

Magazinë
Miley Cyrus shpjegon arsyen mjekësore që e pengon të bëjë turne të shpeshta
Published
3 months agoon
By
UBT NewsMiley Cyrus iu referua edhe një herë në një intervistë të re edemës së Reinke, një gjendje që i jep asaj timbrin karakteristik dhe të ashpër të zërit.
Por në të njëjtën kohë është një pengesë për të bërë turne aq sa do të donte. Duke folur në emisionin “The Zane Lowe Show” të Apple Music, këngëtarja 32-vjeçare shpjegoi se ka një polip shumë të madh në kordat vokale, i cili është një rritje anormale e indeve.
“Është pjesë e anatomisë sime unike,” tha ajo. “Më ka dhënë shumë nga toni e struktura që më kanë bërë këtë që jam, por është e vështirë të këndosh me të, është si të vraposh në maratonë me pesha në kyçet e këmbëve.” Cyrus pranoi se stili i jetës së saj kur ishte 21 vjeç – me netë të vona, alkool, duhan dhe festa pas koncerteve – nuk e ndihmoi gjendjen e saj. «Zëri im tingëllonte gjithmonë kështu », tha ajo.
Ajo tha se kur është e rraskapitur, nëna komenton se zëri i saj tingëllon sikur “po flet në radio” . “Kjo krijon këtë ‘shqetësim vokal’ absolut dhe kështu, unë jetoj me këtë bekim të gjendjes”, tha Cyrus, duke zgjedhur të shohë anën pozitive. “Zëri im është jashtëzakonisht unik për shkak të kësaj.”
Këngëtarja zbulo se nuk planifikon ta heqë polipin me anë të ndërhyrjes kirurgjikale, pasi nuk rrezikon të mos ketë më këtë zë. Në vend që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, artistja fituese e çmimit Grammy preferon të reduktojë performancat live për të shmangur tendosjen e kordave vokale.
Nëse do të bënte një turne botëror, do duhej të bëhej “në mënyrë të qëndrueshme” për të, pasi nuk bën riprodhime muzikore dhe performancat live janë të lodhshme. Ajo madje shtoi se nëse nuk jep një numër të caktuar koncertesh, atëherë “matematikisht nuk është e mundur” të bëjë turne, sepse nuk do të jetë në gjendje të mbulojë kostot për stafin dhe nevojat e tjera të koncerteve.
Magazinë
Jennifer-Brad-Angelina, drama që nuk u mbyll kurrë
Published
3 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Thuhet se nëse ulesh pranë lumit dhe pret gjatë, do të shohësh trupat e armiqve të tu të kalojnë. Nuk ka thënë Jennifer Aniston këtë, por mund ta kishte thënë. Sepse ajo bëri pikërisht këtë: priti.
Nuk bërtiti. Nuk shkroi letra të hapura. Nuk shiti histori për më shumë klikime. Ajo thjesht nisi të jetojë më mirë, më mirë se kushdo tjetër në këtë trekëndësh të rrëmujshëm hollivudian që nisi si film romantik dhe përfundoi si dramë gjyqësore pa fund.
Kopertina që flet pa thënë asgjë
Jennifer, 56 vjeç sot, shfaqet e veshur me një fustan transparent Saint Laurent në kopertinën e Vanity Fair, më seksi se kurrë, me një buzëqeshje që thotë: Po, jam ende këtu. Dhe jo, nuk më thyen dot.
Pitt e Jolie ndahen publikisht për fëmijët, për paratë, për verën… Jennifer shijon jetën në vilë, e qetë dhe pa ndonjë nevojë për të “dhënë hak”.
Historia që nuk kishte fund, por që Aniston e mbylli vetë
Ajo pranon se ishte një kohë e vështirë. Të shohësh burrin tënd me një grua tjetër nëpër kopertina, duke mbajtur fëmijë që s’i kishte me ty… Nuk ishte e lehtë. Por nuk kërkoi mëshirë. “I thashë vetes: Qëndro drejt dhe ec përpara, vajzë.”
Eci. Larg nga tabloidët. Larg nga drama. Drejt karrierës së re, drejt rolit në The Morning Show, drejt projekteve që vetë i prodhon. Drejt një jete pa zhurmë.
Angelina dhe Brad – kur “Mr. & Mrs. Smith” u bë fjalë për fjalë
Ishte Aniston ajo që e telefonoi Jolie-n, e lumtur që do të punonte me burrin e saj në film aksioni. Ironike, apo jo? Filmi i bëri bashkë, në ekran dhe në jetë.
Ndërsa Aniston mbyllte “Friends” dhe përballej me një boshllëk emocional që e rrëzonte, Pitt shkonte në Kenia me Jolie-n, shfaqej me Zahara-n në krah, dhe më pas… binjakë, adoptime, fotot ekskluzive për miliona.
Sot: një jetë e re, pa mëri dhe pa nevojë për hakmarrje
Jennifer nuk lëshoi kurrë helm. Nuk hodhi gurë. Nuk bëri deklarata të mëdha. Kur Pitt tha që kishte qenë i pakënaqur me të, ajo buzëqeshi dhe tha:
Nuk mbaj mëri. Dhe kjo është fuqia e saj. Kur Angelina lufton për kujdestari. Kur Pitt mbështillet në betejat e pafundme. Jennifer ecën përpara.
Me projekte. Me miq të vërtetë. Me një partner të ri. Me buzuki në zemër dhe tekilë me Sandra Bullock në darkë.
Magazinë
Cheryl kthehet në skenë pas vdekjes tragjike të Liam Payne
Published
4 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Këngëtarja britanike, Cheryl, 42 vjeçare, ka njoftuar rikthimin në publik pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, Liam Payne, vitin e kaluar.
Ajo ka debutuar me një fushatë të re për kompaninë e kozmetikës Nivea, ku përmes një klipi të shkurtër shfaqen referenca të shumta të karrierës së saj, përfshirë këngën e vitit 2009 “Fight For This Love”.
Fushata titullohet “A New Era, Tomorrow” dhe u shpërnda nga Nivea në rrjetet sociale.
Liam Payne, 31 vjeç, vdiq në tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë. Pas humbjes së tij, Cheryl u largua nga vëmendja publike dhe shprehu dhimbjen për jetën që do të ndërtonte duke rritur djalin e tyre, Bear, vetëm.
Sipas raportimeve, Cheryl është në bisedime për t’u rikthyer në televizion në sezonin e 14-të të “The Voice”, me mikun e saj të vjetër dhe bashkëpunëtorin will.i.am.
Magazinë
Mariah Carey e zhgënjyer nga Grammys: Nuk e pasqyrojnë suksesin tim
Published
7 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Mariah Carey, një nga artistet më të suksesshme të muzikës moderne me mbi 220 milionë albume të shitura dhe 19 këngë nr. 1 në Billboard Hot 100, ka fituar vetëm 5 çmime Grammy nga 34 nominime.
Nominimi i saj i fundit daton në vitin 2009, çka sipas këngëtares tregon një shpërfillje të qëllimshme nga Akademia e Regjistrimeve.
Në intervista të fundit, Carey është shprehur se “Grammy-t janë të mbivlerësuar”, ndërsa në vitin 2023 theksoi se “ata më mashtruan, luajtën me mua”, duke nënkuptuar se numri i vogël i fitoreve nuk reflekton ndikimin dhe karrierën e saj.
Historia e saj me Grammy-t tregon një pabarazi të dukshme: dy fitore në 1991, një rikthim i madh në 2006 me tre çmime për albumin “The Emancipation of Mimi”, por mungesë vlerësimi të vazhdueshëm më pas.
Madje, kur në 2024 mori një çmim nderi nga vetë Akademia, Carey u shpreh me humor: “A është ky një Grammy i vërtetë? Nuk kam parë prej kohësh”.
Megjithëse e anashkaluar nga Grammyt, Carey gëzon një listë të gjatë arritjesh: 10 American Music Awards, 20 Billboard Music Awards dhe një sukses të qëndrueshëm ndër vite, sidomos me hitin festiv “All I Want for Christmas Is You”.
Rasti i saj ka ngritur pyetje më të gjera për mënyrën si institucionet matin arritjet artistike. Edhe pse mungesa e vlerësimit nga Grammy-t ka lënë gjurmë, trashëgimia e Mariah Carey-t mbetet e padiskutueshme.
Magazinë
Zbulohen mesazhet shqetësuese të mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry-it
Published
8 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry kanë zbuluar detaje tronditëse. Avokati Martin Estrada, në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, tha se dy mjekët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët tashmë kanë pranuar fajësinë për furnizim me ketaminë, shkëmbenin mesazhe të papërshtatshme lidhur me aktorin.
Në një prej tyre, Plasencia shkruante: “Pyetem sa do të paguajë ky budalla. Le ta zbulojmë”, duke treguar qartë, sipas avokatit, se ata e shihnin Perry-n si një mundësi për përfitime financiare.
Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023.
Shkaku i vdekjes u përcaktua si “efektet akute të ketaminës”.
Pesë persona janë akuzuar lidhur me rastin, mes tyre edhe asistenti personal i aktorit, Kenneth Iwamasa dhe Erik Fleming, të cilët kanë pranuar fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e drogës që çoi në tragjedinë e yllit të Hollywood-it.

Pse burrat janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se gratë? Shpjegon kardiologu Edis Demiri

Jennifer-Brad-Angelina, drama që nuk u mbyll kurrë

Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin e më së shumti ndeshjeve zyrtare

Jusuf Buxhovi boton librin e ri ‘Udhëtimi në kohë’

Cheryl kthehet në skenë pas vdekjes tragjike të Liam Payne

Nuk është uji! Ja pija më e mirë për hidratim dhe lëkurë që shkëlqen

Peja debuton në Ligën ENBL, Prishtina për herë të dytë, njihen me kundërshtarët e tyre

Kujdes! Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit