Lajmet

Moti i keq në Brazil, të paktën 19 të vdekur

Guvernatori i Sao Pauolos, Joao Doria ka lëshuar fonde emergjente për të ndihmuar zonat e prekura.

Published

on

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur si dhe nëntë të tjerë të lënduar. Stuhia shkaktoi rrëshqitje të dheut në Sao Paulo të Brazilit, raporton BBC-ja. 500 familje kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Guvernatori i Sao Pauolos, Joao Doria ka lëshuar fonde emergjente për të ndihmuar zonat e prekura.

Ministria Federale e Zhvillimit Rajonal në Brazil deklaroi se gjendja është duke u monitoruar.

Moti i keq në disa pjesë të botës ka rritur aktivizimin për luftimin e ndryshimeve klimatike, pasi e shohin si faktorin kyç në çrregullimin natyror.

Lajmet

Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, është deklaruar për moscertifikimin e kandidatëve për deputet të Listës Serbe.

Kjo ambasadë  thekson se moscertifikimi e dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka ndikim negativ në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Tutje, në reagim thuhet se zgjedhjet dhe përgatitjet teknike duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të akterëve politikë.

Siç e theksuam javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë. Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të verifikojnë Listën Serbe dhe kandidatët e saj, ndikon negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, kanë thënë për Kosovo-Online Ambasada gjermane.

Continue Reading

Lajmet

Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë

Published

on

By

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, po vazhdon vizitat e tij nëpër Kosovë.

Ai njoftoi se ka qëndruar në Prizren për t’u takuar me komunitetin e inovacionit, ndërsa më pas ka shkuar në selinë e KFOR-it për t’u informuar për situatën e sigurisë.

Ditë produktive në Kosovë si raportues i Parlamentit Europian për Kosovën. Nga komuniteti i inovacionit dhe teknologjisë në Prizren, deri te një informim strategjik për sigurinë në selinë e KFOR-it me kontingjentin gjerman. Këto të dhëna janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

Continue Reading

Lajmet

​Kjo është përgjigja e Kurtit, kur pyetet për reagimin e ambasadës së SHBA-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Published

on

By

Është çështje e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, derisa është pyetur për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe. Kurti është shprehur më i rezervuar të komentojë edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së për LVV-në pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja, vendim i cili më pas u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të ambasadës dhe se ai është kryeministër në detyrë i Kosovës.

Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai.

KQZ-ja të mërkurën nuk certifikoi kandidatët për deputetë të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ edhe javë më parë nuk certifikoi Listën Serbe si parti për të marrë pjesë në zgjedhje, mirëpo pas ankesës së tyre, PZAP dhe më pas edhe Gjykata Supreme certifikuan të njëjtën.

Në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe, të enjten reagoi edhe Demokracia në Veprim (DnV), duke shprehur shqetësimin se “ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme”.

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Fillon regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

Sipas KQZ-së, qytetarët që për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votojnë në qendrën e tyre të votimit, mund të aplikojnë për të votuar nga shtëpia përmes ekipeve mobile.

Afati për regjistrim është caktuar nga 11 deri më 21 dhjetor 2025. Aplikimet mund të bëhen përmes platformës zyrtare të KQZ-së: vpnv.kqz-ks.org, ose fizikisht në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Për informacione shtesë, KQZ ka vënë në dispozicion këto kontakte:
WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13
Linja pa pagesë: 0800 55 555

 

Continue Reading

Të kërkuara