Aktualitet
Muhaxheri: Pejën e fitoj pa balotazh, kjo vlen deri në vitin 2054
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPas publikimit të sotëm nga ana e Presidencës, të 17 tetorit 2021 si datë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka folur Kryetari aktual i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.
Në një deklarim për ‘RADIO 1’, Gazmend Muhaxheri ka shprehur bindjen e plotë se do ta ruajë bastionin e tij Pejën dhe atë duke korrur fitore pa proces balotazhi.
“Ju e dini, siç jemi mësuar të shkojë puna, unë besojë që të mos ketë as balotazh deri në vitin 2054. Pas 2054-tës kur unë nuk do të garojë, ndoshta do ketë e shohim. Ju e dini kur tja merr dorën vështirë ndryshon.”-shprehet Muhaxheri.
Muhaxheri tutje ka thënë se përgatitjet për fitore bindëse të 17 Tetorit i ka filluar që në ditën kur e ka marrë mandatin aktual.
“Përgatitjet e mia për 17 Tetorin që u caktua sot, kanë filluar që nga dita kur i kam fituar zgjedhjet e këtij mandati në të cilin jemi. Pra kjo datë është veç kontinuitet i fitoreve tona. Do të jetë edhe një fitore e imja për mirëqenie ekonomike të qytetarëve të komunës tonë.”-tha Muhaxheri.
Kreu aktual i komunës së Pejës dhe i LDK-së në këtë komunë Gazmend Muhaxheri, thotë se nuk sheh konkurrencë në komunën e tij, meqë asnjë subjekt tjetër politik, përpos LDK-së, nuk i ka definuar kandidaturat përfundimtare, edhe pse një gjë e tillë nuk qëndron sipas subjekteve tjera.
“Nuk shoh konkurrencë, sepse nga subjektet tjera në Pejë krejt janë përfolje. Vetëm LDK e ka kandidatin që jam unë, pra i emëruar nga kryesia. Vetëm LDK ka kandidatin që dihet pë kryetar, të tjerët duhet të presin derisa të nominohen dhe emërohen nga subjektet politike të tyre.”-shtoi Muhaxheri.
Në kuadër të intervistës Muhaxheri në cilësinë e Nënkryetarit të LDK-së në nivel qendror, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Bruksel dhe Prishtinë.
Rajoni
Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master
Published
1 hour agoon
December 4, 2025By
Driton Iseni
Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave të studimeve për nivelin Bachelor dhe Master në UBT. Ky konkurs vjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe statutin e fondacionit, duke synuar të ofrojë mundësi konkrete për zhvillim akademik dhe profesional për studentët e shkëlqyer në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.
Konkursi synon të mbështesë studentët e dalluar, të cilët kanë treguar rezultate të larta akademike dhe potencial për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm shkencor dhe kërkimor. Përmes bursave të ofruara, Fondacioni synon të fuqizojë kapacitetet e gjeneratës së re dhe të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional në drejtimet bashkëkohore që ofron UBT.
Kriteret e aplikimit
Kandidatët për studime Bachelor duhet të bashkëngjitin:
- Dëshmi nga shkollimi i mesëm me notë mesatare së paku 4.5;
- Dokument që vërteton vlerësimin në vendet e para në gara të fushës së edukimit;
- Ekstraktin e lindjes;
- CV-në personale.
Kandidatët për studime Master duhet të bashkëngjitin:
- Diplomën e fakultetit (origjinale ose kopje të noterizuar) me notë mesatare jo më pak se 9.0;
- CV-në;
- Ekstraktin e lindjes;
- Dy rekomandime nga ekspertë të njohur të fushës.
Në të dy nivelet, komisioni përzgjedhës rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë për verifikim dhe plotësim të rastit.
Aplikimi realizohet vetëm online përmes linkut të dedikuar: LINKU I APLIKIMIT ONLINE
Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara — aplikacionet jo të plota nuk do të merren në shqyrtim.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, lista e studentëve përfitues do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Fondacionit “UBT Jim Xhema”.
