Lajmet

Ministri Latifi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID

Ministria e shëndetësisë është e vetmja ministri që është përfshirë në këtë projekt.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Rifat Latifi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me USAID, përmes të cilit do të adresojë sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.

,,Pas kërkesës nga Ministri Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve brenda Ministrisë, me fokus në prokurimin publik, dhe si rezultat i kësaj, në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore, USAID ka përzgjedhur edhe Ministrinë e Shëndetësisë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të tilla. Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesëvjeçare që USAID do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies”, thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë është e vetmja ministri që është përfshirë në këtë projekt.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një burri në Hani e Elezit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” në Hani e Elezit.

Sipas raportit 24-orësh, një burrë është gjetur pa shenja jete nga një dëshmitar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në disa qytete të vendit, ku janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim.

Rasti i parë është regjistruar në Graçanicë, ku një burrë në gjendje të dehur ka hyrë në tarracën e banesës së një gruaje, ka thyer dritaren me shishe qelqi dhe i ka dëmtuar veturën. I dyshuari është arrestuar dhe pas këndelljes është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. I njëjti është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Një tjetër rast në kryeqytet ka ndodhur kur një grua ka sulmuar fizikisht një burrë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme psikike nga një burrë, me ç’rast rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Edhe në Istog është regjistruar një sulm fizik, ku një grua është sulmuar nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit është shënuar në Skenderaj, ku pas një mosmarrëveshjeje një grua u sulmua fizikisht nga një burrë. Viktimës i është caktuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim nga policia. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Alban Kuriqi për Radio Evropa e Lirë: Një devijim i madh i lumit Ibër do të kërkonte ndërhyrje të rëndësishme inxhinierike

Published

on

By

Prof. Dr. Alban Kuriqi, profesor i Hidraulikës dhe Burimeve Ujore në UBT, ka dhënë një vlerësim profesional për Radio Evropa e Lirë lidhur me diskutimet e fundit mbi mundësinë e devijimit ose zvogëlimit të ndjeshëm të rrjedhës së lumit Ibër përpara se ai të arrijë në liqenin e Ujmanit.

Intervista u publikua nga Radio Evropa e Lirë në artikullin “Ideja e Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?”, i cili ekzaminoi implikimet teknike, politike dhe të sigurisë ujore të një ndryshimi të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër.

Sipas Prof. Kuriqit, një devijim i pjesshëm në rrjedhën e sipërme është teknikisht i mundur nga perspektiva inxhinierike. Megjithatë, zvogëlimi i ndjeshëm i prurjeve në Ujman do të kërkonte një projekt të madh hidraulik që përfshin infrastrukturë substanciale, investime dhe kohë ndërtimi.

Liqeni i Ujmanit është një komponent strategjik i sistemit të ujit dhe energjisë në Kosovë, duke mbështetur sistemin e Ibër-Lepencit, furnizimin me ujë të pijshëm për komunat, ujitjen, me energji ushqen industrinë dhe prodhimin e hidroenergjisë.

Prof. Kuriqi theksoi se një rënie e prurjeve nuk do të çonte në një ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me ujë në Kosovë, pasi liqeni ofron kapacitet të madh akumulues. Megjithatë, një rënie e vazhdueshme dhe e ndjeshme e prurjeve mund të ulë gradualisht nivelin e liqenit, të zvogëlojë prodhimin e hidroenergjisë dhe të rrisë presionin në shpërndarjen e ujit mes ujit të pijshëm, prodhimit të energjisë, industrisë, bujqësisë dhe nevojave mjedisore.

Më tej, ai shpjegoi se çdo devijim i shkallës së madhe do të kërkonte infrastrukturë të rëndësishme hidraulike, duke përfshirë mundësisht diga devijuese ose pranga, struktura marrëse, kanale, tubacione ose tunele. Mvarësisht nga kushtet topografike, mund të jenë të nevojshme edhe infrastrukturë e madhe pompimi dhe kërkesa shtesë për energji.

Një ndërhyrje e tillë do të kërkonte studime të gjithanshme hidrologjike, gjeologjike, topografike dhe mjedisore, së bashku me resurse të konsiderueshme financiare, projektim të detajuar inxhinierik dhe kohë të mjaftueshme ndërtimi.

Në një perspektivë afatshkurtër, Prof. Kuriqi vuri në dukje se pretendimet për privimin e shpejtë të Ujmanit nga prurjet duhet të vlerësohen me kujdes, përveç nëse mbështeten nga plane konkrete inxhinierike, lokacione të identifikuara për devijim, financim të siguruar dhe aktivitete të dukshme ndërtimi.

Nga një perspektivë më afatgjatë, megjithatë, marrja e ujit në rrjedhën e sipërme ose devijimi i pjesshëm mbetet teknikisht i mundur dhe prandaj duhet të merret parasysh brenda planifikimit strategjik të Kosovës për sigurinë ujore.

“Është teknikisht e mundur të ndikohet në sasinë e ujit që arrin në Ujman përmes ndërhyrjeve hidraulike në rrjedhën e sipërme. Megjithatë, ky nuk është një skenar i thjeshtë i ‘mbylljes së rubinetit’. Një zvogëlim substancial i prurjeve do të kërkonte infrastrukturë të madhe, investime të konsiderueshme dhe kohë, ndërsa ngre gjithashtu çështje të rëndësishme të menaxhimit të ujërave ndërkufitare dhe mjedisit,” deklaroi Prof. Kuriqi.

Vlerësimi i dhënë për Radio Evropa e Lirë nëvizimoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për ujërat, menaxhimin strategjik të liqeneve dhe forcimin e sigurisë afatgjatë ujore të Kosovës, veçanërisht në kontekstin e ndryshueshmërisë klimatike, kërkesës në rritje dhe me presionet e mundshme në rrjedhën e sipërme.  /REL/

Continue Reading

Lajmet

Flick ndryshon planin për gjashtë futbollistë të Barcelonës: E ardhmja e tyre mbetet e pasigurt

Published

on

By

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të rinj, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub gjatë fazës përfundimtare të afatit kalimtar.

Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez. Ky vendim i Flickut vjen pas lëndimit të Roony Bardghjit dhe në një kohë kur katalanasit po punojnë për të finalizuar disa largime nga skuadra.

Të gjithë këta lojtarë ishin pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore që nga fillimi i stërvitjeve, mirëpo situata e tyre tashmë ka marrë tjetër rrjedhë për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së tyre.

Më i avancuari në këtë listë është Jofre Torrents, transferimi i të cilit drejt Ajaxit është praktikisht i mbyllur. Marrëveshja mes dy klubeve po finalizohet prej disa ditësh dhe po priten vetëm hapat e fundit formalë përpara zyrtarizimit.

Nga ana tjetër, Marc Casado po stërvitet i diferencuar nga grupi ndërsa shqyrton opsionet e tij. Mesfushori ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe është në kontakt me disa klube evropiane, pa marrë ende një vendim përfundimtar. Situatë të ngjashme po kalon edhe mbrojtësi i krahut, Hector Fort, i cili po kërkon një ekip të ri midis ofertave të arritura nga disa klube angleze. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara