Kulturë, Lifestyle

Kanye Westit mund t’i ndalohet hyrja në Australi

Shkak komentet e tij antisemitike.

Publikuar

Reperi Ye, i cili më herët njihej si Kanye West, rrezikon pajisjen me vizë australiane për shkak të komenteve të tij antisemitike, tha një ministër australian të mërkurën, ndërsa po rritet presioni për t’ia ndaluar hyrjen reperit të njohur amerikan.

Ministri i Arsimit, Jason Clare dënoi komentet “e tmerrshme” antisemitike të Ye, ku mes tjerash përmendi Hitlerin dhe Holokaustin, duke thënë se të tjerëve që kishin bërë komente të ngjashme u ishte refuzuar viza.

“Njerëz të tillë që kanë aplikuar për viza për të hyrë në Australi në të kaluarën janë refuzuar”, tha Clare në një intervistë për CNN.

“Unë pres që nëse ai aplikon, ai do të duhet të kalojë nëpër të njëjtin proces dhe t’u përgjigjet të njëjtave pyetje që bënë ata”, deklaroi ai tutje.

Mediat australiane raportuan se Ye do të udhëtonte drejt Australisë për të takuar familjen e partneres së tij, Bianca Censori, e cila u rrit në Melburn./UBTNews/

Kulturë, Lifestyle

Shakira ka nisur një romancë të re dashurie

Shakira thuhet se ka gjetur një partner të ri me të cilin është lidhur prej katër muajsh.

Publikuar

nga

Shakira po numëron ditët derisa të nisë një jetë të re larg Barcelonës, pasi planifikon të transferohet në Miami në mes të prillit, kur fëmijët e saj do të fillojnë pushimet e tyre shkollore.

Megjithatë, udhëtimet e vazhdueshme të këngëtares kanë ndezur thashethemet për një romancë të dyshuar me një burrë që jeton në qytetin amerikan, sipas mediave spanjolle si Socialite dhe OKDiario. Shakira thuhet se ka gjetur një partner të ri  me të cilin është lidhur prej katër muajsh. Udhëtimet e vazhdueshme të kolumbianes në Miami mund të kenë më shumë kuptim me shfaqjen e kësaj romance.

Ndërsa nuk ka pothuajse asnjë pritshmëri që një pajtim mund të ndodhë ndonjëherë, duke pasur parasysh natyrën e profilit të lartë të ndarjes së tyre, nëse kjo lidhje e re romantike konfirmohet, do të nënkuptonte fundin përfundimtar të historisë së saj të dashurisë me Gerard Pique, babai i dy fëmijët e saj. Ky i fundit deklaroi së fundmi se është “shumë i lumtur” pas ndarjes. “Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj të kem bërë gjithmonë atë që kam dashur”, u shpreh ai për El Pais.

“Problemi është se si njerëzit i perceptojnë gjërat ose si i paketon shtypi. Unë jam ende duke bërë atë që dua. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit për të cilët dua dhe shqetësohem janë njerëzit që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson. Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur se si ta ruaj këtë lumturi”, deklaroi Pique./lapsi.al

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Aktori Jonathan Majors arrestohet nën dyshimet për sulm

Viktima pësoi “lëndime të lehta në kokë dhe qafë”, njoftoi policia.

Publikuar

nga

Aktori Jonathan Majors, i cili shkëlqeu në filmat “Creed III” dhe “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”, u arrestua mëngjesin e së shtunës për sulm, njoftoi policia e New York-ut.

33-vjeçari Majors u dërgua në paraburgim pas një telefonate që u bë nga një apartament në lagjen Chelsea të Manhattanit, thuhet në njoftimin e policisë.

“Viktima e raportoi rastin në polici”, thuhet në njoftim.

Viktima pësoi “lëndime të lehta në kokë dhe qafë”, njoftoi tutje policia.

Majors përballet me akuza për sulm dhe ngacmim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Skulpturat e Partenonit që u kthyen nga Vatikani, shfaqen në Greqi

Vatikani i mbajti me shekuj ato skulptura.

Publikuar

nga

Vatikani ia ktheu Greqisë tri fragmente të skulpturave të Partenonit, të cilat i mbajti me shekuj.

Vendimi për të kthyer mermeret e vjetra 2500-vjeçare u kumtua nga Papa Françesku vitin e kaluar, i cili e përshkroi si gjest të miqësisë.

Një nga fragmentet paraqet kokën e një djali, tjetri kokën e një kali dhe i treti kokën e një burri me mjekër.

Ato u zbuluan në një ceremoni në Muzeun e Akropolit në Athinë, një hapësirë ekspozite e ndërtuar qëllimisht për të vendosur mermeret e Partenonit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

MKRS-ja ndan pesë çmime vjetore në fushën e teatrit

Çeku tha se dikasteri që ai e drejton vëmendjen e ka në fushën e teatrit.

Publikuar

nga

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë çmimet vjetore në fushën e teatrit. Me këtë rast, u ndanë pesë çmime për regjinë më të mirë, për aktorin më të mirë, etj.

Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku tha se dikasteri që ai e drejton vëmendjen e ka në fushën e teatrit. Ai përmendi edhe fituesit për vitin 2022.

“Për nder të ditës ndërkombëtare të artit shfrytëzoj rastin t’i shpreh mirënjohje të madhe aktorëve të teatrit. Edhe ky vit do të jetë sa i përket çmimeve ndërkombëtare. Çmimi Vjetor për Regjinë më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 i ndahet Fatos Berisha, me shfaqjen ‘Pornography’”, tha Çeku.

“Çmimi Vjetor për Aktoren/Aktorin më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 iu nda Ilire Vinca në shfaqjen ‘Babai dhe babai’. Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2022 iu nda Muradije Muriqi dhe Mejreme Berisha. Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 iu nda Qendrës Multimedia me shfaqjen ‘The Handke Project’. Çmimi Kombëtar për Prezantim të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e Teatrit për vitin 2022 e fitoi Teatri i Qytetit në Gjilan”, tha tutje Çeku.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara