Lajmet

​Mungesa e krerëve institucionalë në inaugurimin e Trumpit po konsiderohet shqetësuese

Published

on

Mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po konsiderohet shqetësuese nga analistët politikë. Sipas tyre, kjo tregon për “raportet e dëmtuara të këtij estabilishmenti politik me SHBA-të”.

Trump betohet sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe do të mbajë fjalimin tradicional të inaugurimit para shumë të pranishmëve dhe personaliteteve botërore.

Presidentja Vjosa Osmani dërgoi një delegacion i cili kryesohet nga ambasadori në SHBA, Ilir Dugolli.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidenti Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli, por marrin pjesë në ceremoni.

Analistja politike, Magbule Shkodra thotë se është mirë që politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm nga Kosova po marrin pjesë në betimin e Trumpit si president, mirëpo sipas saj, ka qenë me rëndësi që vendi të përfaqësohet nga niveli më i lartë.

“Nuk ka marrë një ftesë ai [kryeministri Albin Kurti] si një udhëheqës i shtetit tonë dhe zyrtarët të tjerë të tij. Në anën tjetër, presidentja ka marrë një ftesë por sa kemi kuptuar ajo ka autorizuar ambasadorin tonë atje që të na përfaqësojnë. As kjo nuk më pëlqen, megjithëse presidentja Osmani mund të ketë arsyet e veta çfarëdo që të jenë ato përveç shëndetësore, ajo do të duhej të ishte atje. Është me rëndësi për Kosovën që të përfaqësohemi nga zyrtarët shtetëror. Mirë që po marrin pjesë zyrtarë të tjerë, pasi kemi një përfaqësues nga një parti opozitare, po ashtu përfaqësues të biznesit. Mirëpo mungesa e zotëri Kurtit atje flet më shumë. Raportet jo të mira të zotit Kurti me Shtetet e Bashkuara po reflektohet tani me këtë ftesë”, thekson ajo.

Edhe analisti politik, Arbnor Sadiku e sheh si shqetësuese mos-prezencën e ndonjërit prej krerëve të shtetit në inaugurimin e Trumpit.

“Kjo tregon për qasjen e presidentit Trump dhe Partisë Republikane se një qeveri, le të themi e kryesuar nga Kurti, që aktualisht është duke qeverisur, nuk është e mirëpritur për ta, pasi nuk është zgjidhja e duhur për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës….[Mospjesëmarrja as e presidentes Vjosa Osmani] Konsideroj se kjo mund të vije për faktin që presidentja Osmani është në vitin e fundit presidencial dhe roli i saj në politikë është jo më i peshuar se kur ishte në koalicion në listën e Vetëvendosjes. Natyrisht ajo është në një fazë të fundit të presidencës së saj dhe e konsideron vetën si pa të rëndësishme”, deklaron Sadiku.

Presidentja Vjosa Osmani, ditë më parë ka bërë të ditur se a marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump, mirëpo ajo ka vendosur që të delegojë një zyrtar nga kabineti i saj që të përfaqësojë Kosovën.

Në anën tjetër, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk kanë treguar për KosovaPress nëse kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit Trump.

Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA në muajin nëntor, duke mundur kundër-kandidaten nga demokratët, Kamala Harris.

Lajmet

Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë raste të vjedhjeve

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në shtatë raste të veprave penale kundër pasurisë në komunën e Gjakovës.

Sipas policisë, i dyshuari me inicialet B.K. dyshohet se është i përfshirë në pesë raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe dy raste të veprës penale “Vjedhje”.

Hetimet kanë siguruar prova që e lidhin të dyshuarin me rastet e raportuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me thyerje dhe hyrje me forcë në lokale afariste në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës. Objekt i vjedhjeve kanë qenë kryesisht paratë e gatshme.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, sipas policisë, ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale për të cilat dyshohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në zbardhjen e rasteve penale me qëllim garantimin e sigurisë publike.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

17 shtete mirëpresin marrëveshjen SHBA-Iran, bëjnë thirrje për zbatim të shpejtë

Published

on

Një grup prej 17 shtetesh ka mirëpritur memorandumin e mirëkuptimit të shpallur ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një mundësi për rikthimin e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e ekonomisë globale.

Në një deklaratë të përbashkët, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia, së bashku me 13 shtete të tjera, përgëzuan SHBA-në, Iranin dhe ndërmjetësuesit, përfshirë Pakistanin dhe Katarin, për arritjen e këtij përparimi diplomatik.

Udhëheqësit theksuan se negociatat duhet të përfundojnë sa më shpejt dhe marrëveshja të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur procesin.

Në deklaratë u bë thirrje edhe për rihapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e lirisë së plotë të lundrimit, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik dhe tregtar.

Shtetet nënshkruese ritheksuan se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me SHBA-në, Iranin dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për garantimin e këtij objektivi.

Po ashtu, ato deklaruan se janë të gatshme të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve përkatëse nëse Irani ndërmerr hapa të qartë dhe të verifikueshëm lidhur me programin e tij bërthamor.

Nënshkruesit u zotuan të punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë për të ruajtur vrullin diplomatik dhe për të arritur një zgjidhje afatgjatë të konfliktit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Këmbësori goditet nga vetura pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të martën paradite në Prishtinë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku”, pranë shkollës “Ismail Qemali”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret Atasheun e ri të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Published

on

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim mirëseardhës Atasheun e ri të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nënkolonel Denise McMahon.

Gjatë takimit, Jashari e uroi McMahon për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e deritanishme të forcës dhe planet për zhvillimin e mëtejmë, me theks të veçantë në trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e përbashkëta bilaterale.

Nga ana tjetër, Nënkolonel McMahon vlerësoi progresin e FSK-së dhe profesionalizmin e personelit të saj, duke shprehur përkushtimin për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara