Lajmet

Miq e bashkëpunëtorë e vlerësojnë lartë veprën e Sylë Tahirsylajt

Published

on

Profesor doktor, Sylë Tahirsylaj, është vlerësuar lartë nga miq e bashkëpunëtorë, në një mbledhje komemorative që është mbajtur të martën.

Profesori Bedri Dragusha tha se Tahirsylaj nuk është fizikisht në mesin tyre, por puna, vepra dhe shkrimet e tij, do të jetojnë çdo herë.

“Lajmi i hidhur për vdekjen e profesorit Sylë Tahirsylaj na preku të gjithëve. Të vetëdijshëm për këtë humbje të madhe, kolegët e të gjithë personeli i këtij institucioni, studentët, familja dhe miqtë e shumtë nga Kosova, nga të gjitha fiset shqiptare, diaspora, sot ndjejnë dhimbje dhe pikëllim të thellë për vdekjen profesorit Sylë Tahirsylaj. Është e vështirë për mua sot të mbaj këtë fjalë për profesorin Tahirsylaj që nuk është në mesin tonë po njëkohësisht jam krenar dhe ndihem i privilegjuar që pata fatin të jem koleg dhe mik i ngushtë i profesorit  Tahirsylaj. Ishte shembull për të tjerët se si dhe sa duhet të punohet me gjeneratat e reja. Profesori Tahirsylaj nuk është fizikisht në mesin tonë, por puna, vepra dhe shkrimet e tij do të jenë çdo herë në mesin tone”, tha Dragusha.

Ndërkohë, Don Lush Gjergji theksoi se profesori Sylë Tahirsylaj ka lënë shembull të jetës familjare, profesionale, përjetime të paharrueshme, jo vetëm për familjen, po edhe me gjerë për popullin.

“Le një shembull të jetës familjare, profesionale të njeriut që ka lënë mbresa përshtypje, përjetime të paharrueshme jo vetëm për familje po edhe me gjerë për shoqërinë tonë, popullin tonë për Kosovën tonë. Ne familja jote, populli yt, Kosova jonë gjithmonë të kujtoftë dhe kurrë mos të harroftë, pusho në paqe”, theksoi ai.

Ndërsa kryetar i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se baçi Sylë, siç e quajti ai, do të kujtohet shumë gjatë.

“Baci Sylë do të jetë i gjallë për ne dhe do te kujtohet shume gjatë. Ngushëllime për të gjithë që keni punuar dhe sidomos familjes së ngushtë”, tha Ramosaj.

Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, i shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmëve të profesorit Sylë Tahirsylaj.

“Në momentet si këto kur bëhemi bashkë për të dhënë lamtumirën e fundit, fjalë janë të pakëta për të shprehur gjithë dhimbjen. Ne e vlerësojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj profesorit Tahirsylaj”, tha ajo.

Meteorologu i njohur kosovar vdiq të dielën.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara