Sport

Milani ia konfirmon Bolognas vendimin për Zirkzeen

Published

on

Milani thuhet se e ka informuar Bolognan për vendimin e klubit për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Joshua Zirkzeet.

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri këtë verë, duke pasur nevojë për të gjetur një zëvendësues për Olivier Giroud, i cili u largua si lojtar i lirë për t’u bashkuar me skuadrën e MLS, Los Angeles FC, duke lënë një vrimë të hapur në vijën e parë të sulmit.

Milani ende nuk e ka emëruar zyrtarisht trajnerin e ri pas largimit të Stefano Piolit muajin e kaluar, por Paulo Fonseca pritet gjerësisht të marrë këtë rol, edhe nëse disa thashetheme kanë pohuar se Massimiliano Allegri tani është në garë pas largimit të tij nga Juventusi.

Milani ka qenë në kontakt me Bolognan për të konfirmuar planin për të aktivizuar klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh të Zirkzee, duke punuar për të tërhequr sulmuesin e talentuar holandez përpara konkurrencës së tyre. Klauzola është aktive nga 1 korriku.

Negociatat tani janë duke vazhduar midis Milanit dhe kampit të 23-vjeçarit, pasi ata kërkojnë të bien dakord për kushtet personale. Agjentja e tij Kia Joorabchian dyshohet se kërkon rreth 10-12 milionë euro komisione./UBTNews/

Sport

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard

Published

on

Klubi anglez, Arsenali ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Brentford, Christian Norgaard.

Topçinjtë kanë vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi kanë konfirmuar tashmë edhe prurjen e tretë këtë verë.

Pas portierit Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorit Martin Zubimendi, Arsenali ka konfirmuar edhe transferimin e Norgaard nga Brentford.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se reprezentuesi i Danimarkës, Christian Norgaard, është bashkuar me klubin”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Marrëveshja raportohet të jetë me vlerë të garantuar 10 milionë funte plus 2 milionë funte tjera bonuse që lidhen me performancën.

Norgaard do të veshë fanellën me numër 16 dhe do të bashkohet menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit për ndeshjet para-sezonale.

Continue Reading

Sport

Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s.

Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.

Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita.

Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret. Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia.

Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta.

Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator.

Continue Reading

Sport

Interi në sulm për Marco Asension

Published

on

Interi është rikthyer seriozisht në pistën Marco Asensio. Spanjolli i PSG-së, i cili ka qenë dy herë në radarët zikaltër në të kaluarën, shihet si profili ideal për të forcuar mesfushën sulmuese të trajnerit Cristian Chivu.

Asensio, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit francez pas huazimit te Aston Villa, është në dispozicion në merkato dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po kërkon një destinacion të ri në Evropë. Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, ndaj çmimi i transferimit mund të lëvizë mes 10 dhe 12 milionë euro.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga. Asensio fiton 8 milionë euro në sezon, një shifër që nuk përputhet me politikat e reja financiare të Interit. Për të realizuar transferimin, lojtari duhet të pranojë një ulje të ndjeshme page.

Zikaltërit po e studiojnë me kujdes mundësinë, ndërsa marrëdhënia me Mendes mbetet e hapur edhe për çështjen e Dumfries. Tashmë mbetet për t’u parë nëse hera e tretë do të jetë fat për të sjellë Asension në Milano.

Continue Reading

Sport

Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029

Published

on

Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, duke mohuar përfundimisht thashethemet për një rikthim në Turqi.

Futbollisti kosovar ka rinovuar kontratën me Mallorcën për dy vite të tjera, duke e lidhur atë me klubin spanjoll deri në vitin 2029.

Muriqi, i cili u transferua në Mallorca në janar të vitit 2022, pas një periudhe zhgënjyese te Lazio, vazhdon të jetë pjesë e klubit ishullor.

Continue Reading

Të kërkuara