Lajmet

Ministri gjerman i mbrojtjes thotë se tanket Leopard 2 mund të jenë operacionale në Ukrainë për rreth tre muaj

Ai tha para mediave se fillimisht do të kryhet trajnimi dhe më pas tanket do të dërgohen në Kiev.

Published

on

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se tanket Leopard 2 mund të jenë operacionale në Ukrainë për rreth tre muaj.

Ai tha para mediave se fillimisht do të kryhet trajnimi dhe më pas tanket do të dërgohen në Kiev.

Pistorius tha se vendimi i së mërkurës për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë është “historik”. Ai shtoi se Gjermania do të diskutojë për dërgesat e mëtejshme të sistemeve të armëve në Ukrainë për sa kohë që lufta të vazhdojë.

Megjithatë, është e rëndësishme që “Gjermania të mos bëhet palë në luftë”, tha Pistorius./UBTNews/

Lajmet

Njoftim për qytetarët: Masa të veçanta të trafikut për koncertin e Yll Limanit në Prishtina Mall

Published

on

Ju njoftojmë se, më datat 24 dhe 25 korrik 2026, për shkak të koncertit të paralajmëruar të Yll Limanit në Prishtina Mall, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të zbatohen masa të veçanta për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe shmangies së ngarkesave në trafik:

• Qytetarët që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas, gjatë kësaj periudhe luten të përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

• Për vizitorët e koncertit janë organizuar autobusë falas të Trafikut Urban, me nisje nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe anasjelltas.

• Për automjetet që lëvizin nga Prishtina në drejtim të Prishtina Mall, pas rrethit të Marigonës do të vendosen kona në shiritin e majtë të qarkullimit, i cili do të rezervohet për vizitorët e koncertit.

• Për automjetet që vijnë nga Ferizaj në drejtim të Prishtina Mall, do të vendosen kona në shiritin e djathtë, ndërsa hyrja për vizitorët do të realizohet përmes rrugicës në të djathtë, para se të arrihet te rrethi i Prishtina Mall.

Kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, si dhe respektimi i udhëzimeve të zyrtarëve policorë dhe sinjalizimit të përkohshëm rrugor, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së trafikut gjatë koncertit të Yll Limanit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë: Nafta arrin nivelin më të lartë që nga muaji maj

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i majit.

Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), të premten një litër naftë tregtohet me 1.69 euro, një litër benzinë me 1.50 euro, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Kjo shënon vlerën më të lartë të naftës që nga 5 maji, kur një litër kushtonte 1.67 euro. Në atë periudhë, benzina tregtohej me 1.52 euro/litër, ndërsa gazi me 0.81 euro/litër.

Rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare. Prej muajit maj e deri javën e kaluar, në fuqi ishte një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Iranin, i cili mbajti stabilizimin e çmimeve të naftës në bursë.

Mirëpo, rikthimi i sulmeve ditët e fundit dhe ri-mbyllja e Ngushticës së Hormuzit — pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë — ka nxitur menjëherë ngritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, efekt që po reflektohet edhe në tregun vendor.

Continue Reading

Lajmet

UBT zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me vizitë zyrtare në Pázmány Péter Catholic University në Budapest

Published

on

By

Një delegacion nga UBT ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pázmány Péter Catholic University në Budapest të Hungarisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor mes dy institucioneve.

Gjatë ditës së parë të vizitës, delegacioni i UBT-së — i përbërë nga Dekani i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, prof. dr. Muhamet Gërvalla, si dhe ligjëruesit e Fakultetit të Mekatronikes Halil Ponik dhe Argjend Jetullahu — u prit nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku bëri një prezantim të institucionit dhe diskutoi mbi mundësitë e zgjerimit të partneritetit ndërinstitucional.

Më pas, u zhvillua një takim me Zëvendësdekanin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të UBT-së dhe universiteteve të tjera vendore e ndërkombëtare, ku fokusi kryesor ishte identifikimi i fushave konkrete për projekte të përbashkëta.

Pjesë e veçantë e vizitës ishte edhe njohja me infrastrukturën kërkimore të universitetit hungarez. Delegacioni vizitoi pesë laboratorë të avancuar në fushat e teknologjisë informative dhe bioteknologjisë, ku u njoh nga afër me projektet aktuale kërkimore dhe aktivitetet shkencore në zhvillim.

Në përfundim të takimeve, të dyja palët u dakorduan për të intensifikuar bashkëpunimin në disa shtylla kryesore:

  • Mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve;

  • Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe aplikative në kuadër të programeve ndërkombëtare;

  • Krijimin e mundësive për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës (PhD);

  • Shqyrtimin e mundësive për programe të përbashkëta studimi në nivelin Master;

  • Bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushat e Teknologjisë Informative dhe Bioteknologjisë.

Kjo vizitë shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin e rrjetit ndërkombëtar të UBT-së, duke hapur perspektiva të reja zhvillimi për studentët, stafin akademik dhe komunitetin kërkimor.

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 24 korrik 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Peja

24 korrik 1993

Fushatë e gjerë represioni kundër shqiptarëve në Prizren

Pas ngjarjes së parmbrëmshme në Prizren, me ç’rast, sipas burimeve serbe, rreth orës 2 pasmesnate, “u ndërmor një aksion terrorist kundër patrullës së organeve të sigurimit dhe u plagosën policët Mirolub Antonijeviq, Bajram Gashi (rom) dhe Vekomir Vuksanoviq, polica serbe dje mori një fushatë të gjerë të dhunës kundër shqiptarëve të këtij qyteti.

Dëshmitarët thonë se rreth orës 2 pasmesnate, në rrugën “Bihaqi” ishin dëgjuar të shtëna me armë. Pas pak, të shtëna ishin dëgjuar edhe në afërsi të urës që e lidh rrugën “Bihaqi” me pjesën tjetër të Prizrenti.

Policët shfrytëzuan këtë rast për të ndërmarrë një fushatë të egër kundër banorëve të kësaj lagjeje dhe të lagjeve të tjera në Prizren. Kështu, ata bastisën shumë shtëpi në rrugët “Mustafë Bakia”, Bajram Curri”, “Bihaqi” dhe në rrugën “Ivo Llolla Ribar”. Po ashtu, policia bllokoi hyrje-daljet e Prizrenit dhe keqtrajtoi shumë shqiptarë. Njoftohet se policia arrestoi shumë qytetarë, kurse disa prej tyre u rrahën rëndë.

Në këtë fushatë, dje u arrestuan Afrim e Skënder Tarasha, Azra Dervishi, Bekim Gashi, Reshat Terziu, Ferit e Kujtim Misini, Sebajdin Agallari, Skënder e Gazmend, Selim Coçaj, Florim Buhelli, Fadil Bytyqi, Veton Elashani, Fatmir Gashi, Burim Gashi, Kujtim Hoxha etj.. Një e arrestuar A.V. ka deklaruar se në sallen ku mbaheshin të arresturit kishte mbi 120 veta, në mesin e të cilëve edhe gra, pleq e të mitur. Disa nga të arrestuarit, që ndërkohë u liruan, thonë se policia i fyente i rrahte qytetarët e arrestuar.

Ende pa u ndriçuar ky rast, disa mjete serbe të informimit po i akuzojnë shqiptarët për plagosjen e policëve serbë.

Sot, gjendja në Prizren ngadalë po qetësohet, megjithëse nëpër rrugë ende shihen patrulla të shtuara të policisë. Po ashtu, nuk janë liruar ende të gjithë të arrestuarit dhe kjo gjithsesi gjendjen e bën të tensionuar.

 

 

25 korrik 1994

Dëme të mëdha nga të reshurat në disa komuna të Kosovës

Të reshurat e mëdha dhe breshëri të premtën dhe të shtunën shkaktuan dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës.

Në bazë të njoftimeve të deritashme të publikuara në gazetën “Bujku” dhe në mediumet serbe, dëme të mëdha janë shkaktuar në Pejë (ku pati edhe një viktimë nga rrufeja), në Mitrovicë, Rahovec, Deçan, Istog dhe në Dragash.

Pejë: – Shiu i madh që ra në mbrëmje të premtën dhe të shtunën në Pejë shkaktoi dëme të mëdha. Ujërat e lumit Bistrica depërtuan në shumë shtëpi. Njoftohet se disa shtëpi janë dëmtuar, ndërsa sëpaku një shtëpi është shkatërruar tërësisht. Ndërsa breshëri shkatërroi të lashtat në disa fshatra. Gazeta “Bujku” njofton se breshëri shkaktoi dëme të mëdha në fshatrat Raushiq e Loçë. Disa pjesë të qytetit nuk kanë ujë të pijshëm. Disa pjesë të qytetit nuk patën rrymë. Feriz Ferizi, kryetar i Aktivit të LDK-së në lagjen e Kepshnicës në Pejë i tha “Bujkut” se sëpaku 100 familje nuk kanë ujë të pijshëm, pas shkatërrimit të ujësjellësit. Ai tha se janë rrëzuar shumë rrethoja të oborreve, nbrësa rrugët e oborret janë mbushur me rërë e bërllog. Banorët janë angazhuar për pastrimin e ambientit.

Gazeta “Bujku” njofton se në fshatin Shtupec i Madh rrufeja mbyti një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare nga fshati Raushiq.

Mitrovicë: -Të reshurat e mëdha të premtën në mbrëmje në Mitrovicë shkaktuan dëme të mëdha. Ujërat e vërshuan rrugëve të qytetit dhe depërtuan në shumë shtëpi e podrume, sidomos në lagjen Tavnik, Bair, në Shipol dhe në qendrën e qytetit. Njoftohet se në disa pjesë të qytetit ishte ndërprerë uji për shkak të prishejeve në ujësjellës.

Rahovec: -Të shtunën pasdreke Rahovecin e përfshiu një mot i lig i shoqëruar me të reshura të mëdha të breshërit. Njoftohet se janë shkaktuar dëme të mëdha në të lashtat.

Ndërsa gazeta serbe “Jedinstvo” njofton se shiu dhe breshëri, në madhësi të arrës, që përfshinë Deçanin, Istogun dhe Dragashin.2

Deçan: -Të premtën dhe të shtunën shiu dhe breshëri në Deçan shkatërruan “gati në tërë hapësirën misrin, kopshtiet dhe pemishtet”. Kjo gazetë njofton se shumë rrugë malore janë të pakalueshme për shkak të rërës e mbeturinave, ndërsa “disa ura mbi lumin e Bistricës së Deçanit deri te hidrocentrali i Kozhnjarit janë dëmtuar ose shkatërruar, prandaj udha në këtë drejtim është ndërprerë”.

Istog: -Për herë të tretë Istogun e përfshiu mot i lig gjatë këtij muaji. Nga të reshurat e mëdha që zgjatën disa orë u krijuan rrjedha të shumta të ujit prej Kaliçanit deri te Cerkolezi. Rrjedhat lanë pas vetes shkretëtirë, njofton gazeta serbe. Ujërat e turbullta vërshuan qytezën e Istogut. Pjesë të mëdha të rrugëve janë dëmtuar e shkatërruar. Komunikacioni në rrugën Istog – Vrellë dhe Dushkajë – Gorioç ishte ndërprerë. Të lashtat janë shkatërruar në sëpaku 500 hektarë.

Dragash: – Të reshura të mëdha e përfshinë edhe komunën e Dragashit gjatë të premtës dhe të shtunës. Njoftohet se rrufeja prishi largëpërçuesin e rrymës elektrike dhe një trafo që shërben për pjesën e epërme të qytetit të Dragashit. Për një kohë ishin  ndërprerë edhe lidhjet telefonike.

 

 

24 korrik 1998

Mbrëmë në Pejë u vranë dy persona ende të paidentifikuar

Mbrëmë në rrugën “Nexhdet Basha” në Pejë, u vranë dy persona ende të paidentifikuar, njoftojnë burime të LDK-së, duke u mbështetur në deklaratën e një banori të kësaj lagjeje.

Dëshmitarët okularë kanë theksuar se njëri nga viktimat është i moshës rreth 17- vjeç ndërsa tjetri është i moshës rreth 30- vjeç.

Viktimat deri në momentin e vrasjes ishin me një automobil të markës “Jugo” ngjyrë të kuqe dhe me regjistrim të Pejës.

Bëhet e ditur se viktimat kanë qëndruar në vendin e ngjarjes gjatë tërë natës dhe ato janë ruajtur nga policia serbe deri sot në orën 8:30, kur policia i tërhoqi nga vendi ku janë vrarë.

 

 

Malishevë: 120 të plagosur nga Rahoveci

Nga Malisheva njoftohet se ndër banorët e Rahovecit që janë vendosur në këtë komunë janë edhe 120 të plagosur. Përfaqësuesit e Nënkëshillave për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe të Këshillave Komunale të Ndihmave Emergjente të Malishevës e të Rahovecit njoftojnë se ta plagosurit janë vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë dhe se për ta po kujdesen ekipet mjekësore të të dy komunave.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Malishevë njofton se edhe sot ka arritur një kontigjent ndihmash humanitare prej 150 tonësh, të cilat janë destinuar për popullsinë e zhvendosur nga Rahoveci dhe pjesët tjera të rrezikuara që është strehuar në këtë komunë. Po ashtu, sot në Malishevë ka arritur edhe një sasi ndihmash në material sanitar, kurse ndihma me artikuj elementarë jetësorë kanë dërguar edhe banorët e fshatit Ratkoc.

Kryesia e Degës së LDK-së në Malishevë, nëpërmjet një komunikate për opinion, bën me dije se situata në këtë komunë, pas fluksit të madh të banorëve të Rahovecit e rrethinës, është shumë e rëndë dhe me tencë të përkeqësimit të mëtejmë. Kjo kryesi apelon te organizmat ndërkombëtarë që t’i dalë në ndihmë popullatës së rrezikuar. Ajo u bën apel edhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që të solidarizohen me këtë popullatë, në mënyrë që të pengohet ndonjë katastrofë përmasash të mëdha.

 

Continue Reading

Të kërkuara