Lajmet

Ministrja Hajdari dënohet me 700 euro për mosraportim të pasurisë

Kështu ka informuar sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është dënuar me 700 euro gjobë. Kështu ka informuar sot Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se Hajdari është gjobitur për veprën penale, “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“E akuzuara R.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën 700 (shtatëqind) euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm. E akuzuara R.H në cilësinë e zyrtares së lartë publike, si Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor nuk e ka respektuar nenin 6 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 lidhur me nenin 7 të Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve nga koha e pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmet

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në takim dy ministre nga Belgjika.

Sipas agjendës së presidentes, takimi i saj me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe atë të Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt zhvillohet në orën 09:30.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në një njoftim të presidencës./D.B/EO

Continue Reading

Vendi

Qeveria në detyrë mblidhet sot në orën 12:00

Published

on

By

Qeveria në detyrë do të zhvillojë sot, në orën 12:00, një mbledhje të saj. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi agjendën apo arsyet e thirrjes së mbledhjes./D.B

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot (e martë) pritet të mbajë mot i vranët me reshje lokale shiu.

Era do të jetë me shpejtësi nga 20 deri 55km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celcius kurse ato maksimale nga 10 deri 13 gradë Celcius./D.B.KP

Continue Reading

Lajmet

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Të kërkuara