Shëndeti

Mjalti më i mirë se antibiotiku për kollën akute

Mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute.

Published

on

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër.

Sipas këtij udhëzimi të cilit i referohet AgroWeb.org, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Ai duhet përdorur nga të rriturit dhe fëmijët pas moshës 5 vjeçare.

Ekspertët thonë se mjalti është kura më e mirë për këtë kollë, ndryshe nga antibiotikët që janë jo efikasë në trajtimin e infeksioneve virale dhe për më tepër shoqërohen me efekte anësore.

Sipas tyre, antibiotikët duhen përdorur vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme dhe rreziqet e komplikacioneve serioze janë të larta.

Një udhëzim i tillë i është shpërndarë edhe autoriteteve spitalore në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrojnë një qasje të re të trajtimit të këtij problemi nga mjekët.

Çfarë është kolla akute?

Bëhet fjalë për një kollë që zgjat për një periudhë të caktuar kohe, pra për disa ditë ose javë.

Kolla akute shfaqet si pasojë e një infeksioni në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës ose gripit por edhe broshnitit akut, i cili është një infeksion i përkohshëm viral.

Përse nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve

Antibiotikët mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve që shkaktohen nga bakteret. Në shumicën e rasteve, kolla akute shkaktohet nga viruset. Këto të fundit nuk reagojnë ndaj përdorimit të antibiotikëve.

Sipas ekspertëve britanikë, kur antibiotikët përdoren kundër kollës akute, ato nuk bëjnë ndonjë ndryshim as në simptoma as tek infeksioni.

Antibiotikët duhen përdorur vetëm kur infeksioni është bakterial por shumë rrallë tek njerëzit që kanë një imunitet të dobët.

Ky kufizim në përdorim është i nevojshëm për faktin se bakteret po bëhen më rezistentë ndaj antibiotikëve që do të thotë se këto të fundit nuk funksionojnë si më parë.

Sipas studiuesve britanikë, mjalti ndihmon në largimin e kollës në mënyrë shumë të shëndetshme.

Atë mund ta përdorni në çaj duke e shoqëruar me lëng limoni ose të konsumoni nga një lugë çaji mjaltë sa herë që të keni kollë.

Shëndeti

Kujdes! Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Published

on

Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm. Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar për të menduar dhe mësuar, por vëmendjen afatshkurtër të nevojshme për lojëra dhe vozitje.

Në sasi më të mëdha, kafeina ndikon negativisht në sistemin nervor duke shkaktuar nervozizëm, çrregullime të gjumit e shqetësim.

Pijet energjike janë të gazuara e përmbajnë kafeinë, sasi të madhe sheqeri dhe substanca tjera që pretendohet se kanë efekt stimulues. Përdorimi i tyre është i përhapur, ka gjithnjë e më shumë studime që bazuar në rastet e raportuara, paralajmërojnë për rrezik serioz për shëndetin (Al-Shaar et al., 2017).

Përveç kafeinës e sheqerit, pijet përmbajnë përbërës taurinë, inozitol, vitaminë B, ekstrakt guarana, L-carnitine, kreatinë, xhensen e xhinko biloba. Sasia e kafeinës është e kufizuar në 320 mg/L, e barabartë me 3-4 filxhanë kafeje. Toleranca ndaj kafeinës ndryshon sipas përdorimit dhe ndjeshmërisë individuale.

Personat që nuk janë të mësuar me doza të larta të kafeinës, mund të përjetojnë rrahje të shpejta të çrregullta të zemrës, dridhje të duarve, ankth, e probleme me sistemin tretës. Janë raportuar edhe raste vdekjesh për shkak të çrregullimeve kardiake të paidentifikuara më parë, sidomos te të rinjtë. Kjo është vërtetuar nga studimi i publikuar në Front Public Health, që tregon rritje të presionit të gjakut, sheqerit në gjak e trashjes së gjakut pas konsumimit të pijeve.

Kush duhet të shmangë posaçërisht kafeinën?

Kafeina duhet të shmanget ose të kufizohet nga personat që janë të ndjeshëm ndaj saj, gratë shtatzëna, dhe ata që vuajnë nga sindroma e zorrës nervoze, gastriti ose ulcera. Sipas Shoqatës Amerikane të Pediatrisë, fëmijët dhe adoleshentët duhet ta shmangin plotësisht përdorimin e këtyre produkteve.

Ekstrakti i guaranës në pijet energjike kontribuon në sasinë e përgjithshme të kafeinës. Kafeina shkakton irritim, çrregullime të gjumit dhe shqetësim, që janë të kundërta me përfitimet e nevojshme për përqendrim të thellë gjatë studimit ose punës.

Dozat e rekomanduara dhe efektet e kafeinës

Sipas Mayo Clinic, dozat më të ulëta se 500 mg kafeinë rrisin vigjilencën, përmirësojnë të menduarit dhe të folurin, të reduktojnë lodhjen e nevojën për gjumë. Dozat më të larta lidhen me nervozizëm, ankth, pagjumësi, dridhje dhe kriza epileptike rezistente ndaj terapive.

Ndikimi i dëmshëm te të rinjtë dhe shëndeti i tyre

Krahas kafeinës, pijet energjike përmbajnë sasi të mëdha sheqeri. Përthithja e shpejtë e glukozës shkakton rritje të nivelit të sheqerit në gjak, duke ndikuar në dëmtim të dhëmbëve, rënim të mishrave, varësi dopaminike, rezistencë ndaj insulinës, obezitet dhe sindromë metabolike.

Meqenëse të rinjtë janë objektivi i marketingut të produkteve, zhvillimi i varësisë psikologjike nga dopamina është shqetësues, sepse i nxit ata të kërkojnë burime të tjera stimulimi përmes lojërave, substancave, rrjeteve sociale, etj.

Reklamimi i rrezikshëm që synon të rinjtë

Prodhuesit e pijeve energjike shpesh i paraqesin produktet si pjesë e pandashme e jetës moderne, të suksesshme dhe dinamike. Në të vërtetë, këto pije nuk duhet të përfaqësohen me imazhe të njerëzve të shëndetshëm, por me paralajmërime që pasqyrojnë efektet e tyre të mundshme në shëndet.

Çka tregojnë studimet e fundit klinike?

Studime si ai i Seifert et al, kanë treguar efekte anësore nga konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike, përfshirë aritmi, spazma koronare, infarkt, fibrilacion atrial dhe diseksion të aortës. Janë raportuar ndalim kardiak dhe vdekje e papritur te të rinj pa sëmundje të mëparshme.

Konsumimi ka çuar në zbulimin e patologjive të panjohura, si aneurizma e gjakderdhje cerebrale, në persona që kishin pirë 5 kënaçe në ditë për katër ditë.

Problemet shëndetësore të tjera të raportuara

Këto përfshijnë ndalim zemre, sulm kardiak pas përzierjes me alkool, bllokim të degës së djathtë të His-it pas dy kënaçeve, çarje të aortës, gastrit atrofi, hepatit akut, pankreatit akut, kriza epileptike, ndalim të funksionit të veshkave dhe rabdomiolizë – të gjitha të lidhura me konsum të tepruar të pijeve energjike.

A do të thotë kjo që nuk duhet kurrë të pijmë një pije energjike?

Duke pasur parasysh përqendrimin e kafeinës që varion nga 50 deri 150 mg për kënaçe  deri 200 mg në 60 ml për produkte të veçanta), rekomandohet të mos pihet më shumë se një kënaçe për njëherë dhe jo më shumë se dy brenda ditës për të qëndruar brenda kufijve të sigurisë (EFSA, 2015; Mayo Clinic).

 

Continue Reading

Shëndeti

Çka i bëjnë trupit valët e telefonit?

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Si të mbrohet shëndeti i syve të fëmijëve?

Published

on

Që nga mëngjesi e deri në fund të ditës, misioni i një prindi është ta mbajë fëmijën e tij, të sigurt, të mbrojtur e të shëndetshëm. Sytë e të vegjëlve janë ndjeshëm të rrezikuar jo vetëm nga televizori, por edhe nga ushqyerja, kompjuteri, tableti e telefoni.

Përkujdesja për sytë e fëmijëve është e një rëndësie jetësore.

Shëndeti i syve është shumë i brishtë në fazat e para të jetës dhe është detyra e prindit të mbikëqyrë me kujdes rritjen dhe zhvillimin e tij.

Etapat e evolucionit të shikimit të fëmijëve

Mjekët shpjegojnë se të porsalindurit janë në gjendje të dallojnë ngjyrën e bardhë nga e zeza ndërkohë që rrezja e shikimit është në një distancë prej 0.5 metra. Pas dy muajve, fushëpamja e tyre zgjerohet me 60 º dhe fëmija arrin të dallojë ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër

Fushëpamja e fëmijëS 4 muajsh zgjerohet në 110 º, kur arrin në 1 vjeç, ajo arrin në 180 º. Maturimi i syve të fëmijëve nis në moshën 6 vjeç e përfundon 10 vjeçare. Sëmundjet e syve më të përhapura tek fëmijët janë: shtrembërimi i syve, hipermetropia, myopia, glaucoma e lindur dhe perdja e lindur.

Ky evolucion në shikimin e fëmijës ka nevojë për mbikëqyrje dhe vizita të detyrueshme tek okulisti

Si të mbroni sytë e fëmijëve tuaj?

Bebet nga 0-4 muaj

Bebet e kësaj grupmoshe duhet të qëndrojnë të mbrojtur nga ndriçimi i fortë. Drita në dhomën e fëmijës nuk duhet të jetë shumë e fortë. Nëse krevati i bebes sheh nga dritarja, atëherë kthejeni nga ana e kundërt. Aparatet elektronike duhen mbajtur të paktën 30 cm larg fëmijës.

Bebet nga 5-8 muaj

Ekspertët rekomandojnë që në pjesën e sipërme të krevatit të varni lodra të vogla sepse ato bëjnë mirë për shikimin. Përveç shikimit, mbajtja e lodrave të tilla ndihmon në sinkronizimin e lëvizjes së duarve dhe këmbëve. Fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të kalojnë pak kohë në natyrë.

Ushqimet e duhura për sy të mprehtë

Për fëmijët e grupmoshave të tjera, ushqyerja është rruga e duhur për tu mbrojtur sytë.

Barishtet

Barishtet janë të pasura me luteinë dhe zeaksanthinë. Këto antioksidantë ulin rrezikun e formimit të perdes së syve dhe sëmundjeve të tjera të shikimit.

Vezët

E verdha e vezës është shumë e pasur me luteinë, zeaksanthinë dhe zink. Këto të treja ulin rrezikun e sëmundjeve të syve që në moshë të vogël e deri më vonë.

Agrumet dhe frutat e pyllit

Frutat e pyllit dhe agrumet përmbajnë sasi të bollshme të vitaminës C. Kjo e fundit ul në mënyrë dramatike rrezikun e kataraktit dhe miopizimit të syve.

Bajamet

Studimet kanë konfirmuar se konsumi i rregullt i bajameve ngadalëson humbjen e shikimit dhe sëmundjet e tjera që prekin retinën.

Kjo vjen falë vitaminës E që gjendet tek bajamet. Një grusht me këto arror në ditë plotëson gjysmën e nevojës ditore për vitaminën E.

Continue Reading

Shëndeti

Si të dalloni alergjinë verore nga ftohja dhe si të mbroheni?

Published

on

Poleni veror është një nga shkaktarët më të shpeshtë të alergjive sezonale. Ai përhapet nga bari, lulet dhe bimët e tjera që lulëzojnë gjatë muajve të ngrohtë, dhe grimcat e tij mikroskopike mund të shkaktojnë reaksione tek personat e ndjeshëm.

Sipas American College of Allergy, Asthma & Immunology (ACAAI, 2024), ekspozimi ndaj polenit mund të provokojë teshtima të shpeshta, hundë që rrjedh, kruajtje të syve dhe lodhje.

Parandalimi:

▪ Për t’u mbrojtur nga poleni veror, rekomandohet të ndiqen disa masa të thjeshta:

▪ Qëndrimi brenda gjatë orëve me përqendrim të lartë të polenit, zakonisht mëngjesi dhe pasdite.

▪ Mbajtja e dritareve të mbyllura dhe përdorimi i filtrave të ajrit HEPA (Mayo Clinic, 2023).

▪ Larja e flokëve dhe ndërrimi i rrobave pas kthimit nga jashtë për të hequr polenin e mbetur (Centers for Disease Control and Prevention [CDC], 2023).

▪ Shmangia e tharjes së rrobave jashtë gjatë ditëve me përqindje të lartë poleni.

Trajtimi:

▪ Antihistaminikë oralë që reduktojnë teshtimat dhe rrjedhjen e hundës (Johns Hopkins Medicine, 2023).

▪ Sprej nazalë me kortikosteroide për të ulur inflamacionin dhe bllokimin e hundës.

▪ Pika për sy për kruajtje dhe lotim.

Për raste të rënda ose të vazhdueshme, mund të merret në konsideratë imunoterapia (vaksinat e alergjisë), e cila ndihmon në uljen e ndjeshmërisë ndaj polenit me kalimin e kohës.

Si ta dalloni alergjinë nga ftohja në verë?

Kanë disa simptoma të përbashkëta, si rrjedhja e hundës, teshtimat dhe lodhja, por ka dallime të qarta: Alergjia shkakton sekrecione të qarta, kruajtje të syve dhe simptomat vazhdojnë për javë ose muaj, për aq kohë sa vazhdon ekspozimi ndaj alergjenit (Mayo Clinic, 2023).

Ftohja verore, e shkaktuar nga viruse,  shoqërohet me ethe, dhimbje fyti dhe mukoza më të trasha me ngjyrë të verdhë (Johns Hopkins Medicine, 2023).

Tjetër dallim i rëndësishëm është se ftohja është ngjitëse, alergjia nuk transmetohet nga një person te tjetri (Harvard Health Publishing, 2024). Nëse simptomat zgjasin mbi 10 ditë dhe përkeqësohen në ditë kur poleni është i lartë, ka më shumë gjasa të bëhet fjalë për alergji sesa për ftohje.

Continue Reading

Të kërkuara