Konkursi është i hapur nga 04 dhjetor 2025 deri më 15 dhjetor 2025, në ora 24:00.
Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 7 ditësh. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni përkatës.
Ky konkurs paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë ambiciozë që synojnë të avancojnë arsimimin e tyre në një institucion të akredituar, modern dhe të orientuar drejt inovacionit. Fondacioni “UBT Jim Xhema” vazhdon misionin e tij për mbështetjen e talenteve të reja dhe krijimin e kushteve për zhvillim akademik cilësor në Kosovë dhe rajon.
Lajmet nga UBT
Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
Published
1 day agoon
December 3, 2025By
Driton Iseni
Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.
Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:
- Kryetare: Vesa Shatri
- Nënkryetare: Eliona Kastrati
- Sekretar: Mal Shehu
- Këshilli Akademik: Ema Spahija
- Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
- Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
- Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
- Komisioni i Etikës: Arianit Hasani
Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.
Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.
Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.
Vendi
UBT mirëpret eksperten ndërkombëtare nga Ukraina në ligjëratë për propagandën dhe dezinformimin, Delfina Ertanowska
Published
3 days agoon
December 1, 2025By
Driton Iseni
UBT ka organizuar një ligjëratë të veçantë për studentët e programit Studime të Sigurisë, ku ekspertja ndërkombëtare Delfina Ertanowska ka prezantuar temën “Russian Influence, PSYOP, and ‘Interests’: Propaganda, AI, Social Media, and Terrorist States”. Kjo ngjarje shënon një tjetër moment të rëndësishëm në angazhimin e UBT-së për të sjellë ekspertizë globale për studentët.

Ligjërata e mbajtur nga Ertanowska, e cila ka përvojë të gjerë në analizën e operacioneve psikologjike (PSYOP) dhe ndikimit të aktorëve shtetërorë në hapësirat digjitale, u përqendrua në mënyrat se si Rusia dhe shtete të tjera përdorin propagandën, inteligjencën artificiale dhe rrjetet sociale për të ndikuar në opinionin publik dhe për të destabilizuar rajone të caktuara.
Studentët patën mundësinë të eksplorojnë raste konkrete të manipulimit mediatik dhe të kuptojnë rolin e teknologjisë në strategjitë moderne të ndikimit.
Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me prodekanin e programin Studime të Sigurisë, Arian Kadriu.
Përmes këtyre ligjëratave, UBT po e pozicionon veten si një institucion që jo vetëm ndjek zhvillimet globale në fushën e sigurisë, por edhe kontribuon në formimin e profesionistëve të rinj me perspektivë ndërkombëtare.
Lajmet
UBT uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë
Published
7 days agoon
November 28, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, pedagogët dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi thekson rëndësinë historike të kësaj dite: ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Kështjellën e Krujës nga Skënderbeu dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si shenjë të qëndresës, sakrificës dhe ëndrrës për liri që çdo shqiptar e mban në zemër.
Ai nënvizon se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për të ndërtuar të ardhmen. “Është përgjegjësia jonë të kultivojmë dijen, të zhvillojmë talentet dhe të edukojmë brezat e rinj që ata të jenë trashëgimtarët dinjitozë të këtij kombi,” thekson Rektori Hajrizi.
UBT beson se arsimi është flaka që do të ndezë Nëntorin e Tretë të kombit tonë – një Nëntor i dijes, i punës dhe i përkushtimit të rinisë. Të rinjtë janë fuqia që do të ruajë gjuhën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të suksesshme.
Gëzuar 28 Nëntorin!
Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Jonas Brothers lënë gjurmë në historinë e Hollywood-it
Armata prezanton filmat më të mirë evropianë të metrazhit të gjatë
Një përqafim i vogël, lehtësim i madh! Si ndihmon përkëdhelja në dhimbjet e foshnjave?
Shqiptarja e vogël pushton Italinë, Emma Dakoli fituese e Zecchino d’Oro
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup
Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me katër vjet burg
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
