Lajmet

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Published

on

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj. Sipas ministrisë, konkursi do të jetë i hapur nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit, nga mosha 18 deri 25 vjeç.

“Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet.Bëhu ushtar i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

”Deputetë, emri juaj është bllokadë”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para Kuvendit

Published

on

By

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar sot një performancë simbolike përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së re.

Të pajisur me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” dhe “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.

Protesta u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës së 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara