në luftën izrael-Hamas, në të cilën, sipas autoriteteve palestineze janë vrarë mbi 30 mijë civilë, prej 7 tetorit të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur po atë ditë prej luftëtarëve të Hamasit, të cilët kanë kryer sulme në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli është zotuar për ta shkatërruar Hamasin – grup palestinez që udhëheq Gazën, i cili është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, Guterres ka thënë se thellimi i ndasive gjeopolitike “e ka transportuar fuqinë e vetos në një instrument efektiv për paralizë të Këshillit të Sigurimit”.

“Jam krejtësisht i bindur që neve na duhet një armëpushim humanitar dhe neve na duhet lirim i menjëhershëm i pengjeve, dhe që neve na duhet një Këshill i Sigurimit që mund t’i arrijë këto objektiva”, ka thënë Guterres.

Sipas autoriteteve palestineeze, forcat izraelite kanë shtënë me armë zjarri ndaj më shumë se 100 palestinezëve.

Të paktën 112 persona janë vrarë dhe mbi 280 janë plagosur në incidentin në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve.

Hamasi ka thënë se diçka e tillë mund t’i rrezikojë bisedimet në Katar, me qëllim të arritjes së një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

I pyetur nëse beson që ky incident mund t’i komplikojë bisedimet, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “e di që po”.

Mjekët në Gazë kanë thënë që nuk kanë mundur të përballojnë valën e njerëzve të plagosur.

Ushtria izraelite i ka hedhur poshtë akuzat e Hamasit, dhe ka thënë se ka pasur kamionë që kanë qenë duke operuar nga kontraktorë privatë, në kuadër të operacionit për ofrim të ndihmës aq të nevojshme.

Sipas një ushtari, në atë zonë kanë qenë dy incidente dhe në njërin prej tyre, turma u është afruar ushtarëve, dhe ata janë ndjerë të rrezikuar, prandaj kanë nisur sulmet me armë zjarri, duke vrarë një numër njerëzish.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se është duke kërkuar urgjentisht informacion për incidentin, ashtu sikurse Ministria e Jashtme e Francës./REL

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara