Sport

Mourinho nuk ka hequr dorë nga Xhaka

Portugezi është rikthyer pas një viti në përpjekjet e tij për ta marrë kosovarin në Romë.

Published

on

Dështoi për ta arritur synimin verën e kaluar. Por, duket se Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka.

Portugezi është rikthyer pas një viti në përpjekjet e tij për ta marrë kosovarin në Romë.

Roma dështoi të arrijë marrëveshje me Arsenalin për Granit Xhakën verën e kaluar, pasi topçinjtë nuk e pranuan ofertën e italianëve për të.

Xhaka kishte arritur marrëveshje me Romën në atë kohë, por Arsenali s’e lejoi te kalonte në kryeqytetin italian, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.

Sipas mediave angleze, Mourinho nuk ka hequr dorë nga Xhaka, mesfushori nga Kosova i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe shpreson se do ta mirëpresë atë në kryeqytetin italian gjatë kësaj vere.

Roma do ta ketë të vështirë ta bindë Arsenalit për 27-vjeçarit me prejardhje nga Podujeva, pasi Xhaka është pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Mikel Arteta.

Gjiganti i Premierligës e vlerëson Xhakën rreth 20 milionë euro.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara