Magazinë
Miranda Kerr bashkë me Orlando Bloomin dhe Katy Perryn për ditëlindjen e vajzës së tyre
Published
7 months agoon
By
UBT NewsMiranda Kerr ka treguar se ka marrëdhënie të shkëlqyera si me ish-bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, si dhe me këngëtaren Katy Perry. Edhe pse Bloom dhe Perry konfirmuan ndarjen e tyre këtë verë, u panë fundjavën e kaluar për të festuar ditëlindjen e vajzës, Daisy, e cila mbushi pesë vjet.
“Unë i pashë të dy gjatë fundjavës. Po festonim ditëlindjen e Daisyt. Jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Katy është e mrekullueshme, e dua. Dhe Orlando, sigurisht”, ka thënë Kerr në emisionin australian KIIS FM “Kyle and Jackie O Show”, ka raportuar FemaleFirst.
Modelja e “Victoria’s Secret”, e cila ka edhe një djalë 14-vjeçar, Flynn, me Bloom, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë pas ndarjes, sidomos kur janë fëmijët në mes. “Nëse mban armiqësi, i bën keq vetëm vetes”, u shpreh ajo.
Bloom dhe Perry e konfirmuan ndarjen në muajin korrik, pas dhjetë vjetësh bashkë. Ata deklaruan se do të vazhdojnë të shihen bashkë si familje, pasi prioriteti i i përbashkët është do të mbetet, rritja e vajzës me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.
Pas ndarjes, disa fansa u hutuan kur ish-çifti u shfaq në foto pushimesh të publikuara nga Bloom, duke ngritur dyshime për ribashkim.
Por, në një deklaratë të përbashkët për Page Six më 3 korrik, ata shpjeguan se kishin kaluar “shumë muaj” duke e transformuar marrëdhënien e tyre drejt bashkëprindërimit.
“Në një pikë, duhej të pranonin se është më mirë për Daisy që t’i shohë prindërit e saj veç, që të mos rritet duke ndier tensionin dhe armiqësinë. Ata janë aty për Daisyn dhe kanë qenë gjithmonë. Daisy është engjëlli i tyre, e duan ta mbrojnë nga çdo gjë e keqe”, tha një burim i afërt me çiftin për revistën People.
Magazinë
Dua Lipa kuratore e “London Literature Festival 2026”
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është përzgjedhur kuratore e edicionit 2026 të “London Literature Festival”, i cili do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor në Southbank Centre në Londër. Ky edicion përkon edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor.
Në këtë rol, Lipa do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e autorëve pjesëmarrës, temave dhe organizimin e aktiviteteve, duke i dhënë festivalit një qasje personale. Ajo pritet të organizojë një sërë ngjarjesh, përfshirë edhe programet e lidhura me klubin e saj të leximit “Service95 Book Club”, gjatë fundjavës së hapjes dhe përgjatë gjithë festivalit.
“Leximi më ka mbajtur të qëndrueshme në çdo fazë të jetës sime… Të jem kuratore e këtij festivali është një ëndërr e bërë realitet”, është shprehur Dua Lipa, duke shtuar se është e emocionuar të angazhohet me autorët që admiron.
Klubi i saj i leximit, i themeluar në vitin 2023, është shndërruar në një platformë kulturore ku çdo muaj rekomandohen libra dhe zhvillohen biseda me autorë përmes një podcasti. Së fundmi, romani “She Who Remains” i autores bullgare Rene Karabash është përfshirë në listën e gjatë të “International Booker Prize” dhe është një nga rekomandimet e këtij klubi.
Drejtori artistik i Southbank Centre, Mark Ball, e ka cilësuar Lipën si një “forcë globale kulturore”, duke theksuar se pasioni i saj për librat po frymëzon brezat e rinj.
Ky është edicioni i 19-të i festivalit dhe vjen në një kohë kur interesi për lexim është në rënie. Sipas të dhënave të “National Literacy Trust”, vetëm një në tre fëmijë të moshës 8-18 vjeç lexon në kohën e lirë. Për këtë arsye, organizatorët synojnë që përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimeve të ndryshme të rikthejnë interesin e të rinjve për librin.
Magazinë
Bakteret e lashta të shpellave dhe sekreti i rezistencës ndaj antibiotikëve
Published
24 hours agoon
March 30, 2026By
UBT News
Bakteret e lashta, të kapura në shpella për miliona vjet, jetojnë në një botë të vogël të mbushur me sfida.
Ushqehen me njëri-tjetrin dhe kanë zhvilluar mënyra të veçanta mbijetesë që i bëjnë rezistentë ndaj shumicës së antibiotikëve. Shkencëtarët shpresojnë që këto truke të frymëzojnë ilaçe të reja dhe trajtime mjekësore.
Shpella Lechuguilla, nën shkretëtirën Chihuahuan, shtrihet për qindra kilometra në thellësi dhe nuk ka dritë ose shumë ushqim. Për të mbijetuar, çdo gjallesë duhet të përshtatet në kushte afër urisë. Megjithatë, ajo mbart një larmi të jashtëzakonshme mikrobiologjike. Disa bakterie nxjerrin energji nga gurët dhe ajri, të tjerët janë grabitqarë që ushqehen me bakteret e tjera. Disa punojnë bashkë për të nxjerrë energji nga mjedisi i varfër.
Surpriza më e madhe është se këto bakterie janë rezistente ndaj shumicës së antibiotikëve, edhe pse shpella ishte e mbyllur dhe e izoluar nga njerëzit për miliona vjet. Rezistenca e tyre tregon se aftësia për të mbijetuar ndaj antibiotikëve është shumë më e vjetër sesa përdorimi njerëzor i tyre. Bakteret nuk janë rezistente ndaj antibiotikëve modernë sintetikë, sepse kurrë nuk janë përballur me ta.
Ky zbulim ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve nuk është vetëm pasojë e përdorimit të tyre nga njerëzit. Në fakt, bakteret kanë pasur gjithmonë strategji të ndryshme mbijetesë që përfshijnë rezistencën ndaj substancave që prodhojnë natyrshëm mikrobet e tjera. Studimi i këtyre baktereve mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja që luftojnë infeksionet rezistente të sotme.
Magazinë
12 serialet më të mira për t’u parë këtë prill
Published
1 day agoon
March 30, 2026By
UBTNews
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
REL: Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
BBC: “Kosova në eufori” – Ndeshja me Turqinë konsiderohet dita më e madhe që nga Pavarësia
REL: NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor
Asllani “gati për finalen”: Postimi emocionues me legjendën Vokrri
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 31 mars, në vitet nëntëdhjetë
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
