Lajmet

​Deçani në “kurth gjeografik” nga mungesa e fondeve për investime

Published

on

Viti 2024 për Komunën e Deçanit u karakterizua me plot sfida dhe pengesa në zbatimin e projekteve infrastrukturore të planifikuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, shkaku kryesor i këtyre vonesave lidhet me mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime kapitale.

Një ndër projektet më të rëndësishme që ka mbetur pezull prej tre vitesh është rruga Deçan-Plavë, e njohur si “Rruga e Dytë e Kombit”. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë pasi lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke krijuar një nyje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Ramosaj theksoi se mosrealizimi i këtij projekti po e izolon Deçanin në një “kurth gjeografik”, duke penguar zhvillimin e rajonit dhe ndërlidhjen e tij me vendet fqinje.

“Për shkak të ecjes së ngadalshme të dinamikave të punës, aspekti më i madh që na ka penalizuar në këtë rast është faktori buxhetor, i mos pasjes së mjeteve buxhetore, për përfundimin e disa punëve të mëdha në këtë qytet, nuk po bëhen, po përfundojmë vitin e tretë që në rrugën Deçan- Plavë është bë ndonjë veprim shtesë, përtej asaj pjese që është tashmë e përfunduar, uroj që kjo logjikë të ndërrojë në vitin 2025, që të kemi një kontratë të rinovuar në kompaninë më të përgjegjshme dhe uroj që Ministria e Infrastrukturës, Qeveria, të ketë prioritet si investim, për shkak se për neve është rrugë e jetës, por edhe rrugë e dytë e kombit, për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu për pjesën e Malit të Zi, që kishte me nxjerr Deçanin prej kurthit gjeografik ku ka mbetur”, ka theksuar Ramosaj.

Kryetari i Deçanit, Ramosaj ka thënë se ekzekutivi nuk po i përkrah komunat që nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.

Për këtë, ai ka thënë se është bë një “sindrom” i zakonshëm, duke hasur në një derë që nuk hapet, e në një vesh të shurdhër.

“Është njëfarë sindromi që është bë i zakonshëm, nëse t’i pretendon njëherë me shty një projekt, dy herë, tre, pretendon me sqaruar një problematikë, me një nevojë buxhetore për të satën herë, e dikur e sheh që kjo po haset në një derë që nuk po hapet, vesh të shurdhër që nuk kuptohesh drejt dhe kjo është një lloj shqetësimi. Komunikimi është çelësi i gjithçkaje dhe kur njerëzit tjerë nuk pranojnë me komuniku, që së paku me dëgju për problematikat që i ke për projektet e mëdha, atëherë nuk ke çka me shpjegu, është jo koment sa i përket mendimit tim”, ka shtuar ai.

Në vitin 2025, projekti më kryesor i kësaj komune është të funksionalizohen zonat zhvillimore, që janë në kuadër të planit hapësinorë të parkut kombëtarë.

Gjithashtu edhe qendra e qytetit dhe infrastruktura në shkolla, shëndetësi e në rrugë.

“Projekti më kryesor tani për tani, është që me i shti në funksion zonat zhvillimore që janë në kuadër të planit hapësinorë, të parkut kombëtarë, ku komuna me pas një ofertë për sektorin privat dhe për bizneset, çofshin ato edhe të huaja që me investua këtë kapital, në një afat më rekord me e pas një Deçan krejt ndryshe. Është qendra e qytetit që është një projekt pak më madhorë. Punët tjera janë të zakonshme, çoftë mirëmbajtja infrastrukturës shkollore, arsimore, shëndetësisë, çoftë punimi infrastrukturës rrugore”, është shprehur ai.

Ani pse Ramosaj ka kandiduar për deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, prapë se prapë ai do të rikandidoj për kryetarë të Komunës së Deçanit.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara