Lajmet

​Miratohet me vërejtje rregullorja e punës së Komisionerit Parlamentar për FSK-në

Published

on

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar draftin final të rregullores së punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky projektligj është miratuar me disa vërejtje të propozuara nga anëtarë të partive opozitare dhe asaj në pushtet.

Derisa anëtarët e partive opozitare dhe atyre në pushtet u pajtuan njëzëri që ta votojnë në procedurë të shpejtë, këtë projektligj, Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje përmendi disa vërejtje, për çka u shpreh se nuk do të votojë pro.

Përveç kësaj, Selimi potencoi se kanë pranuar me vonesë projektligjin.

“Sa i përket rregullores së punës së zyrës së Komisionerit Parlamentar, mënyra e ftesës që na është bërë neve si deputet dhe prezantimi i rregullores ka qenë afati shumë i shkurtër kohor. Ne dje kemi marrë ftesën për takimin e sotëm, njëkohësisht e kemi marrë edhe rregulloren, më pak se 24 orë kemi pasur kohë ta shqyrtojmë, analizojmë dhe vërejtjet ose propozimet tona t’i japim në lidhje me këtë. I kam vërejtjet e mija në shtatë nene, në disa pika. Por, mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregulloreje. Gjuha shqipe është pothuajse e bastarduar në disa nene që nuk ishte dashur të ishte ashtu. Unë nuk jam njëra prej atyre që do ta votoj sot këtë rregullore, për arsyet e mija”, tha Selimi.

Ndërkaq, anëtari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha kërkoi që në mënyrë emergjente ky projektligj të kalohet.

“Unë kam prirje më shumë ta përkrahim grupin punues që janë të thelluar në këto tema. Deputetja po kërkon edhe një takim t’i trajtojmë disa vërejtje të saj që ne nuk e dimë a ka vërejtje në ato që ne jashtë komisionit dhe grupit punës, as unë nuk jam i njoftuar shumë. Koha e shkurtër për ta lexuar, unë nuk e kam lexuar fare. Por, kam prirje t’iu besoj këtyre që kanë punuar aty…Unë e kisha proceduar në formë emergjente për ta kaluar edhe pasi ka konsensus politik të partive politike”, tha Berisha.

Pasi filluan diskutimet rreth vërejtjeve, komisioni vazhdoi të mbahet i mbyllur për media. Me përfundimin e tij, kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni tha se pas shqyrtimit të vërejtjeve, anëtarët u dakorduan që të votojnë pro miratimit të rregullores së punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Po bëhen 10 vite që ne po mundohem të funksionalizojmë institucionin e Komisionerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Tani jemi në fazën e hartimit të ligjeve sekondare. Një ndër to është edhe rregullorja e cila e përkufizon punën e Komisionerit dhe zyrës së Komisionerit. Ne kemi ardhur deri tek një draft final, i cili kur është prezantuar në komision pati edhe disa vërejtje, nga disa anëtarë të komisionit. Ne i shqyrtuam ato vërejtje dhe ato që ishin të arsyeshme menjëherë u miratuan, duke i ndryshuar nenet, paragrafët, duke i plotësuar e të tjera. Në fund, të gjithë njëzëri e miratuam këtë rregullore… Kishte vërejtje që të gjithë kemi pasur rezerva, mëdyshje dhe së bashku erdhëm deri tek zgjedhja finale”, potencoi Quni.

Përveç kësaj, Quni tregoi për rëndësinë e miratimit të këtij projektligji.

“Komisioneri që në momentin kur të miratohet rregullorja e gëzon një buxhet dhe gëzon të drejtën të shpallë konkursin që të punësohen zyrtarët hetues, këshilltarët, nëpunësit e të tjerë. Zyra bëhet operacionale dhe bëhet adresë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe për pjesën e uniformuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes nëse ata e kanë ndonjë shqetësim, për të cilin mendojmë që nuk është trajtuar brenda institucionit mundem t’i adresohen vetë Komisionerit “, tha Quni.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara