Aktualitet

Moti për sot, temperaturat minimale deri -13 gradë Celsius

Moti i ftohtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditës së sotme.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të bien deri në -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë Celsius.

“Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme”, ka njoftuar IHMK.

lajme

Deputetët e PDK-së mblidhen para Qeverisë, kërkojnë thirrjen e seancës konstituive

Published

on

By

Disa deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku pritet të mbahet një konferencë për media e paralajmëruar nga kjo parti.

Në mesin e deputetëve të pranishëm është edhe Artan Behrami, i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur praninë e tij para objektit të Qeverisë.

Përmes këtij reagimi, Behrami i ka bërë thirrje organit kompetent që të thërrasë ditën e sotme seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Kulturë

Evropa përjeton një nga eklipset më spektakolare prej dekadash

Published

on

By

Miliona njerëz u bënë dëshmitarë të eklipsit më të rëndësishëm në Evropë prej dekadash të mërkurën, me Diellin që u zhduk prapa Hënës për disa çaste të shkurtra.

Vëzhguesit në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar panë Hënën të mbulonte më shumë se 90% të Diellit — mbulimi më i madh që nga viti 1999 — ndërsa pjesë të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës panë një eklips të rrallë të plotë.

Posa drita nisi të zbehej, turma njerëzish në të gjithë kontinentin ndërprenë atë që po bënin për të kthyer sytë nga qielli e për të parë zhvillimin e këtij spektakli. Disa brohoritën kur u zhdukën rrezet e fundit të Diellit, e të tjerë vështronin në heshtje.

Ata që ndodheshin në shtegun e eklipsit të plotë — zonat ku Hëna e bllokoi tërësisht Diellin — përjetuan errësirë për më pak se dy minuta, përpara se drita të niste të rikthehej.

Eklipsi i plotë nisi në majën e Siberisë në Rusi, me shtegun e ngushtë të mbulimit të plotë që gjarpëronte mes Islandës dhe Grenlandës, përpara se të drejtohej përmes Atlantikut drejt Spanjës veriore.

Vendi i fundit në tokë që pa eklipsin e plotë ishin ishujt e Majorkës dhe Menorkës, përpara se hija të zhdukej në Detin Mesdhe gjatë perëndimit të Diellit.

Spanja ishte një nga vendet më të mira për të parë eklipsin e plotë, me miliona turistë që zbarkuan në vend ditët e fundit për të parë ngjarjen.

Eklipsi i fundit i plotë në Spanjë kishte ndodhur më shumë se një shekull më parë, por vendi pritet të përjetojë një tjetër në gusht të vitit të ardhshëm. Mbulimi i plotë për atë eklips pritet të zgjasë më shumë se gjashtë minuta në disa vende, gjë që ka bërë që ai të pagëzohet si “eklipsi i shekullit”.

Mbretërisë së Bashkuar do t’i duhet kohë për të përjetuar një tjetër eklips si ky. Një eklips pjesor vitin e ardhshëm do të ketë një mbulim rreth 45% në disa rajone, por eklipsi i ardhshëm i plotë diellor në UK nuk do të ndodhë deri në shtator të vitit 2090. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Merdarë një shtetas i Kosovës i dyshuar për spiunazh

Published

on

By

Hetuesit e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar në pikën kufitare të Merdarës një shtetas të Kosovës me inicialet F.S., i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi intensiv të kryer nga autoritetet kompetente. Prokuroria Speciale bëri me dije se në bashkëpunim me Policinë do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Përmes një komunikate zyrtare, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë riafirmuan përkushtimin e tyre për ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme, me theks të veçantë ndaj atyre që cenojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet për 48 orë personi që kërcënoi publikisht Ramush Haradinajn

Published

on

By

Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin Skender Llugiqi, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “Kanosja”.

Skender Llugiqi dyshohet se gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës më 12 gusht 2026, ka kërcënuar ish-kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së tretë të aktivitetit tradicional ku Kuvendi hap dyert për vizitorët nga diaspora.

Në disa pamje të publikuara në media, i dyshuari dëgjohet në sallën plenare teksa shprehet se Haradinaj “duhet të dënohet dhe të pushkatohet”.

“Nëse duhet me u dënu Millan Radoiçiqi 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me u dënu 40 vjet, 50, 100 vjet, duhet me u pushkatu”, dëgjohet të thotë ai para vizitorëve të tjerë.

Lidhur me ngjarjen, Prokuroria Speciale bëri të ditur se po bashkëpunon ngushtë me organet e rendit për zbardhjen e plotë të rastit:

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini, i cili e ka dënuar gjuhën e përdorur dhe deklaratat e bëra kundër bashkëpartiakut të tij. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara