Magazinë

“Mr. Nobody Against Putin” fiton Oscar për Dokumentarin më të Mirë

Published

on

Pavel Talankin kurrë nuk kishte dalë jashtë Rusisë deri në vitin 2024, kur u detyrua të largohej nga Uralet për sigurinë e tij. Ai kishte punuar si koordinator eventi dhe videograf në një shkollë fillore në Karabash, një nga vendet më të ndotura në botë.

Kur filloi lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, Pasha u përfshi në propagandën e qeverisë, duke filmuar aktivitetet e shkollës. Por ai vendosi të rebelojë: filmoi fshehurazi mësues dhe mercenarë të Wagner duke trajnuar fëmijët për luftë dhe dërgoi materialin tek regjisori David Borenstein. Ky dokumentar u bë Mr Nobody Against Putin.

Filmi tregon kërcënimet, humbjet dhe rezistencën e zakonshme në jetën e përditshme nën regjimin autoritar. Pasha përdori edhe humor për t’u përballur me situatat e rrezikshme – duke kthyer simbolet pro-luftës në shkollë, duke hequr flamurin rus dhe duke luajtur himnin amerikan me Lady Gaga.

Pasha iku nga Rusia dhe tani jeton në një vend të sigurt në Evropë, por shpreson të kthehet kur regjimi të bjerë. Dokumentari ka pasur ndikim: kur u shfaq në Sundance, shumë njerëz në Karabash e shikuan dhe shpërndanë digitalisht.

Në më pak se dy vjet, Pasha u bë fitues i Oscar-it për dokumentar dhe tani ka një platformë për të treguar historinë e tij dhe të bashkatdhetarëve të tij.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Magazinë

Bonnie Tyler dërgohet me urgjencë në spital për operacion

Published

on

Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.

Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.

Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.

Continue Reading

Magazinë

Ted Turner, themeluesi i CNN-it, ka vdekur në moshën 87-vjeçare

Published

on

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.

Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.

Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Mira Murati në Met Gala në New York

Published

on

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora e njohur në botën e teknologjisë, ka marrë pjesë në eventin më prestigjioz të modës, Met Gala, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ajo u shfaq me një fustan të zi me detaje në ngjyrë ari, në përputhje me temën e këtij viti “Costume Art”.

Në vitin 2024, Murati u largua nga pozita e drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI për të themeluar startup-in e saj “Thinking Machines Lab”.

Edhe pse ende nuk ka të njëjtin nivel njohjeje si disa prej figurave më të mëdha të Silicon Valley, ajo konsiderohet një nga sipërmarrëset më të ndjekura në këtë industri dhe është e vetmja shqiptare e pranishme në këtë event të madh.

Continue Reading

Magazinë

Nominimet e Tony Awards 2026 dominohen nga dy mjuzikëlla

Published

on

“The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!” kryesojnë nominimet për Tony Awards 2026 me nga 12 secila. Në garë për musicalin më të mirë janë edhe “Titanique” dhe “Two Strangers”, ndërsa “Ragtime” ka marrë 11 nominime.

Në aktrim, përmenden emra si Daniel Radcliffe dhe Kelli O’Hara, ndërsa June Squibb, 96 vjeç, shënon rekord si aktorja më e moshuar e nominuar ndonjëherë.

Gara e këtij viti pritet të jetë shumë e fortë.

Continue Reading

Të kërkuara