Lajmet

​Championsi rikthehet fuqishëm, vëmendja në derbin e madh evropian në “Giuseppe Meazza”

Published

on

Mbrëmja spnte do të kulmojë me super-duelin Inter kundër Liverpoolit, një përballje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës.

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me dy skuadra që vijnë me objektiva të qartë dhe me presion të madh mbi shpatulla.

Interi kërkon të tregojë forcën në shtëpi dhe të rikthejë qetësinë pas javëve të vështira, ndërsa Liverpooli udhëton drejt Milanos me synimin për t’u rikthyer te stabiliteti pas polemikave të fundit që lidhen me grupin dhe vendimet teknike. Kjo përballje përbën testin më të fortë të fazës aktuale, me pritshmëri të larta nga të dyja anët dhe me yje që pritet të vendosin fatin e ndeshjes.

Përveç supersfidës në Milano, dita sjell edhe duele të tjera interesante. Bayern Munich pret Sporting CP në një përballje ku gjermanët kërkojnë të ruajnë ritmin, ndërsa Barcelona ndeshet me Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, në një ndeshje ku katalanasit synojnë tri pikë që do t’i konsolidonin në renditje. Chelsea viziton Atalantan në Bergamo, një sfidë që mund të rezultojë më e vështirë sesa duket në letër.

PSV përballet me Atleticon e Madridit në një ndeshje me ritëm të lartë dhe spontanitet, kurse Monaco – Galatasaray dhe Tottenham – Slavia Prague plotësojnë mbrëmjen me duele që mund të prodhojnë surpriza. Royale Union SG pret Marseille në një ndeshje ku francezët duhet të tregojnë forcë për të mos rrezikuar.

Megjithatë, sytë e futbollit botëror mbeten te Milano. Interi dhe Liverpooli pritet të dhurojnë një ndeshje me intensitet të lartë, ritëm të shpejtë dhe shumë emocione.

Rezultati i kësaj sfide mund të ndikojë dukshëm në ecurinë e të dyja skuadrave në Ligën e Kampionëve, duke e bërë atë kryendeshjen e padiskutueshme të mbrëmjes./S.K/KP/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara