Aktualitet

Mohoi masakrën e Reçakut, Todosijeviq humb mandatin në Zveçan

Ai është zëvendësuar me kandidatin Marko Stefanoviq.

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për zëvendësimin e kandidatit të subjektit politik, Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili ishte certifikuar si asamblist i zgjedhur për Kuvendin Komunal të Zveçanit.

Ai është zëvendësuar me kandidatin e radhës nga i njëjti subjekt politik, Marko Stefanoviq.

Humbja e mandatit ka ndodhur për shkak se Teodosijeviq është dënuar me vendim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim, pasi i njëjti ka mohuar masakrën e Reçakut.

Florian Dushi, nga Këshilli për çështje ligjore në KQZ, tha se në fazën e certifikimit të kandidatëve për asambletë komunale nuk kanë pranuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndonjë informatë se Todosijeviq ka ndonjë aktgjykim të formës së prerë.

“Pas një komunikimi të ri në këtë fazë që ka ndodhur nga ana e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Këshillit Gjyqësor kemi kuptuar që i njëjti ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë me datën 24.06.2021, pra vetëm disa muaj para zgjedhjeve. Prandaj, si Këshill për Çështje Ligjore kemi shqyrtuar mundësitë ose hapat që duhet ndërmarrë në këto raste dhe pas diskutimeve që ne kemi pasur kemi ardhur në një përfundim sipas të cilit, mbështetur edhe në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kemi vendosur që të njëjtin ta zëvendësojmë me kandidatin e radhës”, tha ai. 

Rajoni

UBT sjell programin e mençur për sigurinë kibernetike në Konferencën më të madhe të IEEE-së për Teknologji dhe Siguri – “Smart Security for Smart Cities”

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi në Romë rezultatet e punës shkencore dhe inovative të ekipit të UBT-së dhe Universitetit të Sofjes për zhvillimin e programit të mençur për sigurinë kibernetike, i cili po implementohet tashmë në qytetin e mençur të UBT-së. Ky prezantim rriti interesimin e pjesëmarrësve, të cilët shtruan pyetje dhe shprehën kërkesën për implementimin e këtij modeli edhe në vende dhe sisteme të tjera në botë.

Gjatë Konferencës më të madhe të IEEE-së për Teknologji dhe Siguri, Rektori Hajrizi prezantoi temën “Advanced Techniques for Reconnaissance and Enumeration in Internal Network Security Assessments”, duke përfshirë rezultatet e punimeve shkencore të realizuara nga ai dhe kolegët nga UBT dhe Universiteti i Sofjes për Teknologji, në kuadër të programit për avancime shkencore.

Në kuadër të konferencës dhe panairit të teknologjisë, Rektori pati mundësinë të takojë përfaqësues dhe ekspertë nga ushtritë pjesë e Aleancës së NATO-s, ushtria italiane dhe amerikane, universitete të ndryshme nga e gjithë bota, si dhe përfaqësues të kompanive kryesore të sektorit teknologjik. Ai gjithashtu takoi Prof. DePonte, udhëheqësin e konferencës, me të cilin ranë dakord për nismat dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në fusha specifike.

Rektori Hajrizi prezantoi punën e bërë në UBT në fushat e shkencës dhe teknologjisë që lidhen me sektorin e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të infrastrukturës kritike dhe të qëndrueshme, duke vënë theks të veçantë në sigurinë kibernetike, robotikë, teknologjinë e droneve, 5G, Internet of Things, Digital Twins dhe Inteligjencën Artificiale. Ai prezantoi gjithashtu një sërë projektesh të financuara nga UBT dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë rezultuar me produkte dhe aplikacione inovative.

IEEE është një nga organizatat më prestigjioze në botë, dhe punimet e saj vlerësohen jashtëzakonisht shumë ndërkombëtarisht. Prof. Dr. Edmond Hajrizi është anëtar i rregullt i IEEE-së dhe kontribuon prej vitesh me punime dhe organizimin e eventeve të saj. UBT ka një kontribut të spikatur në kuadër të konferencave të IEEE-së.

Continue Reading

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara