Lajmet

Ministria e Bujqësisë do të jap 26 milionë euro grante për fermerët

Peci tha se këtë vit janë paraparë të ndahen rreth 26.3 milionë euro në sektorin e blegtorisë.

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka prezantuar programin për zhvillimin rural për këtë vit, kryesisht grante dhe subvencione.

Ai ka thënë se këtë vit janë paraparë të ndahen rreth 26.3 milionë euro në sektorin e blegtorisë.

Ministri Peci në një konferencë për media, ka thënë se programi për zhvillim rural grante, ofron mundësinë të financimit të projekteve për fermerët, agropërpunuesit dhe ka për qëllim të mbështetës rritjen e konkurrencës në sektorin agro ushqimor.

“Programi për zhvillim rural grante, ofron mundësinë të financimit të projekteve për fermerët, agropërpunuesit, bizneset rurale, si dhe grupet lokale të veprimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Programi ka për qëllim të mbështetës rritjen e konkurrencës në sektorin agro ushqimor duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë, përkrahjen e fermerëve të rinj, për të orientuar prodhimin sipas kërkesë së tregut, për të përmirësuar zinxhirin e vlerës duke u fokusuar në kërkimin inovative, teknologjinë e re dhe digjitalizimin e sektorit agro ushqimor”, theksoi Peci.

Ai tha se 13 milionë euro do të ndahen që fermerët të mund të përfitojnë investime në strukturën e fermave, nëpërmjet investimeve në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmasimin e kushteve higjienike në ferma blegtorale, përmirësimin e kushteve higjienike në fermat blegtorale, modernizimin e pajisjeve dhe objekteve, në mënyrë që të arrisin standardet evropiane.

Ndërsa ka shtuar se 5.8 milionë do të ndahen për përpunim të qumështit, mishit, pemëve dhe verës.

Sipas tij, për dallim nga herat e kaluara, procesi i aplikimit nuk do të jetë i shoqëruar me parregullësi, duke thënë se do të ndërmarrin masa shtesë.

“Zgjedhja është standarde, në momentin që ne hartojmë udhëzimin administrativ, që nënkupton diskutimin paraprak, diskutimin publik dhe hyrja në fuqi të udhëzimit administrativ që janë të precizuara të gjitha kriteret, atëherë do të fillojë faza e aplikimit…Për dallim prej herave të kaluara në të cilën procesi i aplikimit është shoqëruar me parregullsi, ne do të ndërmarrim edhe masa shtesë në momentin e fillimit të vlerësimit të këtyre granteve, ne do të kërkojmë përkrahjen edhe të partnerëve, në mënyrë që procesi i përfitimit të jetë objektiv dhe transaprent”, tha ai.

Sipas tij, në masën 7 difersifikimi i fermave dhe bizneseve në vlerë prej 7.2 milionë euro. Në këtë masë do të ketë mundësi për punësim në përpunimin e produkteve ushqimore që janë tradicionale, si stimulimin e iniciativave të bizneseve të vogla në zonat rurale.

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara