Lajmet

13 aktorët të cilët u penduan që refuzuan rolet e filmave

Një prej tyre është Denzel Washington.

Published

on

Brad Pitt si Neo, Josh Hartnett si Batman dhe Halle Berry si zonja që drejton autobusin në Speed. Këta aktor do të njiheshin me këto role, po t’u kishin thënë “Po”, por këto personazhe i lujtën të tjerë aktor.

Megjithatë, ndonjëherë aktorët janë shumë të hapur të flasin për pjesën e refuzimeve dhe keqardhjen që ata ndjejnë që nuk u bënë pjesë e atyre filmave, për pjesët e profilit të lartë që kanë refuzuar dhe dhembjet e keqardhjes që lihen pas realizimit të këtyre filmave.

1.Denzel Washington në Se7en

I pyetur në vitin 2012 nëse kishte role që ai refuzoi dhe që duhej t’i kishte marrë, ai u përgjigj se po, dhe bëhej fjalë për Se7en dhe Michael Clayton.

Ai tha se nuk ndihej i gatshëm atëherë të luante në një film me një regjisor për herë të parë dhe tha se kishte rezultuar ta kishte gabi.

Washingtoni përfundoi duke luajtur në një numër të madh filmash të zharin triller me vrasës serialë të stilit Se7en, të realizuara pas kësaj, duke përfshirë “The Bone Collector” të vitit 1999 dhe “The Little Things” të vitit 2021.

2.Leonardo DiCaprio në Boogie Nights

Leonardo DiCaprio në rolin e yllit, Dirk Diggler, kjo mund të kishte ndodhur  në vitin 2008, por au refuzoi këtë rol i cili përfundimisht e bëri Mark Wahlberg një yll, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Ai pati një takim me Anderson për rolin, por u tremb nga mungesa e përvojës së regjisorit në atë kohë,duke qenë se  Boogie Nights ishte filmi i dytë i Anderson pas Hard Eight të vitit 1996.

3.Madona në Matrix

Madonna ka refuzuar të ketë rol në filmin Matrix, gjë të cilën e bëri të ditur vet ajo tek Jimmy Fallon gjatë një paraqitje televizive këtë vit.

“Unë e refuzova rolin në The Matrix, a mund ta besoni këtë? Dua ta vras ​​veten. Ky është një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë. Një pjesë e vogël e imja ndjen keqardhje vetëm për atë moment në jetën time”, u shpreh ajo.

4.Brad Pitt në Matrix

Duke folur për The Matrix, Brad Pitt gjithashtu ka shprehur keqardhje për refuzimin e rolit të Neo.

“Unë me të vërtetë besoj se roli nuk ishte kurrë i imi. Ishte e dikujt tjetër.”, ka thënë ai.

Ndryshe, ai u shpreh se The Matrix ishte vetëm një nga shumë filmat të cilët ai i kishte refuzuar gjatë karrierës së tij.

5.Will Smith në Matrix

Will Smith refuzoi rolin kryesor në filmin The Matrix.

Megjithatë, ai argumentoi se nuk do të kishte qenë aq i mirë në rol sa Reeves.

“Ndoshta do ta kisha shkatërruar, kështu që ju bëra një nder”, u shpreh ai.

6.Matt Damon në Avatar

Damon ka refuzuar të jetë pjesë e filmit Avatar dhe thotë se për këtë gjë ndihet shumë keq.

Avatar, ku luajti Sam Ëorthington, përfundoi duke u bërë filmi me fitimet më të larta në histori, do të thotë që Damon humbi rreth 200 milionë dollarë.

“Kam lënë më shumë para në tryezë se çdo aktor”, u shpreh Damon.

7.Christina Applegate në Legally Blonde

Është e vështirë të imagjinohet Elle Woods e Legally Blonde si dikush tjetër përveç Reese Witherspoon, por në fakt ishte Christina Applegate ajo që së pari iu afrua për ta luajtur atë.

Applegate zbuloi në vitin 2015 se e hodhi poshtë rolin pasi mendonte se ishte shumë i ngjashëm me personazhin që ajo luajti në serialin e gjatë të martuar me fëmijë.

“Kam frikë të përsëris veten”, ishte shprehur ajo.

8.Michael Keaton në Groundhog Day

Michael Keaton është aktori i cili ka refuzuar rolin në filmin Groundhog Day.

Keaton pranoi se e kishte lexuar skenarin, por u shpreh se nuk e kishte kuptuar mirë.

9.Josh Hartnett në Batman Begins

Josh Hartnett ka folur hapur për refuzimin e një roli që do të kishte transformuar jetën dhe karrierën e tij.

Në vitin 2015, ai pranoi se Christopher Nolan e kishte kërkuar për të luajtur Batman, por frika e pushtoi atë.

“Isha shumë i frikësuar”, ishte shprehur ai.

10.Michelle Pfeiffer në The Silence of the Lambs

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Michelle Pfeiffer thuhet se hodhi poshtë një listë të gjatë rolesh, e njëri prej tyre ishte edhe ai në filmin The Silence of the Lambs.

Duket se Pfeiffer është penduar për këtë refuzim, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Ende nuk mund ta shikojë, ende më vret”, është shprehur Pfeiffer.

11.Halle Berry në Speed

Sandra Bullock ka për të falënderuar Halle Berry që e bëri atë pa dashje një yll, pas kjo e fundit e kishte refuzuar këtë rol.

Berry është shprehur se roli i ishte ofruar asaj, para Bullock.

“Më është ofruar Speed ​​para Sandra Bullock. Unë thashë marrëzi jo”, është shprehur ajo.

Berry gjithashtu është shprehur e penduar për këtë refuzim.

12.Bruce Willis në Ghost

Willis dhe Demi Moore ishin çift në kohën kur të dyve iu dërgua skenari për dramën romantike Ghost në vitin 1989, por vetëm njëri prej tyre përfundoi duke luajtur aty.

Derisa Moore luajti së bashku me Patrick Swayze dhe Whoopi Goldberg në film, i cili u bë filmi me fitimet më të larta të vitit 1990, Ëillis e kishte refuzuar atë rol.

“Unë thjesht nuk e kuptova,” ishte shprehur Willis për New York Times në vitin 1996.

13.Eddie Murphy në Who Framed Roger Rabbit

Numri i roleve të famshme që ka luajtur Eddie Murphy është pothuajse aq i gjatë sa ai që ka refuzuar.

Në mesin e filmave që ai ka refuzuar, është edhe Who Framed Roger Rabbit.

Filmi, një komedi detektive me koncept të lartë që ka brenda edhe animacion , ishte një guxim për vitin 1987 dhe Murphy nuk e kishte atë.

Murphy poashtu është shprehur i penduar për refuzimin e filmit Who Framed Roger Rabbit./Klankosova.tv.

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara