Sport

Milani në prag të goditjes së fuqishme në merkato

Published

on

Raporte të shumta në Itali thonë se Milani ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Bolonjës, Joshua Zirkzee, kështu që e vetmja çështje e mbetur është komisioni i kërkuar nga agjenti i tij, ndërsa Arsenali dhe Manchester United popresin.

Qendërsulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, kështu që nuk ka nevojë për negociata me “Rossoblutë”, pasi çmimi është i qartë për të gjithë. Bëhet fjalë vetëm për zgjidhjen e kushteve personale dhe komisionin për agjentin Kia Joorabchian.

Milani tashmë ka zgjidhur një nga këto probleme duke rënë dakord për një kontratë me vlerë 4 milionë euro në sezon. Joorabchian fillimisht kishte kërkuar një komision me vlerë 15 milionë euro, në thelb një shpërblim për marrjen e klauzolës së lirimit prej 40 milionë eurosh të shkruar në marrëveshjen me Bolonjan kur u transferua nga Bayern Munich.

Milani po përpiqet ta zvogëlojë atë në 10 milionë euro komision dhe bisedimet po vazhdojnë në Londër me drejtorin Geoffrey Moncada.

Arsenali dhe Manchester United janë duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë, por me ritmin me të cilin kuqezinjtë po punojnë për këtë, mund të jetë tepër vonë për ta që të ndalojnë Zirkzeen të shkojë në San Siro këtë verë. /UBTNews/

Sport

Muric ende në dyshim për ndeshjen ndaj Milanit, Sassuolo pret rikthimin e tij

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Sassuolo, me klubin italian që po e përcjell me shqetësim gjendjen e tij fizike dhe rikthimin në dispozicion.

Muric u dëmtua në minutën e 65-të të ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, të cilën Dardanët e humbën me rezultat 3-1. Që nga atëherë, gjendja e tij është monitoruar vazhdimisht nga stafi mjekësor i Kosovës.

Sipas “SassuoloNews”, portieri kosovar ende nuk është rikuperuar plotësisht, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.

Për gjendjen e Muricit kishte folur edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, para ndeshjes ndaj Izraelit.

“Ai pësoi një goditje në ndeshjen kundër Austrisë. Nuk mendoj se do të jetë në gjendje të luajë kundër Izraelit, por do të shohim se si është për momentin”, kishte deklaruar Foda.

Muric më pas nuk ishte në formacion për përballjen ndaj Izraelit, ndërsa tani vëmendja është kthyer te rikthimi i tij në kampionat.

Sassuolo do të përballet me Milanin të dielën, më 11 tetor, në një ndeshje që nis nga ora 18:00. Megjithatë, Muric aktualisht mbetet në dyshim për këtë sfidë.

Trajneri Alberto Aquilani po e përcjell nga afër situatën dhe, nëse portieri kosovar nuk arrin të rikuperohet në kohë, në portë pritet të aktivizohet Turati.

Për Sassuolon, rikthimi i Muricit do të ishte i rëndësishëm para një përballjeje të vështirë ndaj Milanit. Ditët në vijim pritet të sjellin më shumë qartësi për gjendjen e portierit të Kosovës dhe mundësinë e aktivizimit të tij.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova pas barazimit me Izraelin: Shpresoj të luaj nga minuta e parë ndaj Austrisë

Published

on

By

Edon Zhegrova ka komentuar barazimin pa gola të Kosovës kundër Izraelit, duke shprehur hapur dëshirën për të qenë titullar në sfidën e ardhshme. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 77-të, por në minutat e pakta në dispozicion nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes që përfundoi 0-0.

Në një deklaratë për mediumin italian SportMediaset, Zhegrova theksoi se aktivizimi nga stoli matcheshte vendim i trajnerit, ndërsa vëmendjen e ka kthyer nga përballja e radhës.

“Të nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen tjetër, shpresoj të filloj dhe të luaj,” u shpreh ai.

Kosova do të përballet me Austrinë, e cila aktualisht udhëheq grupin. Pavarësisht sfidës së vështirë, 25-vjeçari ka besim të plotë te forca e “Dardanëve” për të kërkuar tre pikët në shtëpi.

“Unë besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë cilësorë. Do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi një shans të mirë për të fituar. Do të bëjmë gjithçka edhe për të përfunduar të parët në grup,” shtoi sulmuesi.

Zhegrova kishte shënuar gol nga pika e bardhë në përballjen e kaluar ndaj austriakëve në Vjenë, ku Kosova u mposht me rezultatin 3-1. /D.L/

Continue Reading

Sport

Prapaskenat e largimit: Takimi i minutave të fundit në aeroport nuk e bind Ronaldon

Published

on

By

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kriza e thelluar në përfaqësuesen e Portugalisë, ku përpjekjet e minutave të fundit për të parandaluar largimin e Cristiano Ronaldos kanë dështuar. Situata ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, aq sa ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Kryeministrit Luís Montenegro, i cili ka zhvilluar telefonata urgjente me sulmuesin 41-vjeçar, trajnerin Jorge Jesus dhe kreun e federatës, Pedro Proença.

Prapaskena më dramatike është zhvilluar në aeroportin e Kopenhagenit, ku Jesus dhe Proença u uulën me urgjencë për të takuar kapitenin përpara se ai të largohej. Pavarësisht bisedimeve intensive që zgjatën deri në orët e vona të mbrëmjes, Ronaldo nuk pranoi të kthehej pas dhe rreth orës 22:45 u nis me avionin e tij privat drejt Madridit.

Ndërsa shkaqet e sakta mbeten ende mister, trajneri Jorge Jesus ka bërë të ditur se do të flasë hapur për përplasjen menjëherë pas ndeshjes kundër Norvegjisë. Nga ana tjetër, vetë Ronaldo ka paralajmëruar se do t’i zbulojë arsyet e këtij vendimi që ka tronditur kombëtaren në kohën e duhur.

Continue Reading

Sport

Kosova mbyll pa gola duelin me Izraelin

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka barazuar 0-0 me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Dardanët patën pak raste shënimi gjatë 90 minutave, në një ndeshje të zhvilluar me numër të kufizuar shikuesish.

Një nga lojtarët më të dalluar te Kosova ishte portieri Amir Shaipi, i cili realizoi disa pritje të rëndësishme, veçanërisht në pjesën e parë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara