Aktualitet

Ministri i Jashtëm turk: Mund të ketë përsëri baza për negociata Rusi-Ukrainë

Çavuşoğlu tha gjithashtu se e sheh të arsyeshëm planin e Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas.

Published

on

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha të mërkurën se sheh një vullnet për t’u rikthyer në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.

Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se takimi i tyre në Ankara ishte i frytshëm, duke përfshirë vullnetin për t’u kthyer në negociatat midis Moskës dhe Kievit për një armëpushim të mundshëm.

“Mund të ketë përsëri baza për negociata Rusi-Ukrainë”, tha ai.

Nga ana e tij, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë po shkon sipas planit dhe se ata do të arrijnë qëllimet e tyre.

Ai tha se Rusia është e gatshme të takohet me OKB-në dhe Ukrainën në Stamboll, dhe kërkon rifillimin e bisedimeve të paqes Moskë-Kiev përpara një takimi midis Putinit dhe Zelensky.

“Edhe kur Rusia dhe Turqia kanë dallime, ato respektojnë qëndrimet e njëra-tjetrës, ky është çelësi i arritjeve në marrëdhëniet”, tha Lavrov.

Eksporti i grurit
Çavuşoğlu tha gjithashtu se e sheh të arsyeshëm planin e Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas, duke shtuar se nevojiten më shumë bisedime për masat që duhen marrë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve nga Ukraina.

“Kërkesat për heqjen e sanksioneve për eksportet ruse të grurit janë legjitime“, tha Çavuşoğlu.

Lavrov tha se eksporti i grurit në Ukrainë nuk ka asnjë lidhje me një krizë të mundshme ushqimore.

“Përqindja e saj është shumë e vogël, rreth 1%”, tha ai.

Lavrov tha se problemi kryesor në eksportin e drithërave të Ukrainës është refuzimi i presidentit ukrainas Zelenskyy për të diskutuar pastrimin e minave detare.

Duke thënë se Moska vlerëson përpjekjet e Turqisë që synojnë të zhbllokojë situatën në lidhje me eksportet e grurit nga portet detare të Ukrainës, ai shprehu gatishmërinë për të ofruar çdo lloj sigurie për anijet që largohen nga portet e Ukrainës “dor për dore” me homologët turq. /UBTNews/

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

lajme

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara