Lajmet

Milani në panik: Leao pëson dëmtim muskulor kundër Torinos

Published

on

Milani është përballur me një shqetësim të madh mbrëmjen e së hënës, pasi Rafael Leao u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në ndeshjen kundër Torinos. Sulmuesi portugez u tërhoq duke çaluar menjëherë pasi goditi topin gabimisht dhe ndjeu dhimbje të forta në pjesën e sipërme të kofshës së djathtë.

Ndeshja po zhvillohej në një moment të vështirë për Milanin, që ishte në disavantazh 2-1 pas golave të Nikola Vlasic dhe Duvan Zapatës, ndërsa Adrien Rabiot kishte realizuar një gol të bukur për t’i mbajtur kuqezinjtë në lojë. Pak minuta më vonë ndodhi edhe episodi që i shqetësoi të gjithë te Rossonerët.

Leao goditi nga distanca, por sapo topi u shkëput nga këmba e tij, ai u përkul nga dhimbja dhe vendosi duart në ijë. Futbollisti u përpoq të vraponte, por e kuptoi që gjendja ishte serioze dhe doli menjëherë nga fusha, pa pritur stafin mjekësor. Ai u zëvendësua nga Samuele Ricci, ish-lojtari i Torinos.

Në stol, Leao u pa me një pako akulli të lidhur mbi muskujt adduktorë, duke rritur frikën për një dëmtim që mund ta mbajë jashtë disa javë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e tij, por Milani shpreson që futbollisti ta ketë ndalur në kohë dëmtimin për të shmangur pasoja më të rënda.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për trajnerin, pasi Santiago Gimenez është ende jashtë dhe Christian Pulisic u la në stol vetëm për shkak të lodhjes nga simptomat e gripit. Leao ka qenë i rëndësishëm këtë sezon, me gjashtë gola dhe një asist në Serie A dhe Coppa Italia, ndaj mungesa e tij do të ishte një goditje serioze për skuadrën./S.K/KP/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara